By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
Radoiçiq shihet në funeralin e Stefan Nedeljkoviqit, i cili vdiq në Banjska
October 1, 2023
Per avokatin e Milan Radoiçiqit nuk ka arsye për lëvizje të procedurave!
October 1, 2023
Sveçla: Provat janë evidente, dënimi i Serbisë është i domosdoshëm
October 1, 2023
Seks skandali trondit Izraelin: Një palestineze e dënuar për terrorizëm flinte me disa gra roje burgu, qeveria miratoi një masë drastike
October 1, 2023
Këto janë sanksionet për Vuçiqin nëse vërtetohet se qeveria është e përfshirë në konfliktin në Banjskë
October 1, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëria në udhëkryqin midis krimit dhe BE-së/ deklarata e ambasadores së ShBA-s “predhë” për qeverisjet
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Politikë > Opinion > Shqipëria në udhëkryqin midis krimit dhe BE-së/ deklarata e ambasadores së ShBA-s “predhë” për qeverisjet
Opinion

Shqipëria në udhëkryqin midis krimit dhe BE-së/ deklarata e ambasadores së ShBA-s “predhë” për qeverisjet

Kosova Times
Last updated: 2022/09/30 at 11:13 PM
Kosova Times Published September 30, 2022
Share
SHARE

Yuri Kim: “Duhet ta bëni këtë zgjedhje tani. Duhet të zgjidhni kush e ka në dorë këtë vend. Do ta kenë njerëzit e zakonshëm? Do ta kenë kriminelët? Kush do të ketë në pronësi tokën tuaj, të gjithë ato hotele dhe kush do t’i marrë përfitimet…?” 

Qëndrimi i fundit i ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka qenë më i ashpri që është dhënë deri më sot ndaj qeverisë së Edi Ramës.

Në mënyrë të qartë e pa ekuivok, SHBA e ka goditur Edi Ramën në ‘lule të ballit’, pikërisht në pikën më nevralgjike të problemit të tij- lidhjet me krimin.

Deklarata e ambasadores Yuri Kim nuk lë shteg për keqinterpretim apo keqkuptim.

Ajo, në intervistën me Blendi Fevziun, deklaroi se jo vetëm që lidhja me krimin është një çështje që ka bllokuar zhvillimin e vendit, por ka bërë thirrje për largimin e kësaj qeverie.

“Duhet ta bëni këtë zgjedhje tani. Duhet të zgjidhni kush e ka në dorë këtë vend. Do ta kenë njerëzit e zakonshëm? Do ta kenë kriminelët? Kush do të ketë në pronësi tokën tuaj, të gjithë ato hotele dhe kush do t’i marrë përfitimet?” Ishte pikërisht kjo frazë e përfaqësues së Presidentit amerikan në Shqipëri, sinteza e qëndrimit të ri të SHBA.

E kjo goditje, ka ardhur pikërisht disa orë pas shuplakës që Bashkimi Europian i dha qeverisë në lidhje me ligjin e amnistisë fiskale.

E pikërisht për këtë çështje, ambasadorja Yuri Kim ka qenë mëse e qartë.

“Nëse do të shkonit në atë drejtim, do të vinit në rrezik anëtarësimin e Shqipërisë dhe kandidimin për të qenë anëtare e BE-së. Dhe ky është një vend që do të përfitojë jashtëzakonisht shumë nga të qenurit pjesë e BE-së. Por duhet të bëhet edhe një vend që do të japë shumë dhe do të kontribuojë në begatinë dhe sigurinë e Bashkimit European. Nuk mund të jetë vetëm merr, merr, merr. Prandaj, duhen ndërmarrë disa hapa këtu që ta bëjnë Shqipërinë më transparente, që do ta ndihmojë të tejkalojë mangësitë strategjike, që do t’i përmirësojnë imazhin në mbarë botën”, deklaroi në “Opinion” ambasadorja Kim.

Por cila është situata?

Situata është se Berisha dhe Meta, dy të këqijat më të mëdha, nuk janë në fazën apo fuqinë e duhur për të bërë më të keqen. Pra peshorja e së keqes, sipas SHBA anon nga Edi Rama, i cili me lidhjet e tij me krimin e organizuar po kërkon të kontaminojë Shqipërinë, e të sjellë një sasi kolosale parash të zeza që rrezikojnë të ardhmen perëndimore të këtij vendi.

E kjo peshore, duket se tregon edhe prioritetin imperativ që ka SHBA për Shqipërinë; pasi largoi Sali Berishën dhe Ilir Metën, tani radhën e ka Edi Rama. Natyrisht nuk se mund t’ua heqë influencën e tyre, të cilët do ta kenë gjithmonë, por duhet thënë gjithnjë e më pak.

Edi Rama, sot i ka ditët e numëruara dhe kjo është e sigurtë. E thotë SHBA…

Xhovani Shyti

You Might Also Like

Kur ushtria (para) të mos kthehet nga Kosova

KEARNS: “Perëndimi duhet të veprojë urgjentisht. Përndryshe do të kthehemi në vitet ’90 të përgjakshme”

Keqpërdorimi i objekteve religjioze ortodokse në Kosovë nga KOS e cila po i mbështet paramilitarët serbë

MARKOVIQ: “Regjimi i Vuçiqit haptas u mbajt në anën e terroristëve dhe kështu zyrtarisht u bë një kërcënim sigurie për paqen në rajon”

Kosovës, tani i duhen veprime të matura dhe të urta!

Kosova Times September 30, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusia lejon shtetet “jomiqësore” të paguajnë borxhin për gaz me valuta të huaja

Kosova Times Kosova Times December 31, 2022
Medalje Presidenciale Ushtarake për komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s
Tifozët në ethe para ndeshjes finale për Kupën e Botës
Kurti e uron Fanajn: Të arriturat e tua janë inspirim për mërgatën tonë në Zvicër
Bullgaria akuzohet për keqtrajtim të migrantëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?