By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për të shtunën, 31 janar
January 31, 2026
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim publik
January 30, 2026
Rama: Asnjë kompromis me interesin publik, prona u kthye te qytetarët
January 30, 2026
AUV largon nga tregu dy linja të qumshtit për fëmijë ‘Aptamil’
January 30, 2026
Përfundon në tërësi rinumërimi i votave, nesër rezultatet përfundimtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vuçiq bisedon me të dërguarin gjerman për dialogun me Kosovën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Vuçiq bisedon me të dërguarin gjerman për dialogun me Kosovën
Ballina 2Rajon / Botë

Vuçiq bisedon me të dërguarin gjerman për dialogun me Kosovën

Kosova Times
Last updated: 2022/09/30 at 1:53 PM
Kosova Times Published September 30, 2022
Share
SHARE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar të premten me të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, për të diskutuar vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe çështje tjera rajonale.

Sipas një komunikate të lëshuar pas takimit, dy zyrtarët është thënë se kanë diskutuar për rëndësinë e vazhdimit të dialogut, si dhe për rëndësinë e përgatitjes për takime në kuadër të Procesit të Berlinit.

Procesi i Berlinit është inicuar më 2014 me qëllim të krijimit të lidhjeve më të fuqishme mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kjo iniciativë udhëhiqet nga Gjermania dhe përfshinë, Kosovën, Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje-Hercegovinën.

Vuçiq ka thënë se ‘Serbia vlerëson dhe mbështet Procesin e Berlinit, si format që shërben si shtysë konkrete për integrimin evropian në Ballkanin Perëndimor”.

Sipas tij, “Serbia është e përkushtuar për dialog politik, si rrugën kryesore për zgjidhje të të gjitha sfidave në Ballkan, mirëpo do të vazhdojë të mbrojë integritetin territorial dhe sovranitetin derisa respekton edhe ligjin ndërkombëtar”.

Më 18 shkurt të këtij viti, Qeveria gjermane ka emëruar Sarrazin-in si të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

Ai është zyrtari i parë gjerman që mban një pozitë të tillë në Qeverinë gjermane.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011.

Kosova insiston që dialogu duhet të finalizohet me njohje reciproke, derisa Serbia kërkon zgjidhje kompromisi.

You Might Also Like

Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Axhenda ndërkombëtare

BE po shqyrton ndalimin e hyrjes për të gjithë personat që morën pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

Kosova Times September 30, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haradinaj premton se do të ndërtojë 8 diga për furnizim me ujë

Kosova Times Kosova Times January 31, 2025
Horoskopi ditor për 10 Janar 2024!
Kosova jashtë pjesëmarrjes në takimin për Ballkanin Perëndimor
Skandali Edi Rama
Haradinaj: Tentimi për t’i kontrolluar gazetarët – shqetësues
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?