By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Serbia shtyn nënshkrimin e kontratës së gazit me Rusinë
June 30, 2025
Fuçia e barutit në Kaukazin e Jugut
June 30, 2025
Konflikti midis Azerbajxhanit dhe Rusisë
June 30, 2025
Ministria e Jashtme ruse njofton bllokimin e 15 mediave evropiane në përgjigje të sanksioneve
June 30, 2025
Llogaritë e të famshmes Isinbayeva u bllokuan, ajo më parë kishte hequr dorë nga ushtria ruse dhe Putini
June 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Greva pezullohet deri në janar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Greva pezullohet deri në janar
Ballina 1Lajme

Greva pezullohet deri në janar

Kosova Times
Last updated: 2022/10/01 at 3:12 PM
Kosova Times Published October 1, 2022
Share
SHARE

Greva në sektorin publik të Kosovës është pezulluar, bënë të ditur përfaqësuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Kreu i Këshillit grevist, Rrahman Jasharaj, tha në një konferencë për media më 1 tetor se greva nuk është mbyllur, por është pezulluar deri në janar të vitit 2023.

Ai porositi Qeverinë që ta shfrytëzojë këtë kohë për dialog me sindikalistët dhe mos ta marrë “si fitore, sepse nuk ka fituar askush”.

Ndërkaq, kreu i BSPK-së, Atdhe Hykolli, tha se greva nuk ishte akt individual ose një grupi individësh “ndaj askujt”, por tha se ishte mjet i veprimit sindikal, duke shtuar se greva e tyre ishte e ligjshme.

Greva në arsim dhe në administratën publike në nivelin lokal dhe qendror, nisi më 25 gusht.

Deri te pezullimi i grevës u tha se erdh pas votimit të anëtarësive të sindikalistëve.

Për shkak të grevës, për gati pesë javë, mbi 300.000 nxënës mbetën jashtë bankave shkollore.

Sindikalistët kërkuan 100 euro për punëtorë për çdo muaj deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për paga.

Por, Qeveria publikoi një pako për ndihmë për shkak të rritjes së inflacionit dhe në të u parapa 50 euro për të gjithë punëtorët e sektorit publik.

Qeveria së fundmi ka hartuar Projektligjin për paga dhe i njëjti është në procedura të konsultimeve publike. Ai më pas duhet të miratohet në Qeveri dhe Kuvend, e më pas të publikohet në Gazetën Zyrtare. Tetë muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare, legjislacioni ky legjislacion pritet të hyjë në fuqi.

Jasharaj: Qeveria Kurti të mos ndihet triumfale, por të marrë mësim nga greva

Kreu i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, në një konferencë për media sot ka njoftuar se e kanë pezulluar grevën dhe se mësimi nis të hënën në shkolla.

Por, ai tha se Qeveria Kurti s’duhet ta shohë këtë si një fitore të saj, por të marrë mësim meqë pezullimin e saj e bënë për hir të fëmijëve.

“Uroj që Qeveria Kurti të ketë nxjerrë mësime dhe të mos dalë tash e të ndihet triumfale. Sindikatën e Arsimit, shërbyesit civilë, por edhe BSPK-në, që ka një histori të lavdishme nga vitet e 90-ta, s’ka mundur kush ta gjunjëzojë, as kjo qeveri as të tjerat  që do të vijnë”.

Jasharaj ka thënë se kanë qenë kategorikë ndaj grevës, por se për shkak të linçimeve dhe fyerjeve të rënda kanë hequr dorë nga greva.

Ai shtoi se do të vazhdojnë komunikimin me Qeverinë kërkesat e anëtarësisë të gjejnë forma të tjera në përballje me Qeverinë.

“Këtë pezullim po e bëjmë me vullnetin e anëtarësisë për të dëshmuar se ne e ndiejmë çka është viti shkollor dhe po të them se jemi ndierë keq për një muaj në shtëpi. Apelet e prindërve i kemi pranuar dhe pikërisht edhe për hir të tyre, sepse pjesa më e madhe e prindërve kanë qenë dinjitoz, ka pasë kërkesa e urdhra nga Qeveria që të shkojnë në shkollë dhe të mbajnë mësim. Aty-këtu e kanë bërë. Por, nxënësit kanë qenë të mrekullueshëm dhe apeli im ka qenë që ata të rrinë në shtëpi dhe të mos dalin rrugëve për t’u përballur me rreziqe”.

Jasharaj tregon se a do të kompensohen orët e humbura të mësimit

Kryetari i SBAShk-ut, Rrahman Jasharaj, përmes konferencës së mbajtur së bashku me BSPK-në, ka njoftuar se mësimi do fillojë të hënën, kështu duke pezulluar grevën deri në muajin janar.

Ai gjatë kësaj konference ka bërë të ditur se orët e humbura të mësimit nuk do të zëvendësohen.

Jasharaj, i bëri thirrje të Qeverisë që të reflektojë deri në muajin janar dhe të zgjidh problemin dhe kërkesat e SBAShK-ut.

Ai tha se qeveria nuk duhet të sillet ashtu siç ishte sjell deri më tani, pasi muaji janar do të vije shumë shpejt.

You Might Also Like

Shoqëria civile kërkon zhbllokimin e Kuvendit

Fejza: LVV nuk po e zvarrit konstituimin e Kuvendit

MASHT publikon rezultatet e provimit të maturës, kalueshmëria 68.6%

Aktakuzë ndaj personit që ushtroi profesionin e mjekut pa diplomë

KQZ funksionalizon platformën elektronike për aplikimin online të partive

Kosova Times October 1, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Abdixhiku: LDK gati për fitoren e madhe më 9 shkurt

Kosova Times Kosova Times January 8, 2025
Shqetësim në Shqipëri lidhur me shtimin e portaleve me origjinë ruse
Dërgohen në gjykatë Nikçi dhe Shalaku
Vajza e ish-kryeministrit zgjidhet liderja më e re e Tajlandës
Houtit hedhin në erë një cisternë nafte në Detin e Kuq
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?