By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
India propozon lidhjen e monedhave dixhitale të BRICS për pagesa më të shpejta
January 19, 2026
Kurti: Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet në Spanjë
January 19, 2026
Aksion policor për keqpërdorim të pozitës zyrtare në MPB
January 19, 2026
MBPZhR hap thirrjen për Pagesa Direkte 2025 në sektorin e blegtorisë
January 19, 2026
Në shtigjet e lirisë: Mbahet ecja tradicionale e “Flakës së Janarit”
January 19, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mediat e Vuçiqit trondisin republikën serbe: Dodik përgatiti 30 milionë euro për arratisje dhe i transferoi në Serbi!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Mediat e Vuçiqit trondisin republikën serbe: Dodik përgatiti 30 milionë euro për arratisje dhe i transferoi në Serbi!
Ballina 2Rajon / Botë

Mediat e Vuçiqit trondisin republikën serbe: Dodik përgatiti 30 milionë euro për arratisje dhe i transferoi në Serbi!

Kosova Times
Last updated: 2022/10/01 at 8:22 AM
Kosova Times Published October 1, 2022
Share
SHARE

 

Presidenti i SNSD, Milorad Dodik , i cili është gjithashtu kandidat i partisë për president të entitetit serb në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në Bosnje dhe Hercegovinë, është prapa rivales së tij kryesore, Jelena Triviq , e cila është kandidatja e opozitës, sipas sondazheve të mëparshme.

Nga frika e humbjes në zgjedhjet e 2 tetorit, Milorad Dodik, kurseu një shumë të madhe parash, rreth 30 milionë euro, dhe ia transferoi Serbisë. Ato para duhet të shërbejnë si një kthim i sigurt në rast se gjërat shkojnë keq pas natës së zgjedhjeve, shkruan portali serb “24sedam.rs” , i afërt me regjimin e Aleksandër Vuçiqit.

Dodik këtë operacion “biznes” e ka realizuar me ndihmën e partnerëve të tij të vjetër të biznesit, Miroslav Mishkoviq (Delta) dhe Dragan Gjurić (Zekstra), duke blerë hotelin luksoz “Holiday Inn” në Beograd për 30 milionë euro.

Përkatësisht, kompania “Delta Real Estate” është pronare e hotelit “Holiday Inn” që nga nëntori i vitit 2016, por pak ditë më parë Mishkoviq është takuar me Dodikun dhe ia “shiti” hotelin.

Për ta bërë këtë transaksion sa më të ligjshëm, Dodik futi një sasi të madhe parash në rrjedhat e parasë përmes Dragan Gjuriqit dhe kompanisë së tij “Zekstra”, e cila formalisht u shfaq si blerëse e “Holiday Inn”.

Kështu Dodik ka “parkuar” aksione parash në Beograd, të cilat nëse është e nevojshme do të mund t’i aktivizojë me një transaksion të ri, shkruan portali i regjimit 24sedam.rs”.

Meqë ra fjala, Dodik, Mishković dhe Gjurić kishin tashmë sipërmarrje të ngjashme biznesi të përbashkëta, kur morën nën kontroll dyqanin “Boska” të vendosur në qendër të Banja Lukës. Në vitin 2009, konsorciumi “Delta-Zekstra” bleu rreth 58 për qind të aksioneve të “Boska” për tre milionë euro.

Gjithashtu, në mars 2019, Dodik dhe Mišković hapën bashkërisht Delta Planet në Banja Luka, atëherë qendra më e madhe tregtare në Bosnje dhe Hercegovinë, e cila është në pronësi formale të “Delta Real Estate” të Miroslav Miškoviq. /Kosovatimes/

You Might Also Like

India propozon lidhjen e monedhave dixhitale të BRICS për pagesa më të shpejta

Serbia përfiton nga sanksionet ndaj naftës, ndërsa rusët kërkojnë të shesin aksionet e rafinerisë

SHBA-të përgatitin ‘Opsionin e Porto Rikos’ dhe Qiranë Shekullore për Grenlandën

Rritet numri i të vdekurve nga zjarret në pyjet e Kilit

Axhenda ndërkombëtare

Kosova Times October 1, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ish-CEO i Musk: “Platformat nuk janë zëvendësim për gazetarët, por burim kaosi”

Kosova Times Kosova Times October 14, 2025
Sveçla në terren: Situata stabile, po e vëzhgojmë gjendjen nga afër
Një qytet në Miçigan i ndarë mbi planet për hapjen e një fabrike kineze
Çfare na pret gjatë pushimeve ne Kosove: Publikohet parashikimi afatgjatë për verën
Ministri Murati takoi Cumming-in, njoftoi për prioritetet e qeverisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?