By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 23, 2026
Gruaja britanike zhvendoset në vendin më të lirë në botë, ku një vakt kushton 1 euro
January 22, 2026
Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së
January 22, 2026
Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih
January 22, 2026
Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sveçla u bën thirrje qytetarëve në veri që të kthejnë targat ilegale në targa RKS
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Sveçla u bën thirrje qytetarëve në veri që të kthejnë targat ilegale në targa RKS
Ballina 1Lajme

Sveçla u bën thirrje qytetarëve në veri që të kthejnë targat ilegale në targa RKS

Kosova Times
Last updated: 2022/10/01 at 9:41 PM
Kosova Times Published October 1, 2022
Share
SHARE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një video-adresimi u ka bërë thirrje qytetarëve të veriut që të kthejnë targave ilegale në targa RKS.

Ai ritheksoi se ky proces përfundon më 31 tetor dhe sipas tij është një mundësi e fundit që të gjithë pronarët që posedojnë mjete me targa ilegale t’i kthejnë ato në targa RKS.

“Të nderuar qytetarë, tashmë ka kaluar një muaj që kur ka filluar procesi për regjistrimin e targave ilegale në targa legale të Kosovës, RKS. Në gjithë Republikën e Kosovës qytetarët veçse kanë filluar regjistrimin e tyre. Procesi dymujor i cili përfundon më 31 tetor, është një mundësi e fundit që të gjithë pronarët që posedojnë mjete me targa ilegale t’i kthejnë ato në targa RKS”, u shpreh ai.

Ministri Sveçla u shpreh se ky proces ofron edhe lehtësira të mëdha, duke filluar nga regjistrimi i mjeteve më të vjetra se 10 vite.

“Ky proces ofron lehtësira të mëdha, duke filluar nga regjistrimi i mjeteve më të vjetra se 10 vite si dhe lirimi nga: Taksa doganore, taksa administrative në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, tarifa për targën dhe tarifa për pajisjen me certifikatë të regjistrimit të mjeteve. Gjithashtu, nga tani e tutje ju mund të regjistroni mjetet me targat e regjionit tuaj në të gjitha qendrat për regjistrimin e automjeteve, pavarësisht vendbanimit apo vendqëndrimit tuaj në Republikën e Kosovës”, tha ai.

Sveçla tha se pas 31 tetorit, veturat të cilat posedojnë targat ilegale nuk do të kenë mundësi të qarkullojnë në territorin e Kosovës si dhe në pikë kalimet kufitare.

“Të nderuar qytetarë, ne jemi të përkushtuar që ky proces të përmbyllet me sukses, deri në afatin e paraparë më 31 tetor 2022. Prandaj, ju bëjmë thirrje që pa humbur kohë, të shfrytëzoni këtë mundësi. Pas kësaj date, veturat të cilat posedojnë targat ilegale nuk do të kenë mundësi të qarkullojnë në territorin e Republikës së Kosovës si dhe në pikë kalimet kufitare. Liria e lëvizjes, barazia, por edhe sundimi i ligjit në tërë territorin, pa dallim mbetet prioriteti ynë, andaj ju ftojmë që deri më 31 tetor, të shfrytëzoni këto lehtësira dhe të bëni kthimin e targave ilegale në targa legale RKS”, u shpreh tutje ai. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën

KRM `Pastrimi` njofton qytetarët dhe bizneset për çmimoren e re

Pas Vlorës, Ivanka Trump në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Edi Rama

Kurti në `Shtëpinë e SHBA-së` në Davos diskuton mbi besimin dhe udhëheqjen

Pas lirimit nga burgu serb, Haziri apelon: Mos kaloni përmes Serbisë

Kosova Times October 1, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Hetime paralele kundër Radoiçiqit, por në drejtime të kundërta

Kosova Times Kosova Times October 2, 2023
Peshiq : Do të ishte drejtësi poetike sikur Vuçiqi ta njihte Kosovën
BDI: VLEN po tenton të shfuqizojë ligjin për gjuhën shqipe
Grenell: Smith ngriti aktakuzën ndaj Thaçit pasi Schwartz ia kishte treguar informacionet që ia dhashë për negociatat Kosovë-Serbi
Gërvalla: Mbretëria e Bashkuar, partnere kyçe për siguri dhe zhvillim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?