By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vëllezërit Menendez u dënuan me dënim të ri për vrasjen e prindërve në vitin 1989, mund të lirohen
May 14, 2025
Sot mot me diell e vranësira
May 14, 2025
Trump njoftoi se kë do të dërgojë në negociata. Putini hesht, Macron e kërcënon
May 14, 2025
26 vjet nga rënia e Qamil Ilazit, komandant `Bardhit` nga Kaçaniku
May 14, 2025
Horoskopi ditor për 14 maj
May 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: A do të kompensohen orët e humbura të mësimit?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > A do të kompensohen orët e humbura të mësimit?
Ballina 1Lajme

A do të kompensohen orët e humbura të mësimit?

Kosova Times
Last updated: 2022/10/03 at 8:53 PM
Kosova Times Published October 3, 2022
Share
SHARE

Me një muaj vonesë, për shkak të grevës në institucionet publike arsimore, mbi 300.000 nxënës në Kosovë nisën më 3 tetor vitin e ri shkollor.

Orët e humbura në shtator nuk dihet nëse do të kompensohen ose jo – Ministria e Arsimit thotë se duhet, Sindikata e Arsimit insiston se nuk ka obligim ligjor për këtë.

Më të shqetësuar për humbjen e tyre, me sa duket, janë maturantët.

“Orët duhet të kompensohen. Edhe nëse unë angazhohem më tepër në shtëpi, efekti nuk do të jetë njësoj si në shkollë”, thotë L.V., nxënës i klasës së 12-të në Shkollën e Mesme të Lartë të Mjekësisë “Dr. Xheladin Deda” në Mitrovicë.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ky 17-vjeçar thotë se shqetësim të ngjashëm ndajnë edhe shokët e shoqet e tij.

Nxënësit që përfundojnë shkollën e mesme në Kosovë i nënshtrohen Provimit Shtetëror të Maturës. Përfundimi me sukses i këtij testi – edhe pse shpesh i përcjellë me parregullsi – u mundëson atyre aplikimin për studime në universitet.

Nehat Mustafa, nga Qendra për Avancimin e Performancës së Arsimit në Kosovë, thotë se janë pikërisht maturantët ata që do të humbasin më shumë, nëse orët e humbura gjatë grevës, nuk kompensohen.

“Mësimi për maturantët përfundon më 16 maj. Viti shkollor për ta ka vetëm 160 ditë mësim. Deri më tani janë humbur 22 ditë. Kjo do të ketë efekt negativ në testin e maturës”, thotë Mustafa për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, Ministria e Arsimit e ka obligim që të gjejë forma për zëvendësimin e orëve të humbura.

Ministria e Arsimit vs. SBAShK-u

Nga kjo ministri pohojnë se 22 ditët e humbura të mësimit duhet të kompensohen.

“Ne do ta ndryshojmë kalendarin e vitit shkollor, të cilin duhet ta respektojnë të gjithë”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Arsimit dhënë Radios Evropa e Lirë.

Sipas saj, situata me grevën njëmujore e ka vështirësuar edhe më shumë procesin mësimor në Kosovë, edhe ashtu të rënduar nga pandemia e koronavirusit.

Kalendari i vitit shkollor 2022/2023 përcakton fillimin dhe mbarimin e vitit shkollor, pushimin dimëror, pushimin pranveror dhe festat publike për të gjithë nxënësit e sistemit parauniversitar.

Nga Ministria e Arsimit, tash për tash, nuk japin ndonjë informacion se si mëtojnë ta ndryshojnë këtë kalendar.

Nga Sindikata e Bashkuar për Arsim – SBAShK, e cila ka organizuar grevën, thonë se zëvendësimi i orëve të humbura nuk është obligim ligjor.

Ata përmendin Kontratën Kolektive të Arsimit të Kosovës, të nënshkruar në vitin 2021, ku thuhet se “orët mësimore të humbura gjatë grevës, nuk zëvendësohen, përveç nëse palët nënshkruese të kësaj kontrate arrijnë marrëveshje të veçantë”.

Kjo kontratë nënshkruhet çdo tre vjet midis Ministrisë së Arsimit dhe SBASHK-ut dhe përcakton, mes tjerash, obligimet e të punësuarve në institucionet publike arsimore.

“Ne nuk jemi kundër kompensimit [të orëve], por bazuar në Kontratën [Kolektive], Ministria e Arsimit nuk ka të drejtë të urdhërojë kompensim të orëve, pa diskutuar me përfaqësues dhe anëtarësi të SBAShK-ut. Shpresoj që kjo të bëhet”, thotë për REL-in kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.

SBAShK-u ka organizuar grevën me kërkesën për mbështetje financiare prej 100 eurosh në muaj për të gjithë punonjësit në sistemin publik arsimor, deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për paga.

Qeveria e Kosovës ka refuzuar këtë kërkesë, duke thënë se Ligji për paga, që parasheh rritjen e tyre, do të dalë në miratim së shpejti.

SBASHK-u njoftoi më 1 tetor se ka pezulluar grevën deri në janar, duke thënë se shpreson që Qeveria “të mbajë fjalën” për Ligjin për paga.

Nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë në janar, marrë parasysh se Ligji për paga hyn në fuqi tetë muaj pas miratimit.

Këshilli i Prindërve: Orët të mos kompensohen në fundjavë

Nga Këshilli i Prindërve të Kosovës thonë se orët duhet të kompensohen, por jo në fundjavë.

“Vendimet që bien ndesh me jetën e përditshme të fëmijëve dhe prindërve nuk duhet të jenë opsion”, thotë kryetari i Këshillit të Prindërve, Jeton Demi.

Ai shton se ky këshill do të pajtohej me secilin opsion tjetër të Ministrisë së Arsimit, por nuk specifikon se cilat mund të jenë këto opsione.

Mustafa, nga Qendra për Avancimin e Performancës së Arsimit, thotë se orët duhen kompensuar qoftë edhe në fundjavë. Sipas tij, prindërit duhet të këmbëngulin te Qeveria dhe SBASHK-u që sa më parë të gjejnë marrëveshje për zëvendësimin e orëve të humbura – në të kundërtën, thotë ai, rrezikohet cilësia e mësimit, edhe ashtu e dobët.

Në dy teste të PISA-s – program ndërkombëtar për vlerësimin e nxënësve – Kosova ka dalë gati në fund të listës.

Rezultatet e PISA-s së këtij viti nuk janë publikuar ende.

Cilësinë e arsimit në Kosovë e ka kritikuar edhe Banka Botërore në një raport të publikuar në vitin 2020. Sipas saj, nxënësit në Kosovë “kanë ngecje të madhe në mësimnxënie”.

Ekspertë të fushës së arsimit thonë se pandemia e koronavirusit ka ndikuar, po ashtu, në mësimnxënie.

Gjatë dy vjetëve të parë të pandemisë, më 2020 dhe 2021, nxënësit kanë kaluar në mësim online, apo nga distanca, në disa periudha të ndryshme kohore.

You Might Also Like

Sot mot me diell e vranësira

26 vjet nga rënia e Qamil Ilazit, komandant `Bardhit` nga Kaçaniku

Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovision 2025, Rama: Shndrit, shndrit

Abdixhiku takon ambasadorin suedez, diskutohet kriza institucionale

Shpresat te takimi i presidentes për zgjidhjen e ngërçit të Kuvendit

Kosova Times October 3, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Mustafa i PDK-së i reagon ministrit Murati

Kosova Times Kosova Times October 3, 2024
Dhoma e Tregtisë kërkon largimin e tarifave të sistemit POS për bizneset
Zjarret po shpërthejnë në Greqi, Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Bullgari
Prodhuesi amerikan do të lërë Rusinë pa ilaç kundër hepatitit C
Fenerbahce shqyrton mundësinë e largimit nga liga pas sulmit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?