By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Tre persona janë vrarë nga bombardimet në Ukrainë gjatë 24 orëve të fundit
February 1, 2026
Rizoto me kungull
February 1, 2026
Patate dhe qepë të pjekura
February 1, 2026
Castelmezzano në Italinë Jugore: Vendi ku ka më shumë gjasa të shihni një shtrigë sesa një autobus
February 1, 2026
Supë e trashë me spinaq për forcë dhe shëndet
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dy deputetë të Partisë Guxo dalin kundër vendimit të Qeverisë, kërkojnë që mësimdhënësve grevistë t’u jepen rrogat
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Dy deputetë të Partisë Guxo dalin kundër vendimit të Qeverisë, kërkojnë që mësimdhënësve grevistë t’u jepen rrogat
Lajme

Dy deputetë të Partisë Guxo dalin kundër vendimit të Qeverisë, kërkojnë që mësimdhënësve grevistë t’u jepen rrogat

Kosova Times
Last updated: 2022/10/03 at 11:02 PM
Kosova Times Published October 3, 2022
Share
SHARE

Dy deputetë të Partisë Guxo, subjekt që është pjesë e grupit parlamentar të LVV-së, nuk po pajtohen me vendimin e Qeverisë për të mos ua dhënë pagat e shtatorit mësimdhënësve grevistë.

“Sa i përket grevës së sindikalistëve, më vjen mirë që më në fund nxënësit i janë kthyer bankave shkollore. Por,  nuk mund të pajtohem me mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit për muajin shtator”, ka shkruar Jeta Statovci në Facebook.

Statovci, e cila është pjesë e grupit parlamentar të partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka theksuar se pavarësisht kërkesave që i kanë pasur për grevën, mësimdhënësit duhet të marrin pagën e tyre

“Pavarësisht se a ishin të drejta kërkesat e tyre dhe bllokada që ata krijuan, atyre duhet t’u ekzekutohet paga, sidomos kur jemi në një situatë ku shumë familje përballen me rritje të çmimeve dhe po i afrohemi dimrit të ashpër” – ka theksuar ajo.

Edhe deputeti tjetër i Partisë Guxo, Haxhi Avdyli, ka thënë se është kundër mosekzekutimit të pagave për mësimdhënësit grevistë.

Avdyli përmes një postimi në Facebook i është bashkuar kërkesës së bashkëpartiakes së tij, Jeta Statovcit, që mësimdhënësve grevistë t’u jepen pagat.

“Udhëheqësit e SBASHK-ut devijuan tërësisht nga idetë sindikale. Por përkundër kësaj prapë mendoj që pagat duhet të paguhen. Për hir të arsimit, nxënësve, arsimtarëve të ndershëm, familjeve të tyre, por edhe qytetarëve që duan qetësi në institucione e cilësi në arsim, sot i bashkohem thirrjes për lëshimin e pagave për mësimdhënësit grevistë” – ka thënë ai.

Një muaj me vonesë sot në Kosovë ka filluar mësimi i rregullt, kjo pasi që nga shtatori mësimdhënësit kanë hyrë në grevë duke kërkuar rritjen e pagës për 100 euro, deri në miratimin e Ligjit të pagave.

Ndërsa sot nga Qeveria kanë bërë të ditur se grevistët nuk do të marrin pagën e shtatorit.

You Might Also Like

Prokuroria në Mitrovicë interviston 43 kryesues për falsifikim votash

Vdes një grua në QKUK, Policia po e trajton rastin si shtytje në vetëvrasje

Dy vajza të zhdukura në Novobërdë, raportohen nga babai i tyre

Gjendet i vdekur një burrë në Gërdoc të Podujevës, policia nis hetimet

Vrasje në tentativë në Prishtinë, përfshirë edhe goditje me veturë

Kosova Times October 3, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Osmani shtrëngon duart me Presidentin e zgjedhur Donald Trump

Kosova Times Kosova Times December 7, 2024
Osmani takon Minxhozin, flasin për agresionin e Serbisë
PDK e hapur për dialog: Zgjidhja është qeveri e re nga ish-opozita
Hovenier: Qeveria të lëvizë para me Asociacionin
Presidentja Osmani bën thirrje për ruajtje të ambientit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?