By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 25 qershor
June 25, 2025
Mesazhi i qartë i Trump për Netanyahun: Mos prisni lëvizje të reja ushtarake amerikane
June 24, 2025
Trump mbërrin në samitin e NATO-s
June 24, 2025
Pekini shfaq dronin me madhësinë e një mushkonje, i aftë për zbulim dhe operacione beteje
June 24, 2025
Vdes motoçiklisti në Sllovi të Lipjanit pas aksidentit me një automjet
June 24, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Grevistët e arsimit mbesin pa paga
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Grevistët e arsimit mbesin pa paga
Ballina 1Lajme

Grevistët e arsimit mbesin pa paga

Kosova Times
Last updated: 2022/10/03 at 9:45 PM
Kosova Times Published October 3, 2022
Share
SHARE

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK), Rrahman Jasharaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se shërbyesve civilë, të cilët kanë qenë pjesë e grevës, u janë ekzekutuar pagat për muajin shtator, por kjo nuk ka ndodhur edhe për sindikalistët e arsimit.

“Te sistemi arsimor nuk janë ekzekutuar, kurse për shërbyesit civilë po, ne nuk jemi kundër ekzekutimit për ta, por nuk është mirë të bëhet kjo ndarje, dhe nëse ndodh deri më 5 tetor që të mos alokohen pagat, do të kemi situatë të tensionuar”, thotë ai.

Ali Gashi, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve në Administratë Publike, konfirmoi për REL-in se pagat e tyre janë ekzekutuar.

Por, Qeveria e Kosovës thotë që pagat janë ekzekutuar vetëm për zyrtarët të cilët kanë dalë në punë.

“Për muajin shtator, pagesat në sektorin publik janë ekzekutuar për zyrtarët të cilët kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre. Paga mujore është kompensim për punë. Në raste të grevave, kjo çështje përcaktohet në Ligjin për greva”, thotë për REL-in, Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë.

Neni 18-të i Ligjit për greva thotë se gjatë zhvillimit të grevës pezullohen detyrimet që rrjedhin nga kontrata e punës, duke përfshirë të drejtën në pagesë dhe detyrimin e bindjes për të punuar.

Deri në publikimin e këtij lajmi, ekzekutivi nuk i ka kthyer përgjigje në pyetjen shtesë të REL-it nëse pagat nuk janë ekzekutuar vetëm për sindikatën e arsimit.

Ndërsa Ministria e Arsimit, thotë për REL-in se tashmë i ka dërguar në Ministrinë e Financave të dhënat e Inspektoratit të Arsimit për ata mësimdhënës dhe ato shkolla që kanë zhvilluar mësim gjatë grevës, por shton se “komunat janë përgjegjëse për të dërguar të dhënat e sakta në MF”.

Greva në sektorin publik të Kosovës është pezulluar deri në janar të vitit 2023, bënë të ditur gjatë vikendit përfaqësuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Greva në arsim dhe në administratën publike në nivelin lokal dhe qendror, nisi më 25 gusht.

Sindikalistët kërkuan nga 100 euro për punëtor për çdo muaj deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për paga.

Por, Qeveria publikoi një pako për ndihmë për shkak të rritjes së inflacionit dhe në të u parapa 50 euro për të gjithë punëtorët e sektorit publik.

Qeveria së fundmi ka hartuar Projektligjin për paga dhe i njëjti është në procedura të konsultimeve publike. Ai më pas duhet të miratohet në Qeveri dhe Kuvend, e më pas të publikohet në Gazetën Zyrtare. Tetë muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare, legjislacioni ky legjislacion pritet të hyjë në fuqi.

You Might Also Like

ZRrE konfirmon vazhdimin e liberalizimit të tregut të energjisë

Urat mbi Ibër: Zhvillim për disa, ide pa kuptim për të tjerët

ZRrE: Vendimi i Komerciales s’kërkon pezullim të plotë të hapjes së tregut – do ta ankimojmë

Bajrami: Vendimi i Gjykatës Komerciale hap rrugën për ndalimin e padrejtësive në sektorin energjetik

PDK-ja përmes padisë kërkon anulimin e vendimit për liberalizimin e tregut të energjisë

Kosova Times October 3, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia e Kosovës dhe Komuna e Malishevës përkujtojnë heroin Sami Thaçi

Kosova Times Kosova Times January 28, 2025
BDI: Opozita shqiptare akuzon me skenar të Rusisë putiniste
Blair pritet nga fëmijët në oborrin e Kuvendit
Rusia po mbledh dhjetëra mijëra trupa në Kursk, thotë Ukraina
24 vjet për vrasësin e gazetares Francisca Sandoval
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?