By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 26 janar 2026
January 26, 2026
Ajo jetoi 117 vjeç, por nuk hëngri kurrë fruta dhe perime: Për 100 vjet hëngri vetëm një ushqim
January 25, 2026
Njeriu që la pas një perandori ndërtimi “ENKA”
January 25, 2026
Kryebashkiaku i Nju Jorkut filmohet me një lopatë në dorë
January 25, 2026
Babai bën ski me të birin (6) vdes në përplasje me snowboarderin në Zvicër
January 25, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rusia thyen rregullat e mobilizimit ushtarak
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Rusia thyen rregullat e mobilizimit ushtarak
Ballina 2Rajon / Botë

Rusia thyen rregullat e mobilizimit ushtarak

Kosova Times
Last updated: 2022/10/03 at 8:58 PM
Kosova Times Published October 3, 2022
Share
SHARE

Një ditë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, shpalli mobilizimin e pjesshëm ushtarak për luftën e Kremlinit në Ukrainë, Viktor Dyachok, kirurg 59 vjeç, dhe Artyom Skutin, student 21 vjeç, morën ftesa për t’u paraqitur në detyrë.

Urdhri për mobilizim vlen vetëm për rezervistët me përvojë ushtarake dhe të dy burrat u tronditën prej ftesave.

Skutin do të duhej të bënte përjashtim nga urdhri, për shkak të statusit të tij si student. Ndërsa, Dyachok besonte se për shkak të moshës dhe shëndetit të dobët, nuk do të thirrej në detyrë. Ai ka kancer të lëkurës në fazën e parë dhe është i verbër në njërin sy.

Kur të dy ata shkuan në zyrat lokale të rekrutimit për të raportuar “gabimin”, autoritetet u konfirmuan se do të dërgohen në Ukrainë dhe i urdhëruan të paraqiten për trajnim të nesërmen – në të kundërtën, u thanë se do të përballen me ndjekje për vepër penale.

Viktor Dyachok thotë se pavarësisht se ka probleme shëndetësore, u thirr për luftë.
Viktor Dyachok thotë se pavarësisht se ka probleme shëndetësore, u thirr për luftë.

“Asnjë ekzaminues kompetent mjekësor nuk do ta miratonte babanë tim për shërbim ushtarak”, thotë vajza e Viktorit, Polina Dyachok, për kanalin Current Time të Radios Evropa e Lirë.

“Pasi u dërgua në stërvitje, atje ishte vetëm një komandant ushtarak dhe nuk iu dha asnjë shpjegim”, thotë ajo.

Në fund, edhe Skutin, edhe Dyachok u kthyen nga stërvitjet dhe u liruan nga detyrimi për shërbimin ushtarak. Por, kjo ndodhi pas fushatave të ndryshme që bënë vajza e Dyachokut dhe e dashura e Skutinit. Ato shkruan letra, morën ndihmë juridike nga shoqëria civile, takuan zyrtarë të rekrutimit dhe folën për mediat lokale.

Rastet e këtyre dy burrave nuk janë të izoluara. Ato dëshmojnë një proces kaotik të mobilizimit që po ndodh në Rusi. Njëherësh, nxisin edhe spekulime se Kremlini po synon të mobilizojë shumë më tepër se 300.000 ushtarë – sa ka deklaruar fillimisht ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Artem Skutin dhe e dashura e tij nuk prisnin që ai të ishte pjesë e mobilizimit.
Artem Skutin dhe e dashura e tij nuk prisnin që ai të ishte pjesë e mobilizimit.

Frika nga rekrutimi bëri që qindra mijëra rusë të ikin në shtetet e Azisë Qendrore, si Kazakistan dhe Kirgizi, si dhe në vende të tjera: Finlandë, Gjeorgji, Mongoli, Turqi dhe Serbi.

“[Deri më tani], shumë njerëz jetonin të qetë dhe mendonin se [lufta në Ukrainë] nuk na shqetëson ne”, thotë për Current Time Polina Artamonova, e dashura e Skutinit.

“Por, tani, gjërat janë tensionuar shumë. Artyom është në shtëpi, por ekziston frika se ai mund të merret [nga ushtria] në çdo moment”, thotë ajo.

Mobilizimi kaotik

Jo të gjithë ata që besonin se ishin të përjashtuar nga urdhri i mobilizimit i 21 shtatorit, u kthyen në shtëpi si Skutin dhe Dyachok.

Andrei Grishkovits, 37 vjeç, nga një qytet jashtë Shën Petersburgut, u dërgua në stërvitje, pas përpjekjeve për të zgjidhur “gabimin” me ftesën që i ishte dërguar.

Grishkovits u lirua nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak kur ishte më i ri, për shkak të problemeve kronike shëndetësore.

Andrei Grishkovits, i dyti nga ana e majtë e fotografisë.
Andrei Grishkovits, i dyti nga ana e majtë e fotografisë.

Ai nuk priste të rekrutohej, por pasi u paraqit në një zyrë lokale rekrutimi, atij iu konfiskua pasaporta dhe letërnjoftimi dhe më pas u dërgua në një strukturë ushtarake në Luga, në jug të Shën Petersburgut.

Partnerja e Grishkovitsit, Irina, thotë për Radion Evropa e Lirë se përpjekjet e saj për ta liruar atë kanë qenë të pasuksesshme deri më tash dhe se Grishkovits mbetet në kampin trajnues.

Sipas saj, ai po përballet me probleme shëndetësore dhe mund të dërgohet në Ukrainë së shpejti.

Rastet si ai i Grishkovitsit kanë rritur frikën në të gjithë Rusinë, pasi qindra mijëra civilë druajnë se do të dërgohen në shërbim ushtarak, sidomos pas humbjeve të mëdha të ushtrisë ruse në fushëbetejë.

Sipas OVD-Info – grup i të drejtave të njeriut që monitoron aktivitetin e policisë në Rusi – mbi 2.000 protestues kundër luftës janë arrestuar që nga shpallja e mobilizimit më 21 shtator. Sipas burimit të njëjtë, disa qendra rekrutimi janë sulmuar.

Sondazhet, po ashtu, tregojnë se rusët janë gjithnjë e më të shqetësuar për luftën.

Qendra Levada, e cila konsiderohet si e besueshme në Rusi, tha në një sondazh të publikuar më 29 shtator se numri i rusëve që besojnë se i ashtuquajturi “operacion i posaçëm ushtarak” i Rusisë në Ukrainë është “duke shkuar sipas planit”, ka rënë nga 73 për qind në maj, në 53 për qind në shtator.

Për më tepër, 47 për qind e të anketuarve kanë thënë se janë të shqetësuar, të frikësuar ose të tmerruar nga vendimi i Qeverisë për mobilizimin e pjesshëm ushtarak, ndërsa 23 për qind kanë thënë se janë të tronditur nga ky veprim.

Shqetësimet në rritje kanë shkaktuar edhe eksod të meshkujve rusë të moshës ushtarake.

Autoritetet në Kazakistan, vendin që ka një kufi prej 7.644 kilometrash me Rusinë, thonë se më shumë se 100.000 qytetarë rusë kanë hyrë në këtë vend që nga shpallja e mobilizimit.

Pakicat në shënjestër

Gjatë gjithë luftës 7-mujore të Rusisë në Ukrainë, ushtria ruse është mbështetur në njësi ushtarësh nga rajonet e pakicave etnike, përfshirë ato në Siberi dhe provincat me shumicë myslimane në Kaukaz të Veriut. Këto rajone kanë pësuar një numër joproporcional viktimash nga lufta.

Popullatat e njëjta pakicë thuhet se janë – në mënyrë joproporocionale – edhe në shënjestër të mobilizimit aktual.

Ka pasur disa protesta, sidomos nga gratë, që kundërshtojnë rekrutimin e burrave ose të djemve të tyre.

Kremlini nuk ka publikuar të dhëna zyrtare për ftesat e shpërndara të rekrutimit.

Një tatar i Krimesë, i cili kërkoi të mbetet anonim për të mbrojtur të afërmit e tij në Krime që të mos sulmohen nga autoritetet ruse, thotë për Radion Evropa e Lirë se ka ikur me makinë nga Rusia në Kazakistan, pasi motra e tij mësoi nga një i njohur se emri i tij është në listë për mobilizim. Ai thotë se nuk e di nëse do të kthehet ndonjëherë në Rusi.

Autoritetet në Kiev iu drejtuan direkt pakicave etnike të Rusisë. Në një video-fjalim më 29 shtator, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje grupeve minoritare në të gjithë Rusinë që t’iu rezistojnë përpjekjeve të Kremlinit për mobilizim.

“Ju nuk duhet të vdisni në Ukrainë. Djemtë tuaj nuk duhet të vdesin në Ukrainë”, tha Zelensky, duke qëndruar pranë monumentit në Kiev të një imami nga Kaukazi.

You Might Also Like

Njeriu që la pas një perandori ndërtimi “ENKA”

Kryebashkiaku i Nju Jorkut filmohet me një lopatë në dorë

Babai bën ski me të birin (6) vdes në përplasje me snowboarderin në Zvicër

Operacioni sekret vazhdon? Pamje të publikuara të kinezëve që ngarkojnë një seri topash të rëndë në anije: Të gjithë pyesin veten se ku do të shkojnë

Pentagoni publikoi një dokument që ndryshon të gjithë strategjinë e SHBA-së: Rusia dhe Kina bien në plan të dytë, ky është fokusi i ri i ushtrisë amerikane

Kosova Times October 3, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Në Zvicër frikësohen se FIFA mund të hapë hetime ndaj Xhakës për gjestin e bërë dhe fanellën e Jasharit

Kosova Times Kosova Times December 3, 2022
KFOR: Kosova dhe Serbia çështjet t’i zgjidhin përmes dialogut
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit kundër të nëntë të pandehurve
Kush është Rob Bauer, admirali dhe kreu i NATO-s, i cili paralajmëron se lufta mund të shpërthejë në çdo moment?
Zbulohet pse Mbretëresha Elizabeth i refuzoi zyrtarët izraelitë hyrjen në Pallatin Buckingham
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?