By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 21 janar
January 21, 2026
Një adoleshent vdiq në Rusi. Një pjesë e tankut të ekspozuar ra mbi të
January 21, 2026
Presidenca përshëndet marrëveshjen për heqjen e vizave me Bahamasin
January 20, 2026
Kosova dhe Bahamasi nënshkruajnë marrëveshje për heqjen reciproke të vizave
January 20, 2026
Dështon seanca fillestare për krimet e dhunës seksuale në luftë
January 20, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja pritet të dërgojë në Ukrainë më shumë HIMARS dhe armë të tjera
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA-ja pritet të dërgojë në Ukrainë më shumë HIMARS dhe armë të tjera
Rajon / Botë

ShBA-ja pritet të dërgojë në Ukrainë më shumë HIMARS dhe armë të tjera

Kosova Times
Last updated: 2022/10/03 at 11:07 PM
Kosova Times Published October 3, 2022
Share
SHARE

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, pritet që në pakon e re të ndihmës së sigurisë për Ukrainën të përfshijë katër sisteme raketore me lëvizshmëri të lartë (HIMARS), raketahedhës, municion, mina dhe makina të blinduara.

Kështu i thanë Reuters dy burime që kanë njohuri për paketën e re të ndihmës që pritet të jetë në vlerë prej 625 milionë dollarësh.

Njoftimi për paketën e re të ndihmës pritet të bëhet të martën dhe kjo do të jetë ndihma e parë amerikane për Ukrainën, qëkur Rusia pretendoi se ka aneksuar katër rajone ukrainase.

Rusia këtë njoftim e bëri pas mbajtjes së referendumeve të rreme në rajonet e Donjeckut, Luhanskut, Zaporizhjës dhe Hersonit, që janë pjesërisht të pushtuara nga forcat ruse.

Sistemet HIMARS dhe raketat përcjellëse, por edhe armët e tjera mund të dërgohen në Ukrainë në ditët në vijim.

Paketa e re e ndihmës është në kuadër të Autoritetit për Tërheqje Presidenciale, që i lejon ShBA-së të transferojë armë dhe mjete ushtarake nga stoqet e ushtrisë së saj dhe nuk kërkohet miratimi i Kongresit për një gjë të tillë.

Javën e kaluar, ShBA-ja njoftoi për një pako të armëve për Ukrainën në vlerë prej 1.1 miliard dollarësh, ku përfshiheshin 18 HIMARS dhe armë të tjera, përfshirë edhe sisteme radarësh dhe sisteme kundër dronëve. Por, kjo pako ishte në kuadër të Nismës për Asistencë të Sigurisë për Ukrainën, që nënkupton se Qeveria amerikane merr armët – që janë të destinuara për Ukrainën – nga kompanitë prodhuese të armëve dhe jo nga stoqet e ushtrisë.

Deri më tani, në Ukrainë janë dërguar 16 HIMARS të ShBA-së. Me pakon e re, ndihma që Uashingtoni ka ofruar për Kievin qëkur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës, arrin në vlerën mbi 16.8 miliardë dollarë.

You Might Also Like

Një adoleshent vdiq në Rusi. Një pjesë e tankut të ekspozuar ra mbi të

Moldavia ka filluar procesin e anulimit të marrëveshjeve të anëtarësimit në CIS

VIDEO Trump kërcënon Macronin: ‘A e tha këtë? Do të vendos tarifa 200 përqind…’

Miliona njerëz përballen me katastrofë humanitare. Kievi pa energji elektrike, gaz dhe ujë në -20 gradë

Kina: Trump na ftoi në Komitetin e Paqes

Kosova Times October 3, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Petkoviq, pas takimit në Bruksel: Jemi pajtuar për tekstin e deklaratës për personat e pagjetur

Kosova Times Kosova Times April 4, 2023
Tërheqja e kërkesës nga presidentja ngjall reagime të shumta
Kurti: Hapja e urës së Ibrit nuk është kundër askujt
Roma merr fitore minimale ndaj Dynamo Kyiv
Takimi i BE-së për Ukrainën nesër. Kallas: SHBA-të kanë fuqinë për të bërë lëvizjen e duhur
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?