By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukraina mori sisteme mbrojtëse ajrore Patriot nga Gjermania
November 2, 2025
Sallata Cezar: Një klasik që u krijua rastësisht
November 2, 2025
5 ushqime që mjekët nuk i hanë kurrë për shkak të rrezikut të kancerit të zorrës së trashë
November 2, 2025
Venediku i vogël, më i lirë dhe më pak i mbushur me njerëz
November 2, 2025
Shtëpi me tre dhoma gjumi për më pak se 50,000
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja sanksionon kryeministrin e Federatës së Bosnjë e Hercegovinës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > ShBA-ja sanksionon kryeministrin e Federatës së Bosnjë e Hercegovinës
Ballina 2Rajon / Botë

ShBA-ja sanksionon kryeministrin e Federatës së Bosnjë e Hercegovinës

Kosova Times
Last updated: 2022/10/03 at 9:56 PM
Kosova Times Published October 3, 2022
Share
SHARE

Kryeministri i Federatës të Bosnjë e Hercegovinës, Fadil Novalliq, dhe Sllobodan Stanoviq, biznesmen i lidhur me liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, janë personat e fundit që Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar.

Më 3 tetor, Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja të Departamentit amerikan të Thesarit, tha se këta dy persona janë sanksionuar për shkak të minimit të institucioneve demokratike “për përfitime personale dhe për të shpërblyer rrjetet e tyre të patronazhit”.

“Ne do të vazhdojmë të shënjestrojnë personat që destabilizojnë rajonin, por edhe mbështetësit e tyre, duke i mbajtur përgjegjës”, tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizëm dhe Inteligjencë Financiare, Brian E.Nelson.

Sipas njoftimit të Departamentit amerikan të Thesarit, kryeministri Fadil Novalliq, ka keqpërdorur të dhënat e pensionistëve për përfitimin e subjektit së tij, Partisë për Veprim Demokratik, duke shkelur ligjet e Bosnjë e Hercegovinës.

“Një javë para mbajtjes së zgjedhjeve më 2018, Novalliq përdori të dhënat e pensionistëve, që i kishte marrë përmes pozitës së tij zyrtare, dhe u dërgoi letra me një listë të arritjeve të tij duke premtuar rritje të pensioneve. Ky veprim shkel ligjet e Bosnjë e Hercegovinës dhe reflekton mbi veprimet e tij të përsëritura për të përdorur pozitën politike për përfitime personale apo të partisë së tij, duke minuar proceset demokratike apo institucionet e Bosnjë e Hercegovinës”, tha ShBA-ja.

Ndërkaq, biznesmeni Sllobodan Stankoviq, një prej njerëzve më të pasur në Bosnjë dhe pronar i një firme inxhinierike, Integral, në Republikën Sërspka, sipas ShBA-së është i lidhur me korrupsion në sektorin e ndërtimit, pasi kompania e tij, ka fituar disa prej projekteve më të mëdha në Republikën Sërpska.

“Shumica e projekteve të mëdha ndërtimore shpesh i jepen Stankoviqit pa garë të hapur dhe të drejtë. Shumica e pasurisë së tij vjen nga paratë publike”, tha ShBA-ja.

Stankoviq po ashtu është ish-pronar i televizionit Alternativa, që është subjekt i sanksioneve të ShBA-së. Kjo media është nën kontrollin personal të anëtarit të presidencës trepalëshe të Bosnjës, Millorad Dodik.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përmes një deklarate tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të promovojnë llogaridhënie për “veprimet që minojnë proceset demokratike dhe institucionet e Bosnjë e Hercegovinës, si dhe personat që marrin pjesë në këto veprime apo ndihmojnë aktivitete të tilla”.

Blinken tha se nën udhëheqjen e Dodikut, entiteti i Republikës Sërpska, po tenton të krijojë struktura paralele që minojnë institucionet e nivelit shtetëror, “përderisa partitë etno-nacionaliste në Federatën e Bosnjë e Hercegovinës po dëmtojmë proceset demokratike të vendit, duke abuzuar me pushtetin dhe duke përfituar në mënyrë joligjore financiarisht dhe politikisht”.

Dodik po ashtu është në mesin e personave të sanksionuar nga ShBA-ja. Ai fillimisht ishte sanksionuar më 2017 dhe më pas në dhjetor të vitit 2021.

Uashingtoni tha se të gjitha pronat e personave të sanksionuar më 3 tetor do të bllokohen dhe po ashtu do të ndalohet bërja e biznesit me ta nga individët në ShBA.

Shtetet e Bashkuara deri më tani kanë sanksionuar dhjetëra persona në Bosnjë dhe më 26 shtator vendosën sanksione edhe ndaj Prokurores së Shtetit, Diana Kajmakoviq.

You Might Also Like

Ukraina mori sisteme mbrojtëse ajrore Patriot nga Gjermania

Trupat ruse djegin kamionët e tyre për të ndaluar vendosjen e Pokrovsk

Ligjvënësit amerikanë planifikojnë të rëndojnë tërheqjen e Pentagonit nga Europa

Mediat ruse kritikojnë Vuçiçin: “Shpalli bashkëpunimin me ushtrinë evropiane”

Një polic ngacmoi një kamariere, pastaj qëlloi vëllanë e saj

Kosova Times October 3, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Çfarë shkruan Associated Press për përbërjen e qeverisë së re të Serbisë: “Përfshirja e Vulin-it të sanksionuar sugjeron vetëm një gjë”

Kosova Times Kosova Times April 30, 2024
Iniesta i jep lamtumirën futbollit para 45 mijë tifozëve
Horoskopi
Dënohet sulmi vdekjeprurës i Izraelit në Rafah
Kurti në `KosovaPAR 2025`: Kosova është një rast suksesi i shtetndërtimit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?