By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Deri në vitin 2050, superbakteret mund të vrasin miliona njerëz në të gjithë botën dhe të shkaktojnë humbje të mëdha ekonomike.
July 21, 2025
Në televizionin e drejtuar nga Ministria e Mbrojtjes Ruse, adoleshentët shfaqen duke punuar në prodhimin e dronëve
July 21, 2025
Ukraina dhe Rusia kanë planifikuar një raund të ri negociatash për t’i dhënë fund luftës
July 21, 2025
Djali i Joe Bidenit ofendoi George Clooney në një intervistë dhe kërcënoi të pushtonte një vend tjetër
July 21, 2025
Amerika i kërkon BE-së të bashkohet me tarifat 100% për naftën ruse
July 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hapet fabrika më e re e gotave ekologjike “Royal Paper Cups”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Hapet fabrika më e re e gotave ekologjike “Royal Paper Cups”
Ballina 1Lajme

Hapet fabrika më e re e gotave ekologjike “Royal Paper Cups”

Kosova Times
Last updated: 2022/10/04 at 11:37 PM
Kosova Times Published October 4, 2022
Share
SHARE

“Royal Paper Cups”, bëri hapjen e parë sot në Besi të Prishtinës, ku ka prezantuar në tregun e Kosovës fabrikën e gotave ekologjike.

Fabrika ka arritur të sjell në vend makineri eficiente të cilat përshtatën edhe më kushtet e ambientit, pra makineri të cilat ndikojnë në uljen e ndotjes së ambientit dhe të cilat janë në përputhje me standardet ndërkombëtare kundër ndotjes se ambientit.

Gotat ekologjike kanë një cilësi mjaftë të mirë, të cilën menjëherë zënë vend në tregun vendor, e po ashtu e njëjta është porositur në shumë pika kryqe të maketeve dhe pajisjeve të kafeve ne Evropë dhe mbajnë brendin e “Royal Paper cups”.

Kuptimi i emrit “Royal Paper Cups”, ka ardhur nga vetë produkti që është superior për nga kualiteti.

Pronari i Fabrikës, Abdyl Zhdrella, “Royal Paper Cups”, u shpreh i lumtur për këtë ditë. Ai prezantojë që njëra prej pikave kryesore është edhe kujdesi ndaj ambientit duke përdorur gota ekologjike.

“Sot zyrtarisht fillon punën fabrika jonë “Royal Paper Cups”, është fabrikë ku së pari do të fillojë me prodhimin e gotave të letrës, e që ndoshta qytetarët tanë nuk do të mundin t’i cakërrojnë në festa e gëzime, por do ta dinë që në duar e mbajnë një simbole të luftës mbarë kombëtare, kundër ngrohjes globale, mbajnë në duar letrën e Teodor Haxhifilipit, apo siç e njohim më mirë Dhaskal Todri, endem skaj më skaj e rreth e qark viseve shqiptare për të na ushqyer mendjen dhe zemrat me shkronjat e alfabetit të gjuhës shqipe”, është shprehur Zhdrella.

Ai në fund të fjalimit falënderoj të gjithë pjesëmarrësit që ishin të pranishëm në përurimin e hapjes së fabrikës së tij.

I pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti.

 Ai tha se po shënojmë edhe fillimin e një ndërmarrje të re prodhuese, një investimi të ri. “Pikërisht ajo që i duhet ekonomisë tonë. Prodhim, investim. Investim në prodhim”, u shpreh kryeministri para të pranishmëve në këtë ceremoni.

 Duke kujtuar kohën e pandemisë me COVID-19 dhe sfidat e përballjes me të, ai riktheu në kujtesë edhe udhëzimet e profesionistëve që përpos mbajtjes së distancës, higjienës, dhe maskave, rekomandohej, edhe që në vend të gotave të xhamit e të porcelanit, të përdoreshin gotat një përdorimshe të letrës.

 “E sot po përurojmë hapjen e një fabrike të prodhimit të gotave prej letre. Vlera investive kalon shifrën mbi një milion euro me synim të rritjes së potencialit prodhues në të ardhmen. Pandemia ndër të tjera na pati shpërfaqur një defekt serioz të ekonomisë tonë; varësinë nga importi, dhe mungesën e prodhimtarisë vendore, por sikurse ndërmarrësit që shohin shancin në vështirësi edhe qeveritë duhen që në kriza si ajo e pandemisë të shohin mundësi për reforma’’, tha më tej kryeministri Kurti.

Ai theksoi se që atëherë fokusi i Qeverisë është riorientimi i ekonomisë në drejtim të prodhimtarisë vendore, ndërkaq që listoi edhe masat mbështetëse për bizneset në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Kryeministri uroi pronarët e kësaj fabrike për këtë investim, bëri thirrje që edhe të tjerët të investojnë në prodhimtari.

 Pas fjalës, kryeministri mori pjesë në prerjen e shiritit dhe vizitoi ambientet e fabrikës ku prodhohet letra dhe gotat e letrës për tregun e brendshëm dhe atë të jashtëm.

Ndërsa, Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, bëri thirrje Qeverisë që të mbështet prodhimet vendore, pasi është me së e nevojshme për zhvillimin e vendit.

“Kjo fabrikë dhe kjo organizatë e sotme, është shembull i mirë i bashkëinvestitorve dhe i ortakëve në Kosovë, në Kosovë mbi 80% janë kompani individuale dhe kjo e benë që ekonomia jonë të jetë më e vogël, edhe korporatat më të fuqishme të botës janë më shumë se 50 aksionarë. Këtë shembull duhet të marrim edhe në , të rritemi të bashkojmë mendjen dhe kapitalin, kur te bëjmë këtë do të rritemi më shumë në eksporte. Qeveria e vendit, duhet të jetë më e vëmendshme për të mbështetur ekonominë vendore, prodhimin vendor, pasi e vetmja shpresë e daljes nga kriza është prodhimi vendor”, theksojë Shahini

Në fund është bëre prerja e shiritit nga dy bashkëpunëtorët dhe pronarët e fabrikës, Abdyl Zhdrella dhe Fadil Halili, por prerjen e shiritit e ndanë edhe me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Funksionimi i RTK-së rrezikohet për shkak të bllokadës institucionale

Gjetja e zollave në Mitrovicë, Sveçla: Beogradi stimulon grupet terroriste

Çmimet e naftës bien nën 69 dollarë

Kurti për buxhetin e RTK-së: Ligji e thotë se ato ndahen nga Kuvendi

Osmani pret Orav, flasin për ndikimin e ngërçit përballë raporteve me BE-në

Kosova Times October 4, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Tarifat e reja të rrymës, ZRrE sot nis takimet me palët e interesit

Kosova Times Kosova Times April 4, 2025
U qëllua 5 herë me pistoletë: Si u vra në lokal 19-vjeçari në Shkodër
Kanosin gruan për prishje të imazhit në Gjakovë, arrestohen dy të dyshuarit
“Plotësisht fajtor”: Aktivisti rus që përballet me gjyq për “diskreditim” të ushtrisë
Vendosen masa mbikëqyrëse ndaj biznesmenit të arrestuar nga Kosova
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?