By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kreu i intelegjencës ruse vendos hapjen e shoqatës së historianeve rus në Beogard
June 13, 2025
Horoskopi ditor për 13 qershor
June 13, 2025
Mali i Zi do t’i bashkohet misionit të BE-së për të trajnuar ushtrinë ukrainase
June 12, 2025
Rrahje, goditje elektrike, uri. 846 ditë në robëri ruse.
June 12, 2025
Mercenarët e Wagner PMC krijuan një rrjet burgjesh në Mali ku torturuan vendasit
June 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Koreja Veriore lëshon raketë balistike mbi Japoni
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Koreja Veriore lëshon raketë balistike mbi Japoni
Ballina 2Rajon / Botë

Koreja Veriore lëshon raketë balistike mbi Japoni

Kosova Times
Last updated: 2022/10/04 at 7:51 PM
Kosova Times Published October 4, 2022
Share
SHARE

Koreja Veriore ka lëshuar një raketë mbi Japoni, në atë që shihet si përshkallëzim i qëllimshëm për të marrë vëmendjen e Tokios dhe Uashingtonit.

Raketa balistike ka udhëtuar rreth 4.500 kilometra, para se të binte në Oqeanin Paqësor.

Kjo largësi është e mjaftueshme për të qëlluar rajonin amerikan, Guam, nëse raketa do të merrte trajektore tjetër.

Kjo është hera e parë, prej vitit 2017, që një raketë verikoreane udhëton mbi Japoni.

Lëshimi i raketës ka detyruar Japoninë të lëshojë alarm për disa qytetarë që të strehohen.

Kombet e Bashkuara ia ndalojnë Koresë Veriore testimin e raketave balistike dhe atyre bërthamore.

Lëshimi i raketave drejt apo mbi një shtet, pa paralajmërim apo konsultim, po ashtu bie ndesh me normat ndërkombëtare.

Shumë shtete shmangin veprime të tilla testimi, pasi ato lehtë mund të duken si sulme.

Ndonëse verikoreanët nuk kanë kryer test bërthamor – çka mund të ndodhë në të ardhmen – veprimi i fundit mund të konsiderohet tejet provokues.

Njerëzit në veri të Japonisë, përfshirë ishullin Hokaido, është raportuar të jenë zgjuar nga zhurma e sirenave dhe thirrja: “Koreja Veriore duket se ka lëshuar raketë. Ju lutem evakuohuni në ndërtesa apo hapësira nëntokësore”.

Meqë raketa është lëshuar mbi kokat e tyre, ata janë paralajmëruar se mund t’ju bien mbetjet e raketës.

Zyrtarët më pas kanë thënë se raketa me rreze të mesme ka rënë në Oqeanin Paqësor, larg nga Japonia, dhe nuk është raportuar për të lënduar.

Raketa e ka kryer udhëtimin me distancën më të gjatë që ka bërë ndonjëherë një pajisje e tillë verikoreane, dhe ka arritur lartësinë e rreth 1.000 kilometrave – më lart sesa Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës.

Kryeministri japonez, Fumio Kishida, e ka përshkruar këtë lëshim rakete si “sjellje të dhunshme”, derisa ministri i Mbrojtjes, Yasukazu Hamada, ka thënë se Japonia nuk e përjashton mundësinë e forcimit të kapaciteteve të mbrojtjes përfshirë “kundërsulmin”.

Zëdhënësja e Këshillit për Siguri Kombëtare në Shtetet e Bashkuara, Adrienne Watson, e ka konsideruar vendimin “të rrezikshëm” dhe i cili është duke “destabilizuar” rajonin.

Ky lansim i raketës ndodhi teksa Japonia, Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Jugore janë duke punuar për të forcuar mbrojtjen, pas kërcënimit në rritje nga Koreja Veriore.

Javën e kaluar, të tria shtetet kanë kryer stërvitje detare, të cilat e kanë zemëruar liderin verikorean, Kim Jong-un.

Ai i sheh të tria shtetet si armike që po përgatiten për luftë.

Pas stërvitjeve të ngjashme të vitit 2017, Koreja Veriore pati lëshuar raketë mbi Japoni, si kundërpërgjigje.

Një javë më vonë, pati kryer test bërthamor.

Inteligjenca e fundit ka sugjeruar se Koreja Veriore është duke u përgatitur për një tjetër test bërthamor.

Shumë ekspertë besojnë se diçka e tillë mund të ndodhë pasi Kina – aleate kyçe e Koresë Veriore – të mbajë Kongresin e Partisë Komuniste më vonë gjatë këtij muaji.

Lansimi i raketës të martën është i pesti që është kryer nga Pheniani brenda një jave.

Të shtunën, dy raketa kanë rënë në ujërat jashtë zonës ekonomike të Japonisë.

Shumë prej testimeve të Koresë Veriore kryhen në lartësi të mëdha, për të shmangur fluturimet mbi territoret e vendeve fqinje.

Testime të tilla kanë kontribuuar në rritje të tensioneve mes Koresë Veriore dhe Japonisë, që kanë rrënjët në kolonizimin e Koresë nga viti 1910 deri më 1945, si dhe rrëmbimin e qytetarëve japonezë nga verikoreanët, në të kaluarën.

Më herët gjatë këtij muaji, Koreja Veriore ka miratuar ligjin për shpallje të vetes si shtet me armë bërthamore.

Lideri i shtetit, Kim Jong-un, ka hedhur poshtë mundësinë e bisedimeve për çarmatosje.

Pheniani ka kryer gjashtë testime bërthamore në periudhën 2006-2017, pavarësisht sanksioneve.

Ky shtet në lindje të Azisë dënon vazhdimisht sanksionet dhe deklaron se sistemi bërthamor i duhet për qëllime të mbrojtjes.

You Might Also Like

Kreu i intelegjencës ruse vendos hapjen e shoqatës së historianeve rus në Beogard

Mali i Zi do t’i bashkohet misionit të BE-së për të trajnuar ushtrinë ukrainase

Rrahje, goditje elektrike, uri. 846 ditë në robëri ruse.

Mercenarët e Wagner PMC krijuan një rrjet burgjesh në Mali ku torturuan vendasit

Kompania, avioni i së cilës u rrëzua në Indi, do t’u paguajë 100,000 euro familjeve të çdo personi të vdekur

Kosova Times October 4, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Për herë të parë në pothuajse 50 ditë, Rusia nuk e sulmoi Ukrainën me dronë

Kosova Times Kosova Times October 14, 2024
Lirohet Nemanja Vllaskoviq, i dyshuar për sulm ndaj gazetarëve në veri
Studim japonez: Ja pse është mirë të hani oriz para gjumit
Në Maqedoni të Veriut arrestohet një kosovar në bazë të fletarrestimit të lëshuar nga Serbia
Bëhet gati një draft statut për Asociacionin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?