By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kusari Lila: Propozimi për ndryshim orari nuk ishte shkelje
May 17, 2025
Sardele të marinuar nga Mali Athos
May 17, 2025
Macron: Investoni në Shqipëri, në dy vite pjesë e BE
May 17, 2025
Weber: Qeveria e re gjermane duhet të bëjë kthesë në dialogun Kosovë-Serbi
May 17, 2025
Haradinaj për dëshmorin Mentor Tolaj: Kishte guxim të përballej me armikun
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mësimdhënësit pa paga: “Obligimet nuk na presin”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Mësimdhënësit pa paga: “Obligimet nuk na presin”
Ballina 1Lajme

Mësimdhënësit pa paga: “Obligimet nuk na presin”

Kosova Times
Last updated: 2022/10/04 at 8:54 PM
Kosova Times Published October 4, 2022
Share
SHARE

Në 33 vjet punë si mësimdhënës, Fejzullah Morina, thotë se sivjet e kishte më të hidhur fillimin e vitit të ri shkollor.

“Unë gjithmonë i kam pritur nxënësit e klasës së parë me së paku ndonjë bonbone që ua kam blerë e ua kam dhënë. Dje më është dashur të vij duarthatë”, thotë ky mësues i Shkollës Fillore “Pavarësia” në Prishtinë.

Me një muaj vonesë, për shkak të grevës së mësimdhënësve, mësimi në shkollat publike të Kosovës nisi të hënën.

Por, vetëm pas rikthimit në klasa, mësimdhënësit morën vesh se nuk do të paguhen për muajin shtator.

Kjo, pasi Qeveria e Kosovës mori vendim që të mos ekzekutojë pagat për kohën sa ata kanë qenë në grevë.

Për rrjedhojë, familja Morina mbeti pa dy paga, meqë bashkëshortja e Fejzullahut është po ashtu mësimdhënëse.

“Me datën 2 është dashur të paguaj këstin e kredisë që e kam marrë për blerjen e banesës. Nuk kam mundur ta paguaj”, tregon Fejzullahu për Radion Evropa e Lirë.

Për më tepër, ai thotë se e ka të vështirë t’u ndajë para xhepi edhe tre fëmijëve të tij studentë.

Greva në arsim dhe në administratën publike të Kosovës nisi më 25 gusht dhe u pezullua më 1 tetor.

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK) njoftoi më 3 tetor se punonjësit e arsimit, që ishin në grevë, nuk u paguan për muajin shtator, ndërsa shërbyesit civilë po.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve në Administratë Publike, Ali Gashi, konfirmoi për REL-in se pagat e tyre janë ekzekutuar.

Ndërkohë, sipas deklaratave të disa punëtorëve të arsimit dhe komunave të Kosovës, pagat nuk janë ekzekutuar as për ata mësimdhënës që nuk kanë marrë pjesë në grevë.

Marjeta Thaçi, mësimdhënëse e gjuhës shqipe në shkollën fillore “Yll Morina” në Gjakovë, thotë se nuk e ka marrë pagën as ajo e as kolegët e saj.

Shkolla ku punon Thaçi, e ka ndërprerë grevën qysh më 15 shtator.

“[Mungesa e pagës] gjithsesi që shkakton vështirësi, duke pasur parasysh edhe ngritjen e çmimeve, duke pasur parasysh që kemi edhe fëmijë, studentë… obligimet nuk na presin”, thotë Thaçi për REL-in.

Çfarë thotë ligji?

Qeveria e Kosovës e arsyeton vendimin për mosekzekutimin e pagave për grevistë duke u thirrur në Ligjin për greva të Kosovës.

Në këtë ligj, përkatësisht në nenin 18, thuhet se gjatë zhvillimit të grevës pezullohen detyrimet që rrjedhin nga kontrata e punës, duke përfshirë të drejtën në pagesë dhe detyrimin e bindjes për të punuar.

Në interesimin e REL-it se përse pagat nuk janë ekzekutuar vetëm për punëtorët e arsimit që ishin në grevë, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, u përgjigj me shkrim:

“Për dallim nga punëtorët e arsimit, për punëtorët në administratën publike ne nuk kemi pasur informata të plota se kush ka grevuar dhe kush jo, meqë greva aty nuk ka qenë homogjene. Megjithatë, kjo çështje do të trajtohet nga auditori”.

“Parimi: pagë për punë do të respektohet”, tha ai.

Nagavci: Komunat nuk i raportuan Ministrisë së Financave

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë (MAShTI), Arbërie Nagavci, tha të martën në një shkrim në Facebook se komunat nuk i kanë raportuar te Ministria e Financave listat e punëtorëve për muajin shtator.

Sipas saj, komunat janë përgjegjëse për organizimin e arsimit parauniversitar.

Kjo do të thotë se komunat i përgatisin listat e punëtorëve, pagat e të cilëve i ekzekuton pastaj Ministria e Financave.

Deklaratën e ministres Nagavci e kundërshton Sazan Ibrahimi nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se komunat i kanë kryer obligimet e veta ligjore dhe i kanë dorëzuar listat si gjithmonë – para datës 10 të muajit përkatës.

Ibrahimi shton se komunat kanë refuzuar të bëjnë dallime në lista, se kush ka qenë pjesëmarrës në grevë e kush jo, ashtu siç ka kërkuar niveli qendror.

Edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, konfirmon për REL-in se komuna që udhëheq ai, e ka dërguar me kohë listën e pagave për punëtorët e arsimit.

Sipas tij, Ministria e Financave ka vepruar jashtëligjshëm me ndalimin e pagesave për mësimdhënës.

“Një dëshmi tjetër që është vepruar në kundërshtim me ligjin, është fakti se edhe mësimdhënësve që janë në pushim të lehonisë, apo pushim mjekësor, u është ndaluar paga”, thotë Lladrovci.

Qeverinë mund ta presin padi

Qeveria e Kosovës nuk ka të drejtë ta zbatojë ligjin në mënyrë selektive, thotë Arbër Guta, avokat me bazë në Prishtinë.

Guta, i cili është marrë me raste të të drejtave të punëtorëve pikërisht në sektorin e arsimit, thotë se nëse Qeveria thirret në Ligjin për greva, atëherë pagat duhet të ndalen për të gjithë grevistët, pa dallim.

Ai shton se Qeveria është dashur “të ketë një listë të saktë apo të dhëna të sakta se kush prej punëtorëve nuk ka punuar gjatë kësaj periudhe”.

Sipas tij, punëtorët që nuk kanë marrë paga “pa të drejtë”, mund të ngrenë padi në gjykata, duke kërkuar kompensim të pagës dhe të dëmeve të tjera që u janë shkaktuar.

“Konsideroj që me shumë gjasë, Qeveria do të jetë përgjegjëse për shumë gabime që i ka bërë dhe shumë shpenzime që mund të krijohen, nëse këta punëtorë ngrenë padi nëpër gjykata”, thotë Guta.

“Po rrezikohet mirëqenia sociale”

Avokati i Popullit tha se është “duke e ndjekur me shqetësim situatën”, pas mosekzekutimit të pagave për punonjësit e arsimit.

Sipas këtij institucioni, kjo gjë “do ta rrezikojë seriozisht mirëqenien sociale për mësimdhënësit dhe për familjet e tyre, në një gjendje edhe ashtu të brishtë”.

Në reagimin e tij, Avokati i Popullit rikujtoi, siç tha, përgjegjësinë e Qeverisë që “të garantojë përdorimin e standardeve të njëjta sa i përket grevës”, duke i trajtuar të gjithë “në mënyrë të barabartë”.

Këshilli i Prindërve i Kosovës tha përmes një postimi në Facebook se, edhe pse nuk është pajtuar kurrë me grevën, ai solidarizohet me mësimdhënësit kur ata “trajtohen padrejtësisht dhe jashtë çdo norme, me interpretim të njëanshëm ligjor dhe jashtë të gjitha praktikave të deritanishme”.

Si është rregulluar pagesa e grevistëve në vendet e tjera?

Në shumë vende të Evropës, qeveritë kanë të drejtë me ligj që t’i ndalojnë pagesat për punëtorët në sektorin publik, që hyjnë në grevë.

Sipas Unionit Evropian për Shërbimin Publik, i cili monitoron legjislacionin për greva në Evropë, ndalja e pagës për grevistët bëhet edhe në shtete si: Shqipëria, Serbia, Mali i Zi e Bosnja e Hercegovina.

Legjislacion i ngjashëm është edhe në Danimarkë, Francë, Norvegji e vende të tjera.

Në Kosovë janë rreth 23 mijë mësimdhënës të sistemit parauniversitar.

Mësimdhënësit në shkollat fillore paguhen 470 euro në muaj, ndërsa ata në shkollat e mesme marrin nga 530 euro në muaj.

Mësimdhënësit kanë qenë në grevë me kërkesën për mbështetje financiare prej 100 eurosh në muaj, derisa të hyjë në fuqi Ligji i ri për paga

Qeveria e Kosovës e ka refuzuar këtë kërkesë, duke thënë se ky ligj, që parasheh rritje të pagave, do të dalë në miratim së shpejti.

SBAShK-u ka njoftuar më 1 tetor se ka pezulluar grevën deri në janar, duke thënë se shpreson që Qeveria “ta mbajë fjalën” për Ligjin për paga.

Nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë në janar, marrë parasysh se Ligji për paga hyn në fuqi tetë muaj pas miratimit.

You Might Also Like

Kusari Lila: Propozimi për ndryshim orari nuk ishte shkelje

Macron: Investoni në Shqipëri, në dy vite pjesë e BE

Weber: Qeveria e re gjermane duhet të bëjë kthesë në dialogun Kosovë-Serbi

Haradinaj për dëshmorin Mentor Tolaj: Kishte guxim të përballej me armikun

Rizvanolli: Furnizimi me ujë të pijshëm në komunat veriore, pa problem

Kosova Times October 4, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kuitni

Horoskopi ditor për datën 16 maj

Kosova Times Kosova Times May 16, 2024
Senatori Murphy: E ardhmja e Serbisë është me BE-në e SHBA-në, jo me Rusinë
Bogujevci: Rrugëtimi i Kosovës drejt anëtarësimit, rrugë njëkahëshe
Von der Leyen: Dhuna e kolonëve në Bregun Perëndimor duhet të ndalet
Serbia e mbushur me emigracion nga lindja ndërsa proagandon rrezikun nga Kosova!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?