By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
Trupa shtesë të NATO-s mbërrijnë në Kosovë
June 5, 2023
Blinken: ShBA-ja s’do ta lejojë Iranin të bëhet me armë bërthamore
June 5, 2023
Gjykata e lartë e BE-së: Reforma në drejtësi e Polonisë shkel ligjin evropian
June 5, 2023
Sulmohet një veturë e Policisë së Kosovës në Zveçan
June 5, 2023
Belgjika i kërkon sqarime Ukrainës për armët e përdorura në sulmet në Rusi
June 5, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani mbështetje Prokurorisë në luftë kundër autorëve të krimit seksual
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Politikë > Lajme > Osmani mbështetje Prokurorisë në luftë kundër autorëve të krimit seksual
Lajme

Osmani mbështetje Prokurorisë në luftë kundër autorëve të krimit seksual

Kosova Times
Last updated: 2022/10/04 at 9:07 PM
Kosova Times Published October 4, 2022
Share
SHARE

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, dhe Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Jetish Maloku.

Në këtë takim u diskutua për nevojën domosdoshme dhe urgjente të intensifikimit të punës së Prokurorisë dhe bashkërendimit të institucioneve të drejtësisë në parandalimin, ndjekjen penale dhe ndëshkimin adekuat të kryesve të veprave penale të dhunimeve, ngacmimeve seksuale dhe veprave penale kundër integritetit seksual.

Presidentja kërkoi nga KPK-ja dhe u.d. Kryeprokurori që t`i ndërmarrin hapat e nevojshëm për të ashpërsuar këtë luftë dhe për të ngritur kapacitetet e nevojshme që të mundësohet një gjë e tillë. Njëkohësisht, Presidentja u zotua për përkrahjen e të gjitha institucioneve të drejtësisë dhe atyre ligjzbatuese në ndërmarrjen e këtyre hapave.

Presidentja gjithashtu rikonfirmoi përkrahjen e saj për nismën për veting dhe reforma në drejtësi, si rruga më e nevojshme dhe e duhur në drejtim të garantimit të një sistemi gjyqësor e prokurorial me integritet dhe profesionalizëm.  Sipas Presidentes Osmani, integriteti dhe profesionalizmi i prokurorëve dhe gjyqtarëve në sistemin e drejtësisë është shtyllë kryesore e sundimit të ligjit në vendin tonë. Në këtë drejtim, veçanërisht tani pas marrjes së dritës së gjelbër nga Komisioni i Venecias, Presidentja tha se vetingu është ndër proceset reformuese më të rëndësishme në vendin tonë në drejtim të ndërtimit të një sistemi kredibil prokurorial e gjyqësor dhe kthimit të besimit të qytetarëve në drejtësi. Në këtë kontekst, Presidentja u bëri thirrje atyre për të bashkëpunuar me institucionet përgjegjëse në zhvillimin e këtij procesi të dobishëm si për prokurorinë ashtu edhe për qytetarët e vendit tonë, nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në grupet punuese duke ofruar sugjerimet e tyre konkrete për avancimin e këtij procesi.

Në takim gjithashtu u diskutuan edhe zhvillimet aktuale rreth procesit të nominimit dhe emërimit të Kryeprokurorit të shtetit. Presidentja ritheksoi qëndrimin e saj se do të pritet deri në përfundim të të gjitha procedurave gjyqësore në gjykatat e vendit në sistemin tonë të drejtësisë, para se Presidentja të marrë vendimin e saj për propozimin e KPK-së. Një qasje e këtillë, theksoi Presidentja, është e domosdoshme për ta ruajtur sigurinë juridike dhe për ta siguruar shfrytëzimin e papenguar dhe efektiv të mjeteve juridike nga kundërkadidatët, si dhe për ta garantuar besimin qytetar në proces pas vërejtjeve nga shoqëria civile dhe partnerët ndërkombëtarë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Trupa shtesë të NATO-s mbërrijnë në Kosovë

Sulmohet një veturë e Policisë së Kosovës në Zveçan

Qeveria miraton nismën për një marrëveshje me Shqipërinë

Kryeministri britanik: Nga marrëveshja me Shqipërinë janë dëbuar 1800 shqiptarë

Edhe Qeveria, edhe serbët me kushte për zgjedhjet

Kosova Times October 4, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ish-punonjësja e i Shtëpisë së Bardhë, e cila akuzoi Biden-in për ngacmim seksual, iku në Rusi

Kosova Times Kosova Times May 31, 2023
Gjendet pa ndjenja pjesëtari i KFOR-it në Brezovicë
Papa nis vizitën treditore në Hungari
Dyzet vjet burgim për katër të akuzuarit për dhunimin e 11-vjeçares
Dorëzohen: Bërnabiq paralajmëron ndryshim të pozicionit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?