By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rasti i Ademajt, prokuroria nis shfaqjen e video-incizimeve të vrasjes
December 22, 2025
Gjendja në pikat e kalimit kufitar, kolona në metra
December 22, 2025
62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
December 22, 2025
Byrek grek pa kore që mund të përgatitet për 5 minuta
December 22, 2025
Gjykata Themelore shqyrton rastin e tre serbëve të akuzuar për krime lufte
December 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja dhe Japonia dënojnë testin raketor të Koresë së Veriut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > ShBA-ja dhe Japonia dënojnë testin raketor të Koresë së Veriut
Ballina 2Rajon / Botë

ShBA-ja dhe Japonia dënojnë testin raketor të Koresë së Veriut

Kosova Times
Last updated: 2022/10/04 at 8:36 PM
Kosova Times Published October 4, 2022
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara dhe Japonia bashkërisht kanë dënuar lëshimin e një rakete balistike nga Koreja e Veriut.

Ky njoftim erdhi pasi presidenti amerikan, Joe Biden, bisedoi me kryeministrin japonez, Fumio Kishida, tha Shtëpia e Bardhë më 4 tetor.

Biden përsëriti se ShBA-ja “është e përkushtuar për mbrojtjen e Japonisë pasi Koreja e Veriut lëshoi një raketë mbi Japoni”, u tha në deklaratë.

“Liderët bashkërisht dënojnë testin e raketës, e shohin atë si kërcënim për popullin japonez, destabilizimin e rajonit dhe shkelje të qartë të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, u shtua në deklaratë.

Biden dhe Kishida po ashtu konfirmuan se do të vazhdojnë të koordinojnë përgjigjen e tyre të përbashkët, me Korenë e Jugut dhe komunitetin ndërkombëtar.

Më 4 tetor, Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike mbi Japoni për herë të parë në pesë vjet.

Testimi i fundit – që është i pesti që Koreja e Veriut ka kryer në dhjetë ditët e fundit – shtyri Japoninë që të aktivizojë sistemin e alarmit të raketave dhe të lëshonte një paralajmërim të rrallë, duke iu bërë thirrje qytetarëve që të strehoheshin në vende të sigurta.

Për herë të fundit, Koreja e Veriut kishte lëshuar një raketë mbi Japoni më 2017, në kohën kur lideri verikorean Kim Jong Un, kishte shkëmbyer akuza me presidentin e atëhershëm amerikan, Donald Trump.

Koreja e Jugut tha se raketa balistike me rreze të mesme veprimi fluturoi rreth 4.500 kilometra – që mund të jetë distancë rekord për fluturimet e raketave të Koresë së Veriut.

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, e quajti “provokim” lëshimin e raketës dhe tha se ky testim përbën shkelje të rezolutave të OKB-së, duke u zotuar për “përgjigje të fuqishme”.

Kishida tha se lëshimi i raketës ishte “akt i dhunës”, ndërkaq kreu i Bashkimit Evropian, Charles Michel, tha se ky veprim i Koresë së Veriut përbën “një agresion të pajustifikuar”.

Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, vizitoi Seulin javën e kaluar dhe vizitoi edhe Zonën e Demilitarizuar, që ndan Gadishullin Korean.

Rreth 28.500 trupa amerikane gjenden në Korenë e Jugut për t’i ndihmuar këtij shteti që të mbrohet nga Koreja e Veriut.

You Might Also Like

Trump iu bashkua eventit me telefon me ftesë të të birit dhe tha: “Nëse nuk mban një fjalim të mirë, do ta çoj në ferr”

Bilanci i pushtetit po ndryshon në mënyrë dramatike në Evropë. “Macron e tradhtoi Merzin, ai do të paguajë për këtë”

Një paralajmërim kundër paqësimit – Intervistë me Karl von Habsburg (Pjesa I)

Ish ministrja serbe e energjetikes Mihajloviç: Putini gënjen dhe kërcënon…, çfare miqesie eshte kjo?

Inteligjenca Amerikane Vën në Pikëpyetje Aftësinë e Rusisë për të Pushtuar Ukrainën

Kosova Times October 4, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Murati: Kushtetuta njeh edhe mundësinë e votimit të fshehtë

Kosova Times Kosova Times May 1, 2025
Sylejman Selimi vazhdon dëshminë në Speciale
Përfaqësuesja e parë transgjinore u ndalua të përdorte tualetin e grave në Kongresin Amerikan
Qeveria miratoi kërkesën për pagesën e 580 specializantëve
75 qirinj në tortën e ditëlindjes: Po si i ka punët NATO?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?