By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kjo është dieta e çiftit turk : falë saj, Halit humbi 14 kilogramë dhe Berguzar 7 kilogramë
May 19, 2025
36 aksidente për një javë në Ferizaj, 14 konfiskime të patent-shoferëve
May 19, 2025
Basha: Ne po përpiqemi, bllokues janë ata që votojnë kundër
May 19, 2025
Snajperistët shqiptarë, medalje të bronztë në garën elitare ndërkombëtare
May 19, 2025
“Odisejada” e talljes së deputetëve edhe sot në seancën e 18…
May 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shkëmbime tokash në Graçanicë, përkundër protestave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Shkëmbime tokash në Graçanicë, përkundër protestave
Ballina 1Lajme

Shkëmbime tokash në Graçanicë, përkundër protestave

Kosova Times
Last updated: 2022/10/04 at 8:45 PM
Kosova Times Published October 4, 2022
Share
SHARE

Për Stanisha Petroviqin nuk ka asnjë fjalë tjetër që mund ta përshkruajë vendimin për shkëmbim të një prone mes Komunës së Graçanicës dhe një biznesmeni, përveçse “i turpshëm”.

Për të ngritur zërin kundër këtij shkëmbimi, i cili, siç thotë, është vetëm një karakteristikë e korrupsionit që “mbretëron në këtë komunë” jo larg Prishtinës, Petroviq nënshkroi një peticion qytetarësh.

Ai është njëri nga dhjetëra nënshkruesit, me të cilët u takua para ndërtesës së Komunës së Graçanicës.

Stanisha Petroviq
Stanisha Petroviq

Cila është arsyeja e daljes së tyre në rugë?

Biznesmeni Rexhë Shoshi do t’i ofrojë Komunës së Graçanicës një rrugë në pronësi të tij, në 18 ari tokë, që kalon nëpër një vendbanim në fshatin Çagllavicë.

Rruga në pronësi të biznesmenit Rexhë Shoshi që kalon nëpër një vendbanim në fshatin Çagllavicë.
Rruga në pronësi të biznesmenit Rexhë Shoshi që kalon nëpër një vendbanim në fshatin Çagllavicë.

Në këmbim, ai do të fitojë një copë toke prej 17 hektarësh, e cila gjendet përgjatë bregut të Liqenit të Badovcit.

Ky vendim u miratua njëzëri më 28 shtator në seancën e Kuvendit Komunal të Graçanicës.

Toka që do të kalojë në pronësinë e Shoshit, është aktualisht në pronësi të komunës.

Ligji i Kosovës e lejon këtë lloj shkëmbimi, por, në këtë rast, është e paqartë se përse autoritetet lokale nuk i kanë shpjeguar arsyet përse toka, në të cilën rruga është në pronësi të një personi privat, është etiketuar si tokë “strategjike”.

Autoritetet lokale, ndërkohë, e kanë shënuar si “të papërdorshme” parcelën buzë liqenit, që do t’i jepet Shoshit. Pavarësisht kësaj, parcela gjendet në një zonë, ku ndërtimi është i ndaluar me vendim të komunës.

Kundërshtarët e vendimit të tillë besojnë se kompania e Shoshit, së shpejti, do të fillojë të ndërtojë diçka në atë vend.

Kush udhëheq Graçanicën?

Graçanica është një komunë me shumicë serbe, e cila ndodhet rreth shtatë kilometra larg Prishtinës.

Në krye të kësaj komune që nga viti 2013 është Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Branisllav Markoviq nënshkroi po ashtu peticionin, të cilit, gjatë muajit të ardhshëm, do të mund t’i bashkohen edhe qytetarë të tjerë që janë dakord me të.

Markoviq është një nga të paktët pjesëtarë të komunitetit serb që janë të gatshëm të marrin pjesë në protesta dhe të shprehin publikisht pakënaqësinë e tyre me disa vendime të autoriteteve.

Branisllav Markoviq: Ne po bëhemi një masë e hipnotizuar...
Branisllav Markoviq: Ne po bëhemi një masë e hipnotizuar…

“Ne po bëhemi një masë e hipnotizuar, që i ndihmon disa njerëz të arrijnë përfitime personale. Në vend që këta njerëz të punojnë për popullin. Duket se ne të gjithë duhet të heshtim, në mënyrë që ata të gëzojnë”, thotë Markoviq për Radion Evropa e Lirë.

Çfarë jep dhe çfarë merr komuna?

REL iu drejtua Komunës së Graçanicës me kërkesën për të shpjeguar se përse rruga në pronësi të Rexhë Shoshit ka “rëndësi publike”, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Ndërkohë, më 29 shtator, pas lajmit se komuna po bën shkëmbim të pronës me një person privat, publikut iu drejtua vetë kryetarja Lilana Shubariq.

Ajo sqaroi se komuna ka fituar 18 ari tokë në kategorinë e infrastrukturës rrugore, “në të cilën ndodhet një rrugë e rëndësishme strategjike lokale, brenda një zone të banimit”, dhe se pronari i asaj rruge, si kompensim, do të marrë një pjesë të parcelës prej 17 hektarësh në “periferinë e Graçanicës, jo më shumë se 1/6 e parcelës së përmendur”.

Në nënshkrimin e peticionit kundër këtij shkëmbimi më 3 tetor në Graçanicë, është vendosur një gur, si simbol se prona që jep komuna nuk është tokë gurore.
Në nënshkrimin e peticionit kundër këtij shkëmbimi më 3 tetor në Graçanicë, është vendosur një gur, si simbol se prona që jep komuna nuk është tokë gurore.

Sipas një pasqyre në Geoportal – portal për informacione gjeografike i Agjencisë së Kadastrës së Kosovës – shihet se parcela e dhënë nga Komuna e Graçanicës, në fakt, gjendet në afërsi të Liqenit të Badovcit.

Shubariq e përshkroi këtë parcelë të komunës si “një tokë të papërdorshme gurore, pa rrymë, ujë apo ndonjë infrastrukturë mbështetëse” dhe tha se në të nuk mund të ndërtohet ndonjë vendbanim apo objekt tjetër.

Kush është Rexhë Shoshi?

Rexhë Shoshi, me të cilin Komuna e Graçanicës shkëmbeu parcela, sipas informacioneve të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë, është pronar i dy kompanive.

Në të njëjtën faqe thuhet se kompania AMF COMPANY është një kompani pasive, pra nuk operon, por se, për këtë arsye, TCT SH.P.K. është shumë aktive, përkatësisht merret me punë që variojnë nga transporti i produkteve të ndryshme deri te ndërtimi i objekteve të banimit, rrugëve, autostradave etj.

REL kontaktoi Shoshin për ta pyetur se çfarë planifikon të bëjë me pronën që do të marrë nga Komuna e Graçanicës dhe nëse është e vërtetë se kjo pronë është “e papërdorshme”, siç pretendon kryetarja e Komunës së Graçanicës.

Shoshi tha se po udhëtonte jashtë vendit dhe se do të përgjigjet sapo të dalë nga aeroporti. Megjithatë, deri në përfundimin e këtij artikulli, ai nuk u përgjigj.

Nënshkrimi i peticionit kundër shkëmbimit të tokës nga Komuna e Graçanicës.
Nënshkrimi i peticionit kundër shkëmbimit të tokës nga Komuna e Graçanicës.

Shkëmbimet e mëparshme mes Shoshit dhe Komunës së Prishtinës

REL konstatoi se, vitin e kaluar, edhe Komuna e Prishtinës ka shkëmbyer prona me Shoshin. Autoritetet lokale kanë dhënë disa nga parcelat e tyre në vendbanimin “Prishtina e Re” dhe, në këmbim, kanë marrë parcela, në të cilat “është ndërtuar një rrugë që përdoret për interes publik”.

Në mars të këtij viti, ndërkaq, Shoshi ka kërkuar nga autoritetet lokale në Prishtinë leje për të filluar ndërtimin e një objekti banesor dhe komercial në parcelat që i ka marrë në këmbim.

Bashkë me kërkesën, ai ka dorëzuar edhe një projekt-propozim për ndërtim. REL nuk ka arritur të marrë vesh nëse autoritetet lokale në Prishtinë e kanë miratuar ose jo kërkesën e tillë.

Kush e nis dhe kush e përfundon procesin e shkëmbimit të pronave?

Vendimin përfundimtar për shkëmbimin e pronës, pas Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, e merr Autoriteti i Vlerësimit Financiar, i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Financave.

Në një deklaratë me shkrim për Radion Evropa e Lirë, ministria thotë se vlerësimi në rastin e shkëmbimit të parcelave në mes të Komunës së Prishtinës dhe personit privat, Rexhë Shoshi, ka përfunduar, përkatësisht komuna ka marrë pëlqimin për kryerjen e këtij shkëmbimi.

Ministria thotë se Komuna e Graçanicës nuk ka dërguar ndonjë kërkesë të ngjashme për vlerësim.

Iniciativa për shkëmbimin e pronës me Shoshin është ndërmarrë fillimishtmë 15 qershor të vitit 2021 nga kryetari i atëhershëm i Graçanicës, Sërgjan Popoviq, pasi një vendim i tillë është miratuar në Kuvendin Komunal.

Arsyetim i Popoviqit ka qenë se shkëmbimi do të bëhet për “interesin publik”, pra “për lidhjen e 32 parcelave me një rrugë publike”.

Radio Evropa e Lirë ka marrë vesh nga burime të mirinformuara se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka refuzuar ta vlerësojë atë vendim si të ligjshëm, pasi Kuvendi Komunal ka qenë me mandat teknik, për shkak të shpalljes së zgjedhjeve lokale.

Burimi i njëjtë shpjegon se autoritetet aktuale lokale në Graçanicë nuk kanë qenë të obliguara që sërish të iniciojnë shkëmbimin e tokës. Nga ministria kompetente nuk e kanë konfirmuar një gjë të tillë.

Ndërtesa e Komunës së Graçanicës.
Ndërtesa e Komunës së Graçanicës.

Kush i publikoi i pari informacionet për shkëmbimin e pronave?

Ish-kryetari i Komunës së Graçanicës, Branimir Stojanoviq, ka qenë, në fakt, i pari që ka publikuar informacionin se Komuna e Graçanicës po bën shkëmbimin e pronës me një person privat, duke pretenduar se bëhet fjalë për “tradhti”.

“Sapo janë dhuruar 17 hektarë tokë komunale për 18 ari. Kjo është tradhti ndaj popullatës sonë që jeton këtu”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Më 3 tetor, edhe Stojanoviq mori pjesë në një protestë kundër këtij shkëmbimi dhe tha se do t’ia raportojë këtë çështje komunitetit ndërkombëtar dhe autoriteteve në Beograd, sepse mendon se ka dyshime për korrupsion.

“Nuk ka asnjë interes publik që mund ta arsyetojë këtë vendim, përveç ndonjë interesi personal, korruptiv”, tha Stojanoviq.

Ish-kryetari i Komunës së Graçanicës, Branimir Stojanoviq, gjatë protestës kundër shkëmbimit të pronave.
Ish-kryetari i Komunës së Graçanicës, Branimir Stojanoviq, gjatë protestës kundër shkëmbimit të pronave.

Në protestë morën pjesë edhe përfaqësues të dy iniciativave qytetare, të cilat veprojnë në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës: “Mbijetesa serbe” dhe Iniciativa Qytetare për Zubin Potokun.

Më herët, përmes një deklarate të përbashkët, ato kanë kërkuar tërheqjen e menjëhershme të vendimit të Kuvendit Komunal të Graçanicës për shkëmbimin e parcelave me një person privat.

Ato e kanë krahasuar këtë vendim të Komunës së Graçanicës me dhënien e lejeve të ndërtimit në Komunën e Shtërpcës, për të cilat dhjetëra zyrtarë nga niveli lokal dhe qendror janë në paraburgim, nën dyshimet se kanë keqpërdorur pozitën e tyre për përfitime personale.

Në mesin e të arrestuarve është edhe ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq, i cili dyshohet se ka ushtruar presion mbi zyrtarët për dhënien e lejeve të ndërtimit në Sharr. Dyshohet se vetëm ai ka fituar mbi një milion euro përmes dhënies së lejeve të paligjshme për ndërtimin e vilave. Prokuroria në Ferizaj është duke bërë ende hetime për këtë rast.

You Might Also Like

36 aksidente për një javë në Ferizaj, 14 konfiskime të patent-shoferëve

Basha: Ne po përpiqemi, bllokues janë ata që votojnë kundër

Snajperistët shqiptarë, medalje të bronztë në garën elitare ndërkombëtare

Krasniqi: VV e painteresuar pë zhbllokim, jemi shtet në gjendje emergjente

Protestojnë punëtorët e `Pastrimit` para komunës së Prishtinës

Kosova Times October 4, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gjermania miraton pajisje mbrojtëse rekord me vlerë 20 miliardë euro

Kosova Times Kosova Times December 19, 2024
BE të mos humbi kohë, ta njoh pa vonesë shtetin e pavarur të Kosovës
Rusia po humbet partnerin e saj më të madh në Azinë Qendrore
Ky është kryeshefi Ekzekutiv i ri i Termokosit
Rreth 300 haxhilerë nga Kosova arrijnë në Mekë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?