By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Fantazmat” e Ukrainës shkatërrojnë tetë objektiva ruse në Krimenë e pushtuar
December 5, 2025
Reuters: SHBA-të kanë kërkuar që Evropa të marrë përsipër pjesën më të madhe të përgjegjësive të NATO-s
December 5, 2025
Gazetarët indianë e pyetën Putinin pse po shkatërronte shtëpitë e ukrainasve rusishtfolës dhe pro-rusë në Donbas
December 5, 2025
Një dron goditi kullën e Kadyrovit. Kronikë lufte
December 5, 2025
Shumë të arrestuar, pak të akuzuar. Taktikat “humane” të Ministrisë së Brendshme kundër protestuesve agresivë nuk funksionuan
December 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Komuna e Graçanicës nis anulimin e vendimit për shkëmbim pronash
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Komuna e Graçanicës nis anulimin e vendimit për shkëmbim pronash
Ballina 1Lajme

Komuna e Graçanicës nis anulimin e vendimit për shkëmbim pronash

Kosova Times
Last updated: 2022/10/05 at 8:32 PM
Kosova Times Published October 5, 2022
Share
SHARE

Kryetarja e Komunës së Graçanicës, Lilana Shubariq, njoftoi të mërkurën se ka nisur procedurën për anulimin e vendimit për shkëmbimin e pronës së paluajtshme komunale me një biznesmen privat.

Ky vendim u miratua më 28 shtator në një seancë të Kuvendit Komunal të Graçanicës.

“Në bazë të kompetencave që dalin nga Statuti i Komunës së Graçanicës dhe me kërkesë të më shumë se 1/3 së këshilltarëve të Kuvendit të Komunës së Graçanicës, anulimi i këtij vendimi do të dalë në rend të ditës në seancën e ardhshme të Kuvendit Komunal”, tha Shubariq përmes një deklarate për media.

Një ditë më herët, REL raportoi për protesta dhe një peticion qytetarësh kundër këtij vendimi, në bazë të të cilit Komuna e Graçanicës do të shkëmbente prona me një biznesmen.

Biznesmeni kosovar, Rexhë Shoshi, do t’i ofronte Komunës së Graçanicës një rrugë në pronësi të tij, në 18 ari tokë.

Në këmbim Shoshi do të fitonte nga komuna një copë toke prej 17 hektarësh, e cila gjendet pranë Liqenit të Badovcit.

Ligji i Kosovës e lejon këtë lloj shkëmbimi, por nuk është bërë e qartë se përse toka që do të merrej nga Shoshi, ka rëndësi “strategjike”, ashtu siç është pretenduar.

REL i është drejtuar Komunës së Graçanicës më 4 tetor me kërkesën për të shpjeguar se përse rruga në pronësi të Shoshit ka rëndësi të tillë, por nuk ka marrë përgjigje.

Rreth vendimit për shkëmbimin e këtyre pronave i pari ka raportuar ish-kryetari i Komunës së Graçanicës, Branimir Stojanoviq, duke e cilësuar si “tradhti” ndaj qytetarëve të Graçanicës.

Pas njoftimit të Shubariqit të mërkurën, Stojanoviq reagoi përmes një postimi në Facebook, duke e cilësuar si “fitore” anulimin e vendimit për shkëmbim të tokës.

Shubariq tha se vendimi i 28 shtatorit ka qenë i justifikueshëm dhe ka pasur arsye të vlefshme për miratimin e tij. Megjithatë, “ne nuk duam të bëjmë asnjë lëvizje që do t’u jepte hapësirë politikanëve të zbehur dhe të konsumuar, që të abuzojnë dhe të përpiqen t’i manipulojnë njerëzit tanë në Graçanicë, për hir të interesave të tyre politike”, tha Shubariq, duke mos sqaruar se për kë e ka fjalën.

Ajo shtoi se Graçanica “ka nevojë për unitet për t’i kaluar të gjitha sfidat”. Kjo komunë nga viti 2013 udhëhiqet nga Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

http://199.192.21.43/2022/10/04/shkembime-tokash-ne-gracanice-perkunder-protestave/

You Might Also Like

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve vazhdon më 24 shkurt 2026

13 vjeçari ther me thikë 19 vjeçarin në një shkollë fillore në Prizren

Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në Komuna

Abdixhiku dhe Guerot flasin për zgjedhjet dhe zhvillimet politike në vend

Kelmendi nuk rikthehet si u.d. Kryeprokuror i Shtetit, i refuzohet kërkesa

Kosova Times October 5, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ahmeti e Sarrazin flasin rrugën evropiane të Kosovës e bashkëpunim rajonal

Kosova Times Kosova Times February 27, 2024
Programeri Hyseni: Ridizajnoni webfaqet për një prezencë më atraktive dhe funksionale
Trump: Putini mund të jetë duke më mashtruar
Kryeministri i Kosovës bisedon me kryetarin e BDI-së
STOP krizës institucionale!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?