By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti takoi ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini
May 19, 2025
KMDLNj: Prishtina është shndërruar në një deponi të plehrave
May 19, 2025
Cheesecake: 10 recetat tona më të mira
May 19, 2025
OBSH: 300 milionë duhanpirës më pak në 20 vjet
May 19, 2025
Tërmet në Kroacinë jugore: ‘Goditje e papritur dhe pastaj lëkundje’
May 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nis samiti i Bashkësisë Politike Evropiane
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Nis samiti i Bashkësisë Politike Evropiane
Ballina 1Lajme

Nis samiti i Bashkësisë Politike Evropiane

Kosova Times
Last updated: 2022/10/06 at 2:45 PM
Kosova Times Published October 6, 2022
Share
SHARE

Samiti inaugurues i Bashkësisë Politike Evropiane, që po mbahet në Pragë të Çekisë, tregon “unitetin” e kontinenti evropian, teksa ai po përballet me pasojat e luftës së Rusisë në Ukrainë.

Kështu deklaroi presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili njëherësh është ideatori i kësaj bashkësie.

“Synimi, pikë së pari, është që ne të ndajmë pikëpamjet për situatën që po prek Evropën, por po ashtu për të ndërtuar një strategji të përbashkët”, tha Macron në fillim të samitit, që mbahet në Kështjellën e Pragës.

Në Pragë të Republikës Çeke janë ftuar krerët e 44 shteteve evropiane. Ftesë nuk kanë marrë Rusia dhe Bjellorusia.

Kryeministri i Republikës Çeke, e cila kryeson Bashkimin Evropian, Petr Fiala, tha se ky samit është një mundësi për diskutime më joformale mbi çështjet e sigurisë dhe paqes, krizës ekonomike dhe energjetike, si dhe për synimet e mbrojtjes së mjedisit.

Më herët gjatë ditës, shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se takimi në Pragë dërgon sinjal të qartë për izolimin e Rusisë, shtet që ka nisur një luftë të paprovokuar ndaj Ukrainës.

Scholz: Ky forum nuk duhet të shndërrohet në institucion

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha se të gjithë liderët pjesëmarrës në këtë samit e shohin pushtimin rus të Ukrainës si veprim të papranueshëm.

“Ata që po takohen këtu e dinë se sulmi rus ndaj Ukrainës është shkelje brutale e rendit të sigurisë dhe paqes që kemi pasur në Evropë në dekadat e fundit”, tha ai.

“Është e rëndësishme që ky sulm të mos pranohet, ne nuk pranojmë që pjesë të fqinjit tonë të aneksohen”, shtoi ai.

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, në Pragë më 6 tetor 2022.
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, në Pragë më 6 tetor 2022.

Megjithatë, Scholz tha se duhet pasur kujdes që forumi i Bashkësisë Politike Evropiane të mos shndërrohet në një institucion të ri ndërkombëtar.

“Nuk ka të bëjë me krijimin e një institucioni të ri që ka administratë dhe burokraci”, tha lideri gjerman, dhe shtoi se takimi të krerëve të shteteve në Pragë duhet të shërbejë “për të biseduar me njëri-tjetrin në mënyrë shumë konkrete”.

Osmani: Po përballemi me sfida të mëdha

Në takimin në Pragë, Kosova po përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani. Ajo tha se në platformën e re, të gjithë përfaqësohen në mënyrë të barabartë dhe është vend për të sjellë ide për të tejkaluar sfidat e përbashkëta.

“Ajo me të cilën po përballemi është sfidë e madhe, por jam shumë e bindur se nëse qëndrojmë të bashkuar, do të jemi në gjendje të tregojmë sukses”, tha presidentja Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë arritjes në samitin e Bashkësisë Politike Evropiane në Pragë të Republikës Çeke.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë arritjes në samitin e Bashkësisë Politike Evropiane në Pragë të Republikës Çeke.

Ndërkaq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se ideja e Bashkësisë Politike Evropiane është një ide e kamotshme, që po rilind në kohë krizash.

“Shpresoj të mos kemi nevojë për kriza për të pasur takime sërish. Shpresoj të shfrytëzojmë këtë takim e të vazhdojmë të ndërtojmë diçka të rëndësishme për komunitetin e madh evropian”, tha Rama.

Në takimin në Pragë, Serbia është i vetmi shtet që ka perspektivë të qartë për anëtarësim në BE dhe që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Zyrtarët evropianë të përfshirë në organizimin e samitit kanë konfirmuar se presin që ky takim të jetë një mundësi ku Beogradit zyrtar do t’i kërkohet sërish të respektojë politikën evropiane të sanksioneve kundër Rusisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u tha gazetarëve para fillimit të samitit të Pragës se nuk ka frikë nga “ata që kërcënojnë Serbinë për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe se përgjigja ndaj liderëve evropianë do të jetë e denjë, e përgjegjshme, serioze dhe e gjerë”.

Në margjinat e samitit janë paralajmëruar takime të ndara, ndër to edhe takimi i përbashkët i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholtz, ndërsa edhe Aleksandar Vuçiq do të takohet veçmas me liderët gjermanë dhe francezë.

Macron kishte dhënë idenë e krijimit të Bashkësisë Politike Evropiane në muajin maj të këtij viti. Ai dhe shtetet e tjera që e mbështesin këtë nismë thonë se nuk duhet të shihet si zëvendësim i procesit të zgjerimit të BE-së.

Presidenti i Francës po ashtu ka thënë më herët se kjo platformë ka për qëllim të lehtësojë shkëmbimet midis shteteve të BE-së dhe atyre që janë jashtë bllokut, përfshirë edhe ato që aspirojnë anëtarësimin në BE.

Më 7 tetor, kryeqyteti çek do të jetë nikoqir i një samiti joformal të BE-së që gjithashtu do të mbahet në Kështjellën e Pragës. Liderët nga 27 shtetet anëtare do të bisedojnë për sanksionet e Rusisë, për krizën energjetike, teksa kontinenti pritet të përballet me një dimër të vështirë.

You Might Also Like

Kurti takoi ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini

KMDLNj: Prishtina është shndërruar në një deponi të plehrave

Hajdaraj e Hennessey flasin për fuqizimin e sundimit të ligjit

Prokuroria nis hetimet, u gjet një foshnjë në mbeturina në Prishtinë

OVL-UÇK letër Komisionerit O`Flaherty: Hetim për shkeljet në Speciale

Kosova Times October 6, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Një mace i shpëtoi jetën pronarit të saj në Ukrainë në prag të një sulmi raketor rus

Kosova Times Kosova Times July 17, 2024
Osmani: Protesta e 1 tetorit 1997 ndryshoi rrjedhën e historisë
Shefi i EULEX-it: I tmerruar nga sulmi i dhunshëm kundër Policisë së Kosovës
Italia, tjetër medalje të artë në not
PDK miraton Deklaratë Politike, kërkon drejtësi për çlirimtarët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?