By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Musaka tradicionale greke
May 18, 2025
Ceremonia e infronëzimit të Papa Leo XIV u zhvillua në Vatikan
May 18, 2025
Hajdari: Diaspora, një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të Kosovës
May 18, 2025
LDK kujton Agim Kikajn në përvjetorin e 8-të të ndarjes nga jeta
May 18, 2025
Policia: Një i vdekur, 15 të arrestuar dhe 1,936 gjoba trafiku në 24 orë
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përpjekja e ndërlikuar e Ukrainës për anëtarësim në NATO
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Përpjekja e ndërlikuar e Ukrainës për anëtarësim në NATO
Ballina 2Rajon / Botë

Përpjekja e ndërlikuar e Ukrainës për anëtarësim në NATO

Kosova Times
Last updated: 2022/10/06 at 2:25 PM
Kosova Times Published October 6, 2022
Share
SHARE

Vendimi i Ukrainës për të aplikuar për anëtarësim në NATO më 30 shtator, u prit me mjaft befasi në Bruksel.

Shumë pak e parashikonin një lëvizje të tillë dhe ndërsa në Bruksel ekziston shumë solidaritet për Kievin, mos prisni që vendi të bashkohet me aleancën ushtarake në një proces të përshpejtuar, siç premtoi presidenti Volodymyr Zelensky, kur e bëri publik vendimin e tij të fundit. Në fakt, mos prisni shumë mbi këtë çështje në të ardhmen e afërt.

Arsyetimi më i zakonshëm që dëgjoj kur flas me zyrtarët e NATO-s është përzgjedhja e kohës kur Zelensky bëri të ditur kërkesën zyrtare të Ukrainës për t’iu bashkuar NATO-s — vetëm disa orë pas shfaqjes së madhe të Vladimir Putinit në Moskë, në të cilën udhëheqësi rus konfirmoi qëllimin për të aneksuar më tej territore ukrainase dhe kërcënoi edhe një herë Perëndimin me përdorimin e armëve bërthamore.

Zelensky, një lider me njohuri mediatike kishte nevojë t’ia rrëmbente “reflektorët Putinit”, tha një zyrtar evropian, duke folur në kushte anonimiteti. Duke gjykuar nga mbulimi që i bënë mediat, kjo funksionoi deri në një farë mase.

Kjo më kujtoi një tjetër lëvizje të Kievit në fillim të luftës: kërkesën ndaj Perëndimit për të krijuar dhe vënë në zbatim një zonë të ndalim-fluturimit mbi Ukrainë. Për disa ditë, zyrtarët ukrainas bënë presion që kjo të realizohej, dhe ekspertët po debatonin për anët pozitive dhe atë negative të një vendimi të tillë. Por, pamundësia praktike që kjo të ndodhte bëri që të gjitha diskutimet të shuheshin shpejt dhe nuk pati asnjë bisedë serioze për këtë temë që nga fillimi i marsit.

Të njëjtin fat ka të ngjarë ta ketë edhe kërkesa e paraqitur nga Ukraina për anëtarësim në NATO dhe për të njëjtën arsye: Perëndimi, i përfaqësuar gjerësisht këtu nga aleanca euro-atlantike, nuk dëshiron kurrsesi të tërhiqet në këtë konflikt. Për të kuptuar arsyen, mjafton të analizojmë konferencën për media të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në Bruksel më 30 shtator, pas njoftimit të papritur të Ukrainës.

Po, është e vërtetë që kur u pyet për ofertën e Ukrainës në NATO, ai tha se “çdo demokraci në Evropë ka të drejtë të aplikojë për anëtarësim në NATO dhe aleatët e NATO-s e respektojnë këtë të drejtë. Dhe, ne kemi deklaruar vazhdimisht se dera e NATO-s mbetet e hapur”.

Në thelb, ky ka qenë qëndrimi i NATO-s ndaj Ukrainës (si dhe vendeve të tjera që aspirojnë për t’u anëtarësuar në NATO si Bosnje e Hercegovina dhe Gjeorgjia) që kur u vendos në vitin 2008, gjatë samitit të NATO-s në Bukuresht që, një ditë, vendi ishte i mirëpritur t’i bashkohej aleancës.

Asgjë nuk ka ndryshuar që atëherë. Çfarë ishte e rëndësishme nga ajo konferencë për mediat ishin edhe dy fjali të tjera që tha Stoltenberg.

E para ishte se “NATO nuk është palë në konflikt”.

Ai e përsëriti këtë afirmim edhe në dy raste të tjera gjatë 18 minutave të konferencës së tij për media.

NATO është e gatshme të mbrojë çdo centimetër të territorit të saj dhe anëtarët e aleancës janë ende shumë të prirë për të ndihmuar Kievin me armë dhe municione për të mposhtur Rusinë. Por, mos prisni që NATO të vijë në ndihmë në ndonjë mënyrë tjetër. Konfrontimi ushtarak me Rusinë është diçka që duhet shmangur me çdo kusht.

Pra, për sa kohë që ka një prani ruse në territorin ukrainas, e gjithë ideja që Ukraina të afrohet edhe më shumë me anëtarësimin është mjaft e diskutueshme. E njëjta gjë vlen edhe për Gjeorgjinë me konfliktet e saj të ngrira.

Fjalia e dytë e Stoltenbergut ndoshta e bën edhe më teorik anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në NATO: “Ne mbështesim të drejtën e Ukrainës për të zgjedhur rrugën e saj, për të vendosur se në çfarë lloj marrëveshjesh të sigurisë dëshiron të jetë pjesë. Pastaj, natyrisht një vendim për anëtarësimin duhet të merret nga të 30 aleatët dhe ne i marrim këto vendime me konsensus”.

Basti më i mirë i Ukrainës

Nevoja për konsensus është vrasësi i vërtetë i shpresave të Ukrainës. Dhe kjo do ta zgjasë pritjen, pavarësisht presionit të Kievit. Mjafton të shihni jo më larg se Finlanda dhe Suedia.

Kërkesat e tyre për anëtarësim në NATO u mirëpritën në tërësi, kur aplikuan në maj. Ishte një proces i përshpejtuar, njësoj si ai që kërkon Zelensky, në të cilin disa hapa anashkalohen dhe disa vendime merren shumë shpejt. Dhe për një kohë u fol edhe për anëtarësimin e çiftit nordik në aleancë në fund të verës.

Tani jemi në tetor dhe nuk ka asnjë shenjë që Parlamenti apo presidenti i Turqisë të ketë dhënë miratimin derisa Stokholmi të ketë bërë lëshimet që Ankaraja ka kërkuar. Dhe mbi të gjitha, edhe ligjvënësit e Hungarisë ende nuk duket se e kanë me nxitim për të votuar pro.

Nëntë presidentë të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore kanë mbështetur planet e anëtarësimit të Ukrainës në NATO, dhe në tërësi mund të ketë edhe disa simpatizues të tjerë në varësi të mënyrës se si do të shkojnë përpjekjet e luftës dhe si do të ndryshojë peizazhi gjeopolitik në Evropë gjatë muajve të ardhshëm. Por, jemi ende larg nga konsensusi i 30 vendeve (ose 32 kur Finlanda dhe Suedia më në fund të anëtarësohen).

Ajo çka mund të ndryshojë është përditësimi i NATO-s i mënyrës se si trajton vendet kandidate. Deri më tani, kjo është bërë nëpërmjet Planit të Veprimit të Anëtarësimit (PVA), një program i këshillimit, ndihmës dhe mbështetjes praktike të NATO-s për një anëtar të mundshëm, edhe pse një PVA nuk përfshin automatikisht anëtarësimin në të ardhmen. Finlanda dhe Suedia e kaluan këtë fazë krejtësisht, ndërsa Bosnje e Hercegovina është ende pjesë që nga viti 2010 dhe ende nuk ka ecur shumë përpara.

Si për Ukrainën, ashtu edhe për Gjeorgjinë, edhe marrja e një PVA-je ka rezultuar e largët deri më tani.

Në samitin e ardhshëm të NATO-s në Vilnius, i planifikuar për t’u mbajtur verën e vitit 2023, mund të ndodhë që një PVA t’i jepet Kievit ose Tbilisit — ose të dyjave. Por, PVA është bërë një term politikisht i ndjeshëm në qarqet e NATO-s, veçanërisht kur përmendet në lidhje me vendet kandidate në lindje. Por, ndoshta mund t’i ofrohet një proces i përshkruar si një “konsultim për anëtarësimin”?

Në çdo rast, çdo lëvizje përpara do të kërkonte konsensus dhe i njëjti unanimitet nevojitet për hapat e mëtejshëm: nënshkrimin e një protokolli pranimi dhe ratifikimin e tij. Një urdhër i gjatë, me fjalë të tjera dhe që do të marrë kohë.

Ndoshta basti më i mirë i Ukrainës kur bëhet fjalë për kërkesën e saj për anëtarësim në NATO është se shumëçka do të ndryshojë për mirë, si në fushën e betejës, ashtu edhe mes elitave politike të aleancës në nëntë muajt e ardhshëm deri në samitin e ardhshëm. /rel/

You Might Also Like

Ceremonia e infronëzimit të Papa Leo XIV u zhvillua në Vatikan

SHBA-të dërgojnë dron strategjik në Detin e Zi për herë të parë pas një viti pas dështimit të bisedimeve në Stamboll

Meloni: ‘Rivendosja e rolit të Italisë si një superfuqi turistike’

Mbi 270 dronë rusë sulmuan Ukrainën gjatë natës

Anije e Marinës Meksikane përplaset me Urën e Bruklinit, të paktën 2 të vdekur dhe 19 të plagosur

Kosova Times October 6, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti në Çikatovë: Është koha e fundit të sjellim drejtësi për viktimat e dënim për kriminelët

Kosova Times Kosova Times April 17, 2023
Të mërkurën protestojnë serbët në veri
Vela: Vuçiq po pretendon rrejshëm se ka një realitet të ri në veri
Osmani në Sofje: Provokatorët nuk do të lejohen të hyjnë në Maqedoni të Veriut
Kryeministri Kurti viziton familjet Miletiq dhe Komatoviq nga Komuna e Istogut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?