By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
Radoiçiq shihet në funeralin e Stefan Nedeljkoviqit, i cili vdiq në Banjska
October 1, 2023
Per avokatin e Milan Radoiçiqit nuk ka arsye për lëvizje të procedurave!
October 1, 2023
Sveçla: Provat janë evidente, dënimi i Serbisë është i domosdoshëm
October 1, 2023
Seks skandali trondit Izraelin: Një palestineze e dënuar për terrorizëm flinte me disa gra roje burgu, qeveria miratoi një masë drastike
October 1, 2023
Këto janë sanksionet për Vuçiqin nëse vërtetohet se qeveria është e përfshirë në konfliktin në Banjskë
October 1, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Alarmante numri i rasteve te reja me kancer të gjirit
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Shëndetësi > Alarmante numri i rasteve te reja me kancer të gjirit
Shëndetësi

Alarmante numri i rasteve te reja me kancer të gjirit

Kosova Times
Last updated: 2022/10/07 at 10:20 AM
Kosova Times Published October 7, 2022
Share
SHARE

Nga janari deri në shtator të këtij viti në Kliniken e Onkologjisë në QKUK, janë shënuar 292 raste të reja me kancerin e gjirit që i përkasin moshës mbi 50 vjeçe. Kjo u be e ditur nga ushtruesi i Detyrës në Klinikën e Onkologjisë, Arben Bislimi. Tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Në Kosovë po shënohet muaji tetor që njihet si muaj i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit. Ky muaj, ka për qëllim ndërgjegjësimin për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat e reja.

Lindita Rugova, është vetëm njëra nga femrat e diagnostikuar me kancer të gjirit, që po përpiqet ta fitojnë betejën me këtë sëmundje. Ajo tregon momentin e parë kur i konfirmohet lajmi.

“Nuk dija kujt t’i tregoj, nuk i tregova askujt vetëm me bashkëshortin, Bardhin, e kam diskutuar. Kur ishte muhabeti për sëmundjen, thoshte hajt mos ta bisedojmë pa e pa, derisa atë ditë që shkuam në Shkup nuk kemi fol shumë, sepse nuk donim ta mërzisnim vetën, edhe kur e morëm vesh aty, filloi ai procesi”, deklaroi Rugova.

Por Lindita përjetoi goditjen tjetër kur pas 10 vitesh ajo ridiagnostikohet sërish me kancer, kësaj radhe pasi kishte kaluar COVID-in.

“Momenti i ridiagnostikimit, kam arritur ta kamufloj shumë mirë në raport me familjen e gjerë, por jo me bashkëshortin. Bashkëshorti është mërzitur shumë. Bile mund të them se ndoshta më shumë se unë. Unë sikurse u mësova me kancerin, dhe unë përpiqesha t’i jap vetes kurajë me pas një shpresë, një ndjenjë që nuk jam duke jetuar për nesër por jam duke jetuar për ma gjatë”, shtoi ajo.

Ushtruesi i detyrës se Drejtorit në Klinikën e Onkologjisë, Arben Bislimi, tha për Radio Kosovën se këtë vit ka rritje të rasteve në krahasim më vitin e kaluar.

“Me kancer gjiri janë evidentuar 292 raste të reja. Kur e krahasoj me vitin paraprak edhe parallogaritjet që i kemi nga matjet që i bëjmë ne, deri ne fund të vitit do ta tejkalojë numrin 400 e që nga viti i kaluar është 15 deri 20 për qind me shumë. Moshat e prekura janë kryesisht mbi 50 vjeç por kemi pasur edhe mosha të reja”, tha Bislimi.

E në kuadër të këtij muaji në Kosovë po organizohen aktivitete të shumta. Nafije Latifi, nga organizata “Jeta Vita”, e cila me vite të tëra merret me informimin e grave për rëndësinë e zbulimit të hershëm të kancerit, tha për Radio Kosovën që këtë muaj kanë vendosur të mbajnë 12 ligjërata në tërë Kosovën për t’u informuar vajzat e reja.

“Shpresojmë që studentët të cilat do t’i dëgjojnë këto ligjërata, do ta përcjellin mesazhin te familjet e veta, te nënat, motrat, hallat, tezet. Ky është edhe qëllimi ynë, që njerëzit të ndërgjegjësohen. Ta dinë që sëmundja është këtu dhe atakon çdo të dhjetën grua, ky është numër shumë i madh për popullatën tonë të re edhe për kushtet të cilat ne diagnostikohemi dhe trajtohemi”, tha Latifi.

Përmbyllja e fushatës për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit do të shënohet si çdo vit, me ecjen e cila mbahet më 28 tetor në Prishtinë ku mblidhen personalitete të shumta institucionale si dhe të shoqërisë civile.

You Might Also Like

Tetori, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Vitia e Abbott diskutuan për sistemin shëndetësor në vend

Studimi i ri: “COVID-i i gjatë” mund të shkaktojë anomali në organet kryesore

Ministria e Shëndetësisë e kthen në treg produktin “Omeprazol”

Vitia: 22 vetura do t’u shpërndahen Komunave për vizita mjekësore nëpër shtëpi

Kosova Times October 7, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Të paktën 30 të vdekur dhe 88 të plagosur pas sulmit rus në Zaporizhja

Kosova Times Kosova Times September 30, 2022
Kosova ende pa ciceronë apo udhërrëfyes turistikë të licencuar
Kremlini urdhëroi shërbimet sekrete të përgatiteshin për kërcënimin e një kryengritjeje të re ushtarake
ShBA-ja i sanksionon edhe katër biznesmenë rusë
Skënderbeu i kompletuar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?