By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
BE paralajmëron për rënie të solidaritetit për refugjatët ukrainas
June 6, 2023
Abdixhiku: Kurti s’ka gatishmëri të koordinohet me aleatët
June 6, 2023
Shefi i NATO-s: Rusia s’mund ta bllokojë anëtarësimin e Ukrainës
June 6, 2023
Dhjetëra të vdekur nga përmbytjet në Haiti
June 6, 2023
Opozita pas takimit me emisaret: Kosova po futet në një situatë shqetësuese
June 6, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Infantino: Kosova gjithmonë mund të mbështetet në përkrahjen e FIFA-s
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Sport > Infantino: Kosova gjithmonë mund të mbështetet në përkrahjen e FIFA-s
Sport

Infantino: Kosova gjithmonë mund të mbështetet në përkrahjen e FIFA-s

Kosova Times
Last updated: 2022/10/07 at 7:18 PM
Kosova Times Published October 7, 2022
Share
SHARE

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino pas vizitave të tija në Kosovë tani ka falënderuar kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademin dhe ekipin e tij për pritjen e ngrohtë që iu bë më datën 30 shtator.

Infantino kreu vizitën e tij të parë në Kosovë, ndërsa tani përmes një telegrami ka falënderuar për pritjen e ngrohtë që i është bërë nga institucionet e vendit.

Në letrën e tij, Infantino tha se Kosova gjithmonë mund të mbështetet në përkrahjen e FIFA-s për zhvillimin e futbollit në vendin tonë.

Më poshtë mund ta gjeni letrën e plotë të të parit të FIFA-s:

“Në emër të të gjithë delegacionit të FIFA-s, do të doja t’ju falënderoja ju dhe ekipin tuaj që na e keni mundësuar një pritje të përzemërt dhe mikpritje të ngrohtë, duke e bërë qëndrimin tonë shumë të veçantë me rastin e vizitës sonë në Kosovë javën e kaluar.

Gjatë vizitës sonë, ne kemi ndarë shumë momente të rëndësishme. Vizita në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe takimi me administratën e FFK-së, takimi me Presidenten e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, takimet me kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurti, ministrin për Kulturë, Rini dhe Sport, z. Hajrulla Çeku dhe kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ishin sigurisht disa nga pikat kryesore.

Të gjitha këto momente të privilegjuara të përbashkëta na ofruan një mundësi për të shkëmbyer idetë dhe vizionin tonë për futbollin, për të shprehur mbështetjen e FIFA-s për zhvillimin e futbollit në Kosovë, veçanërisht futbollit të të rinjve dhe femrave, për të përmirësuar infrastrukturën e futbollit dhe për të nënvizuar potencialin e Kosovës.

Koha e kaluar së bashku na lejoi gjithashtu të theksojmë rolin unifikues që ka sporti në përgjithësi dhe futbolli në veçanti dhe rolin që mund të luajë në shoqëri, veçanërisht për të mirën e të rinjve, dhe për të diskutuar mundësitë kryesore që futbolli dhe sporti mund t’i ofrojnë shoqërisë.

Së fundi, dëshiroj t’ju siguroj se kjo vizitë ka përforcuar vendosmërinë tonë për të punuar së bashku për prosperitetin e futbollit dhe komunitetit në Kosovë, dhe gjithmonë mund të mbështeteni në përkrahjen e FIFA-s për zhvillimin e futbollit në vendin tuaj. Duke ju falënderuar për të gjitha përpjekjet e ndërmarra dhe për kontributin tuaj të rëndësishëm në zhvillim të sportit tonë dhe të promovimit të vlerave të tij në Kosovë, pres me padurim, i nderuar President, t’ju shoh përsëri së shpejti”, ka shkruar Infantino. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Organizohet turneu ‘Dita e Çlirimit të Kosovës’ për U9, U13 dhe U17

Prishtina fiton Kupën e Kosovës

Zlatan Ibrahimovic njofton tërheqjen e tij, gjithe tifozet qajne

Lidhja e Prizrenit dhe Drita kampion të kupës së Republikës së Kosovës për senior

Prishtina ia rrëmben lojtarin kryesor Pejës

Kosova Times October 7, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Lot dhe zemërim pas vrasjes së adoleshentes iraniane në protesta

Kosova Times Kosova Times September 27, 2022
Rusia thotë se po pezullon eksportin e drithërave nga Ukraina
Mot me diell dhe vranësira për pesë ditët e ardhshme
Cilat janë kërkesat e reja për liberalizimin e vizave?
Bashkimi triumfon në derbin e qytetit ndaj Prizrenit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?