By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
Kryetari i bashkisë së Kievit Vitaliy Klitschko mbështeti komandantin e përgjithshëm të Forcave të Armatosura
December 3, 2023
Ka vdekur fotografi i njohur Elliott Erwitt, i cili ka fotografuar Hrushovin, Kastron dhe Marilyn Monroe, i cili ka krijuar imazhe ironike të personazheve kryesore të shekullit të 20-të
December 3, 2023
Paralajmërimi dramaik i Macron: “Shkatërrimi i plotë i Hamasit mund të thotë më shumë…”
December 3, 2023
Jeta në burgun polar rus “Polar Owl” – zona më veriore për të burgosurit e përjetshëm
December 3, 2023
Përfundon seanca e mbyllur ndaj të dyshuarve për vrasjen e Liridonës
December 3, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vjeshta një arsye për të shijuar bukuritë e Luginës së Valbonës
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Ekonomi > Turizëm > Vjeshta një arsye për të shijuar bukuritë e Luginës së Valbonës
Turizëm

Vjeshta një arsye për të shijuar bukuritë e Luginës së Valbonës

Kosova Times
Last updated: 2022/10/07 at 10:20 AM
Kosova Times Published October 7, 2022
Share
SHARE

Për realizimin e një udhëtimi në vjeshtë, në Luginën e Valbonës, më shumë se anën materiale duhet një përgatitje më tepër shpirtërore për të përballuar  të gjitha ato bukuri natyrore që të lënë pa frymë.

Kjo pjesë jo është vizituar nga të huajt por edhe nga mjaft shqiptarë që janë të etur për aventurë. Lugina e Valbonës shtrihet në qendër të Alpeve Shqiptare, në Rrethin e Tropojës. Lugina e Valbonës ka statusin e Parkut Kombëtar dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 8.000 hektarësh. Kjo pjesë më te drejtë cilësohet si kryevepër e natyrës. Një luginë e mbushur me lumenj, ujëvara spektakolare e pyje të pafundme nën hijen e majave të larta që shfaqen ngado.

Lugina e Valbonës është një nga mrekullitë e papërsëritshme të natyrës alpine shqiptare. Kjo luginë ndodhet në pjesën më veriore të vendit në lindje të masivit malor të Alpeve që përfshihet nga rrethi i Tropojës. Lugina e Valbonës nis nga Qafa e Valbonës në perëndim dhe përfundon në luginën e Drinit në jugperëndim, shumë pranë digës së hidrocentralit të Fierzës. Gjatësia e saj nga Qafa e Valbonës deri në lumin Drin është 50.6 kilometra.

Për të shkuar në Valbonë nga Prishtina duhet të udhëtoni 2:30 minuta në një distancë prej 145 kilometrave.  Pamjet fantastike të shpateve malorë që bien në lum janë të paharrueshme. Këto pamje të mahnitshme nisin me Kanionin e Shoshanit, pasohen nga gryka e ngushte me shpate të thepisura e Klisyrës. Më sipër shfaqet fshati Dragobi, më i madhi i zonës, më kulla guri 100 e 200 vjeçare, madje dhe më të vjetra. Në të të rrjedhës së Valbonës ndodhët një ujëvarë disa dhjetra metra e lartë, që bie pingul nga shpati i malit. Sapo kalon Dragobinë, në krahun e djathtë të rrjedhës së Valbonës, në rrëzë të një shkëmbi, ndodhet shpella e Bajram Currit.

Në pjesën e brendshme të Parkut ka mjaft shpella interesante, nga të cilat dallohet Shpella e Dragobisë. Ka një klimë malore me dimër të ashpër, me reshje të dendura shiu e bore, me temperatura të ulëta dhe periudhë të gjatë me ngrica dhe erëra.

Nën ujëvarën e pragut të Valbonës, ujërat e këtyre burimeve zhduken nën zhavorre deri në hyrje të Rragamit. Nga ky fshat deri në atë të Valbonës (Selimaj) është 7 kilometra. Sipërfaqja e ujit mungon gjatë verës për shkak të natyrës karstike. Në sektorin e poshtëm, ndanë kalimit në pellgun e Tropojës, Valbona merr degët e rëndësishme, që janë lumi i Gashit (në Shoshan) dhe atë të Bushtricës (Bujan), që e pasurojnë atë më tej.

Nga hyrja në kanionin e Shoshanit e deri në Valbonë udhëtimi kalon nëpërmjet një luginë të ngushtë, ku në të dyja anët e saj ka shpate shkëmbore dhe pyje me ahe bredh. Rruga është e asfaltuar dhe e kalueshme për çdo lloj mjeti. Pamjet e mahnitshme që nisin me Kanionin e Shoshanit i lënë vendin njëra-tjetrës për tu zëvendësuar nga gryka e ngushtë me shpate të thepisura e Klisyrës. Më sipër shfaqet fshati Dragobi, më i madhi i zonës, me kulla guri 100 e 200 vjeçare.

Sapo kalon Dragobinë në krahun e djathtë të rrjedhës së Valbonës, në rrëzë të një shkëmbi, mes pyllit të dendur ndodhet shpella e Bajram Currit.

Kur të jetë momenti për çlodhje, falë bujtinave të ndërtuara e menaxhuara nga vet banorët duke respektuar traditat e zonës, do të ndiheni si pjesë e familjes.

 

Një dhomë me dy deri 3 krevata vaerion nga 40 deri 50 euro. Një pjatë kryesore  nuk kalon 10 euro qoftë me mish në hell të kecit apo ndonjë peshk.  Supat, corbat nga 150 -200 lekë, sallatë fshati nga 200-300 lekë, flija një porcion 300 lekë.   Flija e pjekur në saç dhe mishi i shijshëm i kecit, trofta e freskët apo turshitë dhe djathi i shtëpisë, ndër të tjera janë një motiv më shumë për ta vizituar këtë Luginë të mrekullive. Në Valbonë nuk ka hotel të mirfilltë, por disa shtëpi-kulla karakteristike janë përshtatur sipas traditës në hotele për turistët. Çmimet e fjetjes dhe ushqimit janë të arsyeshme. Një ajër i pastër që të duket se të shton jetën dhe një qetësi ideale! Lugina e Valbonës duket se i ka vërtet të gjitha, për një pushim që do të të mbetet gjatë në mendje/Kosovatimes/

You Might Also Like

Destinacionet më emocionuese për 2024: Nga Shqipëria në qytetin e uiskit dhe pyjet e thata të Madagaskarit

Në vend të 4 euro për ditë do të jetë 10 ! Qeveria greke synon të rrisë taksat turistike, lista e cmimeve

Pozicioni qiellor dhe mjedisi idilik: Plazhi më emocionues në Evropë

Si të arrini te biletat e lira ajrore dhe pse sot është dita e duhur për këtë

Muri “ujor” 14 metra i lartë që kënaq pasagjerët në aeroportin më të mirë në botë

Kosova Times October 7, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?