By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Hapjet më të mira të hoteleve të reja në botë për vitin 2026
January 27, 2026
Restoranti më i famshëm “ha sa të duash” në Francë është bërë një fenomen kombëtar
January 27, 2026
Rahoveci mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”
January 27, 2026
Shikoni si duket parku ujor më i madh i mbyllur në Evropë
January 27, 2026
Karbonara me lulelakër: Një version i thjeshtë i klasikut italian, por pa vezë dhe proshutë
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Frontex : Shqiptarët e parregullt në BE kryesojnë listën e “kthimeve me forcë” në vitin 2021
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Frontex : Shqiptarët e parregullt në BE kryesojnë listën e “kthimeve me forcë” në vitin 2021
Ballina 2Rajon / Botë

Frontex : Shqiptarët e parregullt në BE kryesojnë listën e “kthimeve me forcë” në vitin 2021

Kosova Times
Last updated: 2022/10/08 at 9:29 PM
Kosova Times Published October 8, 2022
Share
SHARE

Migrantët shqiptarë me qëndrim të parregullt në vendet e Bashkimit Evropian renditen të shtatët në listën e dhjetë vendeve me prurjet më të mëdha migratore sipas të dhënave të publikuara nga raporti më i fundit i Organizatës Evropiane të Ruajtjes së Kufijve, FRONTEX.

Sipas Raportit “Analiza e riskut 2022-2023” të FRONTEX numri i tyre erdhi duke u rritur në vitin 2021 me 25.892 persona të cilët përbëjnë 5% të numrit të përgjithshëm të të huajve me qëndrim të paligjshëm në vendet e Bashkimit Evropian.( 468.719 gjithsej)

Numri i migrantëve shqiptarë me këtë status u rrit me 18% krahasuar me vitin 2020 ku shënoheshin 21.890 shtetas shqiptarë me qëndrim të paligjshëm në vendet e e BE-së.

Në vitin 2021, Bashkimi Europian raportoi rreth 200 mijë kalime të paligjshme kufitare në shtetet anëtare. Kjo sipas Raportit të FRONTEX ishte më e larta të regjistruara që nga viti 2017. Mesdheu Qendror, Ballkani Perëndimor, dhe rrugët e Afrikës Perëndimore ishin tre linjat kryesore me prurjet më të larta të migrantëve të parregullt të evidentuar gjatë vitit 2021.

“Përballë edhe kërkesave të rrepta për migrimin legal në Evropë, shpesh e vetmja zgjedhje e hapur për migrantët është migrimi i parregullt i cili shpeshherë rezulton në një situatë të rëndë humanitare” thuhet në raport.

Ndërkohë , sipas të dhënave të raportit, autoritetet kufitare të vendeve të Bashkimit Evropian në vitin 2021 u refuzuan hyrjen në vendete BE-së , 17.725 shtetasve shqiptarë nga 11.653 që ishte ky status refuzimi në vitin 2020.

Pjesa më e madhe e refuzimeve, rreth 8.000, ka ardhur pasi migrantët nuk kanë pasur dokumente në pikat kufitare që të justifikonin udhëtimin në një vend të Bashkimit Evropian.

Ndërkohë shqiptarët zënë vendin e dytë edhe të kthimeve efektive nga vendet e Bashkimit evropian përmes dy mënyrave, kthimeve “vullnetare” dhe atyre “forcërisht”.

Në vitin 2021 kthimi ishte për 8702 persona, ndërsa në vitin 2020 ai kishte qenë 7.935persona.

Sipas të dhënave të FRONTEX migrantët e parregullt shqiptarë kryesojnë në listën e të huajve të parregullt të kthyer me forcë gjatë vitit 2021 në vendin e origjinës me 5.398 persona nga 4.801 persona që ishte numri i kthimeve në vitin 2020.

Ndërkohë kthimin vullnetar e kanë pranuar në vitin 2021 rreth 2,944 persona nga Shqipëria nga 2771 që ishin në vitin 2020.

Frontex paralajmëron në analizën e riskut se në vitet 2022 dhe 2023 ka të ngjarë të shohin një rritje të mëtejshme të emigrimit të parregullt në kufijtë e BE-së bazuar edhe nga faktorë shtytës politikë dhe socio-ekonomikë në nivel kombëtar të vendeve kryesore të origjinës si dhe faktorë shtytës të nivelit më të lartë të tillë si inflacioni i vazhdueshëm global dhe rritja e çmimeve të ushqimeve, pas luftës në Ukrainë.

You Might Also Like

Një dramë e madhe po ndodh në Itali tani, një shkëmb 4 kilometra i gjatë është shembur

BE shqyrton zgjidhje pas bllokimit të kufijve për mallrat drejt Schengenit

Koreja e Veriut lëshon raketa balistike

FT: SHBA-të do të garantojnë sigurinë e Ukrainës vetëm nëse ajo braktis Donbasin

Amerika njoftoi një strategji të re mbrojtëse. Evropa mbetet e vetme

Kosova Times October 8, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Ngjarjet kryesore në Shqipëri për vitin 2023

Kosova Times Kosova Times January 1, 2024
Daçiq: Vota e Ukrainës në Këshillin e Evropës për Kosovën do të ndikojë në qëndrimet tona të mëtejshme
Kalon në parim Projektligji për Lojërat Mesdhetare
Ademi: Stadium mbi 30 mijë ulëse hap rrugën për finale evropiane
Lobi Euroatlantik Shqiptarë po jep kontribut kolosal për ruajtjen dhe kultivimin e traditave kombëtare shqiptare gjithandej në diasporë dhe në trojet ilire
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?