By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kremlini përjashton bisedimet Zelensky-Putin jashtë Moskës
February 2, 2026
Rusia ka rinisur sulmet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës
February 2, 2026
Kush është Jeffrey Epstein, si u pasurua dhe kush është bashkëpunëtorja e tij Ghislaine Maxwell
February 2, 2026
Një anije mallrash 100 metra e gjatë u përplas në Stamboll
February 2, 2026
SHBA-të janë tërhequr nga OBSH-ja, cilat do të jenë pasojat për botën?
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Për dy vjet janë hapur 40 mijë vende të reja pune
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Për dy vjet janë hapur 40 mijë vende të reja pune
Ballina 1Lajme

Kurti: Për dy vjet janë hapur 40 mijë vende të reja pune

Kosova Times
Last updated: 2022/10/08 at 9:04 PM
Kosova Times Published October 8, 2022
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se gjatë dy vjetëve të fundit sa ai është në pushtet, janë hapur 40 mijë vende të reja pune.

“Qarkullimi i bizneseve për periudhën janar-gusht 2022 ka shënuar rritje prej 21.6% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021 dhe 67.9% krahasuar me vitin 2020.  Si rezultat, në vitin 2021 kishim të regjistruara 25 mijë vende pune më shumë sesa ai pararendës, kurse nga janari deri në gusht të këtij viti kemi 15 mijë vende pune më shumë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Sipas Kurtit, edhe eksportet me qeverinë e tij janë trefishuar, krahasuar me periudhën kur kanë udhëhequr qeveritë e kaluara.

“Eksportin përgjatë periudhës janar-shtator 2022 e kemi për 25.6% më të lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Rritja mesatare vjetore e eksportit gjatë periudhës janar-shtator të viteve 2008-2020 është 15.7%, ndërsa rritja mesatare e eksportit në periudhën e njëjtë të dy viteve të fundit e gjatë qeverisjes sonë është 47.3%. Pra, me qeverinë tonë eksportet në këtë periudhë janë rritur trefish më shpejt sesa në krahasim me vitet kur kanë udhëhequr qeveritë e kaluara”, ka shtuar ai.

Kurti ka thënë se përmes Pakos së Ringjalljes Ekonomike, kanë ndihmuar bizneset vendore që të zgjerojnë kapacitetet prodhuese e përpunuese ashtu që të rritet prodhimi vendor, punësimi e eksporti.

Përveç ndihmës direkte me subvencione, Kurti ka theksuar se po ndihmojnë bizneset përmes uljes së kostos së të bërit biznes.

“E këtë javë, filloi zhdoganimi i mallrave në Portin e Durrësit. Kjo do të ulë kostot për bizneset e konsumatorët për rreth 2 milionë euro sikurse edhe kohën e zhdoganimit”.

Sipas tij, investimet e huaja direkte në Kosovë vazhdojnë të rriten gjatë qeverisjes së tij.

“Në periudhën janar-korrik të këtij viti vlera e investimeve të huaja direkte ka tejkaluar vlerën prej 400 milionë euro. Pra, 47% më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2021 dhe 99% me shumë sesa në vitin 2020”, ka shtuar ai.

“Progresi ekonomik nuk është hamendësim e as rastësi. Ai është rezultat i politikave të duhura dhe qeverisjes së mirë. Shifrat dhe indikatorët më lart janë dëshmia jonë për këtë”, ka përfunduar Kurti. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Vushtrria mbështet marshin ‘Drejtësi, jo politikë’ të 17 shkurtit

Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burg për krime lufte në Izbicë

Abdixhiku premton një fillim të ri për LDK-në

Jahjaga mohon çdo lidhje me dosjen `Epstein`

Mitrovica ripozicionon kiosqet në hapësira më të përshtatshme për operatorë

Kosova Times October 8, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Krasniqi për Srebrenicën: Kriminelë serbë vazhdojnë të enden të lirë

Kosova Times Kosova Times July 11, 2024
Gazeta e rezistencës “Bujku” nisi të dale para 33 viteve, sfidonte ndalimin e të vetmes së përditshme shqipe në Kosovë Rilindja
Atraksionet historike tërheqin mijëra turistë në Prizren nga bota
Tahiri: Shqetësuese numri i madh i pozitave me ushtrues të detyrës
Guardiola: Duhet mposhtur Spartën për ta lehtësuar punën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?