By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Skandali trondit Qipron: Ana e errët e parajsës financiare, për të cilën të gjithë heshtin
January 10, 2026
Çfarë kërkoi zëvendëskryeministri maqedon më 9 janar në ngjarjen e paligjshme në Banja Luka?
January 10, 2026
Televizioni iranian publikon pamje të djegies së Kuranit. Spitalet janë plot: “Po qëllojnë njerëzit në kokë” Indeksi i Lajmeve | 11 minuta më parë
January 10, 2026
Hynë me forcë në një ndeshje futbolli dhe vranë njerëz në fushë
January 10, 2026
Hibridet u përgjigjen zakoneve të reja të mysafirëve
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mehaj: Serbia me paratë e evropianëve blen armatime ruse e kineze
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Mehaj: Serbia me paratë e evropianëve blen armatime ruse e kineze
Ballina 1Lajme

Mehaj: Serbia me paratë e evropianëve blen armatime ruse e kineze

Kosova Times
Last updated: 2022/10/08 at 5:13 PM
Kosova Times Published October 8, 2022
Share
SHARE

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kërkuar bashkëpunim me partnerët dhe shtetet e tjera anëtare të NATO-s për angazhime të tjera të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në misionet paqësuese nëpër botë dhe anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut. Mehaj tha se Serbia është duke marrë para nga Evropa dhe duke blerë armatim rus dhe kinez.

Këto deklarata Mehaj i bëri në Seminarin e 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, me temën “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme”.

Ministri i Mbrojtjes tha se KFOR ka qenë ndihmesë për FSK-në ndërsa tha se fokus i punës së tij si ministër është përgatitja e Kosovës për anëtarësim në NATO.

“KFOR-i ka qenë krah për krahë me ne, na ka ndihmuar në sektorin e sigurisë sepse është zbatuar procesi i planit të tranzicionit, kjo kërkon dhjetë vite dhe bashkëpunim me aleatë dhe partnerë. Plani zhvillohet në tre faza, Kosova ka pasur fatin që të ketë prezencën ushtarake të 17 shteteve… FSK-ja ka arritur kapacitetet operacionale, kam përmbushur premtimin që del nga pakoja legjislative për mbikëqyrjen civile të subjektit ushtarak, e në veçanti harmonizimit, procesin e përgatitjes së Kosovës për anëtarësim në NATO, ky ka qenë fokusi i Kosovës në dy vitet e fundit”, tha Mehaj.

Mehaj tha se dëshirojnë që të shkojnë në misione të tjera paqeruajtëse nëpër botë, ndërsa shprehu edhe aspiratën e Kosovës për anëtarësim në Kartën e Adriatikut.

“Si shtet i vogël kërkojmë që të kemi më shumë angazhim në misionet paqësuese nëpër botë, të eksportojmë siguri dhe jo vetëm ta konsumojmë, pra të bashkëpunojmë edhe me partnerët e shtetet e tjera anëtare të NATO-s për t’u angazhuar në operacionet jashtë vendit… Po ashtu jemi fokusuar edhe në iniciativat rajonale, A5 është krijuar për të motivuar dhe angazhuar shtetet drejt integrimit në NATO, e jo për të bllokuar njëra-tjetrën, sepse është filluar me A3, pra kërkojmë integrim të plotë në Kartën e Adriatikut, normalisht do të varemi nga vota e dhënë nga Bosnja”, tha ai.

Mehaj tha se duhet të bëhet më shumë presion ndaj Serbisë e cila siç u shpreh ai, me fondet e marra nga vendet evropiane është duke blerë armë ruse e kineze.

“Serbia është duke u fshehur në zonën e hirtë, duke marrë para nga Evropa dhe duke blerë armatim rus dhe kinez, Serbia duhet ta ndjejë një presion nga shtetet evropiane. Disa shtete të NATO-s dhe evropiane nuk duan që të shkohet shumë larg, në mënyrë që të hiqen drejt BE-së dhe NATO-s në të ardhmen, por duhet ketë një mesazh të qartë nga partnerët se nuk mund të luash me të dyja palët”, tha ai.

Ministri Mehaj tha se Kosova është e përkushtuar për t’u bërë pjesë e Partneritetit për Paqe, ndërsa shprehu habinë se si disa shtete që po veprojnë kundër direktivave të NATO-s janë pjesë e këtij mekanizmi.

Ai tha se çdo investim që bëhet në fushën e mbrojtjes në Kosovë bëhet sipas standardeve të NATO-s.

“Si munden Bjellorusia dhe Serbia të jenë pjesë e Partneritetit për Paqe, ndërsa Kosova jo. Ne shohim që ne Bjellorusi janë dy divizione ushtarake që kane ndihmuar dhe sulmuar Ukrainën, kurse janë pjesë e këtij Partneriteti. Edhe Serbia, Bosnja njësoj, kurse neve ende se kemi arritur këtë status, ne e dimë çfarë kemi kaluar gjatë luftës, kemi kaluar shumë sfida të vështira dhe tani duhet të shohim dhe kapim mundësi të reja. Çfarëdo që bëjmë ne janë të standardit të NATO-s, çfarëdo që blejmë janë të standardit të NATO-s, e gjithë puna jonë shkon në atë drejtim. Ne kemi ndërtuar një grup ndërministror për procesin e anëtarësimit në Partneritetin për Paqe dhe po përpiqemi të shohim cilat janë të gjitha kriteret që duhet plotësuar për këtë lloj statusi”, tha ai.

Mehaj ka theksuar se FSK-ja është e përkushtuar që t’i shërbejë vendit duke ofruar siguri për çdo qytetar pa dallim, pavarësisht situatave, në veçanti përkushtim për bashkëpunim ndërkombëtar që kontribuon paqes ndërkombëtare. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Dyshimet për spiunazh, Shehollit i zgjatet paraburgimi edhe dy muaj

Paraburgim për 4 të pandehur, masa sigurie për 35 të tjerë në rastin e BKS

Haradinaj: IImzot Nikë Prela dhe Imzot Mark Sopi do të kujtohen gjithmonë

I jepet lamtumira e fundit Ali Sadriut, Abdixhiku:Jetoi politikën si mision

OVL-UÇK përkujton dëshmorët e rënë nga 1 deri më 15 janar

Kosova Times October 8, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gjeorgjia përjashton rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë

Kosova Times Kosova Times October 27, 2024
Ngrihet aktakuzë ndaj dy personave për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”
Vrasësi i ish-kryetarit të parlamentit ukrainas: “Rusët premtuan të kthejnë trupin e djalit tim”
Zulfaj: Jo zbatim të pjesshëm të marrëveshjes, por zbatim të plotë
Guardiola para duelit me Realin: Jemi gati për të bërë më të mirën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?