By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
Vuçiq kërkon autonomi më të madhe për serbët në veri
June 9, 2023
Moszbatimi i Marrëveshjes për normalizim anulon konferencën e donatorëve
June 9, 2023
Maqedonia e Veriut nivelon çmimet në shëndetësi për shtetasit e Kosovës
June 9, 2023
Rashiti: Ndryshim radikal i qëndrimeve gjeopolitike të ShBA-së ndaj Kosovës dhe Serbisë
June 9, 2023
Premtimet zgjedhore në Mal të Zi: Prej turshive deri te banesat dhe rritja e pagave
June 9, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Koreja e Veriut: Testet bërthamore janë për të zhdukur armiqtë
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Rajon / Botë > Koreja e Veriut: Testet bërthamore janë për të zhdukur armiqtë
Rajon / Botë

Koreja e Veriut: Testet bërthamore janë për të zhdukur armiqtë

Kosova Times
Last updated: 2022/10/10 at 11:29 AM
Kosova Times Published October 10, 2022
Share
SHARE

Lëshimet e fundit të raketave të Koresë së Veriut ishin për të testuar armët bërthamore të këtij shteti “për të goditur dhe zhdukur” shënjestrat e mundshëm të Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara, raportoi më 10 tetor media shtetërore. Këto raportime vijnë në kohën kur lideri verikorean ka sinjalizuar se do të kryejë edhe më shumë teste provokuese.

Deklarata e Koresë së Veriut u lëshua në përvjetorin e 77-të të Partisë së Punëtorëve, që është në pushtet, dhe shihet si përpjekje për unitetin e publikut ndaj Kimit, i cili po përballet me vështirësitë ekonomike të shkaktuara nga pandemia, por edhe për shkak të kërcënimit të sigurisë që paraqet aleanca ushtarake midis ShBA-së dhe Koresë së Jugut.

“Përmes shtatë lëshimeve të raketave dhe operacioneve taktike bërthamore, u shfaqën aftësitë tona… të forcave luftuese bërthamore që janë të gatshme të godasin dhe zhdukin shënjestra në çdo lokacion dhe në çdo kohë”, tha agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.

KCNA tha se testimi i raketave u bë në përgjigje të stërvitjeve të fundit detare të forcave të ShBA-së dhe Koresë së Jugut, ku u përfshi edhe avionmbajtësi USS Ronald Reagan. Kjo ishte hera e parë në pesë vjet që ky avionmbajtës u përfshi në stërvitje.

Duke i parë këto stërvitje si kërcënim ushtarak, Koreja e Veriut vendosi të zhvillonte “simulim të një lufte të vërtetë” për të kontrolluar dhe përmirësuar aftësitë e saj të luftës dhe për të paralajmëruar armiqtë, tha KCNA.

Koreja e Veriut i konsideron stërvitjet ushtarake ShBA-Kore e Jugut si përgatitje për pushtim, edhe pse këto shtete kanë thënë se stërvitjet janë të natyrës së mbrojtjes. Që nga maji, kur u formua Qeveria e re në Seul, ushtritë e ShBA-së kanë zgjeruar stërvitjet e tyre ushtarake, pasi i kishin zvogëluar ato për shkak të pandemisë.

Në lëshimet e raketave – që u mbikëqyrën nga Kim – u përfshin edhe raketa me aftësi bërthamore, por edhe raketa të tjera balistike. Po ashtu, Veriu ka lëshuar një raketë balistike tokë-tokë që ka fluturuar mbi Japoni, raportoi KCNA.

Këtë vit, Koreja e Veriut ka kryer numër rekord të testime, duke lëshuar mbi 40 raketa balistike dhe lundruese.

You Might Also Like

Vuçiq kërkon autonomi më të madhe për serbët në veri

Maqedonia e Veriut nivelon çmimet në shëndetësi për shtetasit e Kosovës

Premtimet zgjedhore në Mal të Zi: Prej turshive deri te banesat dhe rritja e pagave

Orban kundër rishikimit të rregullave të BE-së për migrantët dhe azilkërkuesit

Ministrat e Brendshëm të BE-së pajtohen për reforma më strikte rreth azilit

Kosova Times October 10, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Pjesëmarrje e zbehtë në votime

Kosova Times Kosova Times April 23, 2023
Konjufca me të rinjtë e komuniteteve: Vlera e bazamentit të Kosovës është diversiteti i popullit
Politiko: Zbulohet plani gjerman për marrëdhëniet me Kinën, Pekinit nuk do t’i pëlqejë
Sistema: Autoritetet ruse i ndajnë me forcë fëmijët ukrainas nga familjet e tyre dhe i shpallin jetimë
Meloni konfirmon vendin e Italisë në Evropë dhe NATO
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?