By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
Tmerr në Gjermani, një serb kositi me “Mercedes” ish-gruan (19) dhe fëmijën (1): “E mbyti teksa i rridhte gjak në tokë”
October 2, 2023
Një kishë në Meksikë u shemb gjatë meshës, të paktën shtatë persona humbën jetën
October 2, 2023
Në Speciale vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës
October 2, 2023
Kurti do të takojë sot kryetarët e komunave
October 2, 2023
Baronesha Heliq mbi ndikimin malinj rus: “Aleatët rusë në Bosnje dhe Hercegovinë kanë anuluar të gjithë përparimin”
October 2, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mbi 2.500 euro borxh për ilaçin që mungon në QKUK
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Politikë > Lajme > Mbi 2.500 euro borxh për ilaçin që mungon në QKUK
Ballina 1Lajme

Mbi 2.500 euro borxh për ilaçin që mungon në QKUK

Kosova Times
Last updated: 2022/10/10 at 5:51 PM
Kosova Times Published October 10, 2022
Share
SHARE

Ilaçi i imunoterapisë Keytruda – Pembrolizumab, i cili shërben për trajtimin e disa llojeve të kancerëve, ka më shumë se një muaj që mungon në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Askush nuk tregon se kur do të mund të bëhet rifurnizimi, e as si mund t’ia dalin pacientët gjatë kohës sa ka mungesa.

Pjetër Zeqiri, në të 60-tat, përdor këtë ilaç së paku një herë në muaj për trajtimin e kancerit në lëkurë.

“Qe dy muaj më së paku, kjo terapi nuk është në Onkologji”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Zeqiri, i cili vjen nga Komuna e Klinës dhe shërben si pjesëtar i Policisë së Kosovës, thotë se i është dashur të marrë para borxh për ta siguruar privatisht ilaçin.

“Sa kam hequr nëpër Turqi që ta gjej këtë ilaç. E kam blerë 2.565 euro”, tregon ai.

Fatura e ilaçit Keytruda e blerë në Turqi nga Pjeter Zeqiri.

Doza prej 200 miligramësh, Zeqiri thotë se i duhet vetëm për një përdorim.

“Më 24 të këtij muaji e kam sërish datën kur duhet ta marr dozën tjetër. Nuk e di se si do t’ia bëj”, thotë Zeqiri, duke shtuar se nëse nuk e merr dozën me kohë, do të ketë pasoja në shëndet.

Furnizimi me ilaçe i klinikave në QKUK bëhet nga barnatorja qendrore e këtij institucioni.

Operatori për furnizim zgjidhet nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

ShSKUK nuk i është përgjigjur interesimit të Radios Evropa e Lirë se përse mungon ky ilaç dhe kur do të mund të sigurohet.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Arben Bislimi, thotë se mungesa e ilaçit është pasojë e planifikimeve jo të duhura.

Sipas tij, ilaçi Pembrolizumab është përdorur për disa sëmundje në vitin 2021, ndërsa nga ky vit ka filluar të rekomandohet edhe për disa të tjera.

“Ka dalë pak jashtë planifikimit se janë shpenzuar më shumë. Do të thotë, ka qenë i planifikuar, për shembull, vetëm për mlanoma [sëmundje e lëkurës], kurse tash po jepet edhe për patologji të tjera, për mushkëri, edhe për [probleme në] ezofag e kështu me radhë”, thotë Bislimi për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se Pembrolizumabi futet në kategorinë e ilaçeve me kosto të lartë të blerjes.

Aktualisht, sipas tij, janë rreth 30 pacientë në QKUK, të cilët kanë nevojë për këtë terapi.

Në pyetjen e Radios Evropa e Lirë se a ka Ministria e Shëndetësisë mundësi që t’i ndihmojë pacientët për sigurimin e medikamenteve për imunoterapi, nga ky institucion janë përgjigjur shkurtimisht me shkrim se këto medikamente “janë përfshirë në listën e barnave esenciale qysh nga viti 2019”.

Lista e barnave esenciale krijohet në bazë të kërkesave që i bëjnë spitalet, ndërsa furnizimi është kompetencë e ShSKUK-së.

Që nga paslufta në Kosovë, spitalet publike nuk kanë arritur asnjëherë ta përmbushin 100 për qind listën esenciale – kryesisht për shkak të mungesës së mjeteve. Për rrjedhojë, ka pasur vazhdimisht mungesë të barnave dhe pacientët janë obliguar që gjatë trajtimit t’i blejnë vetë ato.

Imunoterapia kundër kancerit ka nisur të aplikohet në Kosovë nga viti 2021. Ajo është një trajtim i sëmundjes përmes substancave që stimulojnë përgjigjen imune.

Radio Evropa e Lirë ka kuptuar nga punonjësit se në Klinikën e Onkologjisë në QKUK mungojnë edhe medikamente të tjera për trajtimin e pacientëve me kancer. Nga lista esenciale e barnave që duhet t’i ketë klinika, mungojnë rreth 30 për qind e tyre.

Hercept HER2+, që përdoret për trajtimin e kancerit në gji, është një prej atyre që mungon.

Për pasojë, pacientët përpiqen ta sigurojnë vetë, pavarësisht kostos.

A mund të ndihmojnë organizatat?

Nga organizata “Jeta Vita” në Kosovë, e cila merret me mbështetjen e grave të prekura me kancer, thonë se nuk kanë fonde për të ndihmuar në sigurimin e terapisë.

Sipas udhëheqëses së kësaj organizate, Nafije Latifi, këto medikamente janë shumë të kushtueshme dhe, siç thotë ajo, Ministria e Shëndetësisë duhet t’u bëjë zgjidhje qytetarëve kur ka mungesa.

“Ne nuk kemi donacione e mjete për t’i siguruar ato ilaçe dhe i drejtojmë në Ministrinë e Shëndetësisë. Gjithmonë ka pasur mungesa për shkak të politikave të gabuara shëndetësore. Barnat për luftimin e kancerit kushtojnë shumë shtrenjtë, e pacientët janë të kushtëzuar të gjenden vetë”, thotë Latifi.

Sipas zyrtarëve shëndetësorë, nga fillimi i këtij viti deri në fund të shtatorit janë identifikuar më shumë se 1.120 raste të reja me kancer në Kosovë. Vetëm brenda një dite, në Klinikën e Onkologjisë marrin shërbim rreth 250 pacientë.

Klinika e Onkologjisë në QKUK nuk mban statistika se sa pacientë humbin betejën me kancer brenda vitit.

Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, rastet më të shpeshta të vdekjeve janë pacientë me kancer në mushkri, zorrë, mëlçi, stomak dhe gji.

You Might Also Like

Në Speciale vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës

Kurti do të takojë sot kryetarët e komunave

Rashiq: “Më vjen turp që Vuçiq është president i Serbisë”

Britania e Madhe po dërgon 200 ushtarë për t’iu bashkuar KFOR-it

Kurti takoi emisarin Sarrazin, temë situata e sigurisë në Kosovë

Kosova Times October 10, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
ShowBiz

Kevin Costner akuzon ish-gruan se e ka vjedhur para se të bënte kërkesën për divorc 15 Korrik, 2023 07:30

Kosova Times Kosova Times July 15, 2023
Policia: Protestuesit shfaqën dhunë dhe hodhën gaz lotsjellës
Policia për vrasjen në Kavajë: Dyshohet se ndodhi për motive hakmarrjeje
Bullgaria mbyll portet për të gjitha anijet ruse
Kodi Civil së shpejti procedohet në Qeveri dhe më pas në Kuvend
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?