Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë, sot do të mbajë mbledhje.
Në këtë mbledhje do të bëhet mMiratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës 28.09.2022, shqyrtimi dhe miratimi i Planit të punës së Komisionit dh shqyrtimi i buxhetit të Komisionit. Mbledhja fillon në ora 09:00.
Ndryshe muaj më parë me 71 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim Kuvendi i Kosovës ka themeluar Komisionin Ad-hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë.
Pjesë e këtij komisioni janë deputetë e partive politike, ndërsa drejtimi do të ketë Partia Demokratike e Kosovës (PDK)Nga Lëvizje Vetëvendosje (LVV) do të jetë zëvendëskryetar Adnan Rrustemi, anëtarë, Arbreshë Kryeziu, Mimoza Kusari-Lila dhe Dimal Basha.
Prej Partisë Demokratike e Kosovës (PDK) do të jenë anëtarë Ilmi Reçica, ndërsa Abelard Tahiri kryetar i Komisionit. Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) anëtarë të këtij komisioni do të jenë Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami. Ndërsa nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) anëtar është Besnik Tahiri. Nga grupi multietnik është deputeti Enis Kervan i cili është edhe zëvendëskryetar i dytë. /Kosovatimes/