By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 2 korrik
July 2, 2025
“Ligji i Madh i Bukur” miratohet me një diferencë të ngushtë votash. Trump feston, Musk ndan postime per tradheti
July 1, 2025
Ademi takon presidentin e Federatës së Ganës në Tiranë
July 1, 2025
Gjykata Speciale dhe ZPS-ja publikojnë raportin vjetor
July 1, 2025
Osmani pret në takim lamtumirës ambasadoren e Estonisë, Ruusalu
July 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pronarët e bizneseve të vogla që nuk hoqën dorë nga Ukraina
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Pronarët e bizneseve të vogla që nuk hoqën dorë nga Ukraina
Ballina 2Rajon / Botë

Pronarët e bizneseve të vogla që nuk hoqën dorë nga Ukraina

Kosova Times
Last updated: 2022/10/10 at 11:42 AM
Kosova Times Published October 10, 2022
Share
SHARE

Reuters

Victoriia Maslova e ka braktisur fabrikën e saj me produkte kozmetike në qytezën ukrainase, Buça, në ditën e parë të shpërthimit të luftës së Rusisë në Ukrainë – 24 shkurt.

Ajo bashkë me nënën e saj dhe tre vëllezërit më të vegjël kanë shkuar në Poloni.

Një muaj më vonë, ata janë kthyer sërish në Ukrainë, të vendosur për të vazhduar punën në markën e Victorias me produkte kozmetike, Vesna.

“Ne e duam Ukrainën. Ne dëshironim të ktheheshim në vendin tonë dhe të punonim këtu”, ka thënë Maslova, 24-vjeçare, e cila ka nisur këtë biznes shtatë vjet më parë me nënën e saj, Inna Skarzhynska, 44-vjeçare.

Për të ringjallur ekonominë e goditur nga lufta më e madhe në Evropë, prej Luftës së Dytë Botërore, Qeveria ukrainase është duke i varur shpresat në banorët sikurse Maslova dhe në ndihmat ndërkombëtare.

Nëna e Maslovas ka pritur deri në muajin prill për t’u kthyer në fabrikë.

Atë muaj është bërë e ditur masakra që kanë lënë mbrapa forcat ruse në Buça, qytezë afër Kievit.

Kati i parë i dyqanit është plaçkitur, mirëpo ajo ka arritur të shpëtojë diçka.

Pamje nga laboratori i plaçkitur.
Pamje nga laboratori i plaçkitur.

Të dyja kanë nisur më pas punën te një familjare në Lviv, qytet rreth 450 kilometra larg Buças, por afër kufirit polak.

Pesë muaj më parë, produktet Vesna shiten në më shumë shtete se kurrë më parë, përfshirë Poloninë dhe Lituaninë.

Së fundi, Maslova ka arritur marrëveshje edhe me një kompani private në Shtetet e Bashkuara për të shitur prodhimet e saj.

Ndërkohë, kjo kompani ka dhënë donacion produktet për lëkurë dhe flokë, për burrat dhe gratë që janë në font të luftës.

Në produktet e dhuruara janë parë mbishkrimet, “Ju jeni heronjtë tanë”.

Produktet me mbishkrimet, “Ju jeni heronjtë tanë”.
Produktet me mbishkrimet, “Ju jeni heronjtë tanë”.

Lufta në Ukrainë, të cilën Moska e konsideron “operacion special ushtarak”, ka hyrë në muajin e tetë.

Pavarësisht fitoreve të fundit të forcave ushtarake ukrainase në fushëbetejë, ekspertët besojnë se lufta mund të zgjasë për kohë të gjatë.

Si pasojë e luftës, miliona ukrainas janë zhvendosur brenda shtetit dhe mbi tetë milionë tjerë janë jashtë kufijve.

Derisa forcat ukrainase luftojnë për të fituar territorin e pushtuar nga Rusia, Qeveria në Kiev është duke menduar edhe për ekonominë, dhe mundësitë për të punësuar ata që u kanë ikur shtëpive dhe bizneseve në lindje dhe jug të shtetit.

Ekonomia e Ukrainës pritet të tkurret për më shumë se një të tretën këtë vit, mirëpo me rihapje të bizneseve, ministrja ukrainase e Ekonomisë, Yulia Svyrydenko, pret situatë pak më të lehtë.

“Ne gjithmonë themi se kemi dy fronte: një është aspekti ushtarak dhe tjetër ekonomik”, ka thënë Svyrydenko në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters.

“Aspekti ekonomik nuk është më pak i rëndësishëm sesa ai ushtarak”.

Bizneset e vogla dhe të mesme, sikurse ai i Maslovas janë në qendër të përpjekjeve qeveritare.

Aktiviteti ekonomik është ngrirë në Ukrainë pas shpërthimit të luftës, mirëpo restorantet, dyqanet e tekstilit dhe klubet e natës kanë nisur të rihapen në Kiev, Lviv dhe qytetet tjera, në të cilat nuk po zhvillohet luftë.

Ministria e Ekonomisë u ka ndihmuar 700 kompanive që të largohen nga zonat e luftës dhe 480 prej tyre kanë rinisur punën, ka thënë Svyrydenko.

Sipas saj, këto kompani janë duke përfituar nga kthimi i gati tre milionë refugjatëve.

Për t’iu ndihmuar kompanive, autoritetet ukrainase janë duke u ndihmuar bizneseve përmes ofrimit falas të hapësirave për zyra dhe prodhim.

Detyra që kanë në krah shteti dhe prodhuesit, sikurse Maslova, është e frikshme, marrë parasysh vlerësimet e Bankës Botërore dhe Bashkimit Evropian se dëmet e luftës arrijnë në rreth 100 miliardë dollarë.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ndarë ditë më marrë 1.3 miliard dollarë ndihmë urgjente për t’i ndihmuar Ukrainës në financim të projekteve që mund të nxisin më shumë interesimin e investitorëve.

“Biznese të guximshme, njerëz të guximshëm”

Iryna Tytarchuk udhëheq një qendër për investime në Lviv, e cila ndihmon në takimin e pronarëve të bizneseve që është dashur të ndërrojnë lokacion për shkak të luftës.

Kjo qendër ofron edhe kredi në deri 68.000 dollarë për to.

“Këto janë biznese të guximshme dhe njerëz të guximshëm që nuk i kanë lënë të gjitha për të ikur jashtë shtetit, mirëpo kanë vendosur të nisin gjithçka nga e para”, ka thënë ajo.

Tytarchuk ka kujtuar sesi shumë kompani kanë përjetuar rritje të të hyrave më 2014, kur janë larguar nga tregjet ruse, pas aneksimit të Gadishullit ukrainas të Krimesë nga ana e Moskës.

“Tani edhe më shumë tregje po hapen për to”, ka thënë ajo, duke përmendur se një numër i bizneseve në Britani e kanë kontaktuar me interesim për produktet e prodhuara në Ukrainë.

Afër frontit të luftës, qytetit Mikollaiv, 800 kilometra larg Lvivit, përballet shpesh me sulme artilerie.

Atje, Julia Konovalova është e vendosur për të rinisur biznesin e saj me ushqime të shëndetshme, Fresh U & detox, pasi të përfundojnë luftimet.

Konovalova ka qëndruar në këtë qytet edhe kur gjysma e popullsisë është larguar prej aty.

Ajo i ka dhënë donacion disa furnizime për ushtrinë, pak pas nisjes së luftës, dhe është koordinuar për ndihma tjera ushqimore me Kuzhinën Qendrore Botërore – grup për ndarje të ndihmave – në muajt e fundit.

“Unë ende i kam të gjitha pajisjet e mia. Tani po pres të përfundojë lufta dhe të nis prapë”, ka thënë ajo.

“Ne vetëm duhet të mbijetojmë”.

https://youtu.be/1rZksSyKmOA

Afër kufirit me Rusinë, luftimet e ashpra kanë dëmtuar rëndë Harkivin, qytetin e dytë më të madh Ukrainës, që para luftës ka pasur dy milionë banorë.

Raketat kanë dëmtuar dyqanin e verërave të Evgeniy Safonovit, mirëpo ai veçse është në kërkim të lokacioneve tjera në qytetet më të sigurta, ndonëse synon që të kthehet prapë në Harkiv.

“Investitorët tanë janë të interesuar, madje edhe tani”, ka thënë ai.

“Më quani të guximshëm apo budalla, e kuptoj. Mirëpo planifikimet tona lidhen me ditë. Nuk e dimë çfarë do të sjellë e ardhmja”.

Në kërkim të investimeve

Svyrydenko e pranon se Ukraina përballet me sfida të mëdha, mirëpo deklaron se ajo dhe zyrtarë tjerë janë në gjah për investime.

Ministria e saj është duke studiuar 50 kërkesa nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Britania dhe Polonia, pas lansimit të portalit për investime “Avantazhi i Ukrainës”.

Svyrydenko beson se mundësitë për investime kapin vlerën e 400 miliardë dollarëve, mirëpo tani është shumë herët për të ofruar hollësi shtesë.

Një degë e Bankës Botërore, dhe Banka Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim, kanë thënë muajin e kaluar se do të mund të ndajnë 70 milionë euro për të investuar në bizneset e orientuara në teknologji dhe eksport, si në Ukrainë, ashtu edhe në Moldavi.

Ato presin që fondet e ndihmës të rriten në 250 milionë dollarë në 12 muajt e ardhshëm.

Andy Hunder, i cili udhëheq Odën Ekonomike Amerikane në Ukrainë, ka thënë se ekonomia e Ukrainës është duke demonstruar “qëndrueshmëri fenomenale”, pasi shërbimet e internetit dhe ato të bankave janë duke funksionuar më mirë në Kiev, në kohë lufte, sesa në disa pjesë të Evropës që janë në paqe.

Yulia Zavalniukut i është dëmtuar rëndë biznesi i saj me lule.

Tokat e saj me lule, që gjenden rreth 40 kilometra larg Kievit, janë dëmtuar kur forcat ruse kanë dështuar që të fitojnë kontrollin e Kievit në ditët e para të luftës.

Ajo fillimisht ka menduar që të zhvendoset në Sllovaki, mirëpo më vonë ka vendosur të shkojë përkohësisht në Lviv.

Yulia beson se do të vazhdojë të shesë bimë dhe lule për të siguruar një rrogë dhe që të mbulojë shpenzimet bazike të biznesit.

“Tani është koha për ne – pronarët e bizneseve të vogla”, ka thënë ajo për Reuters.

“Ne duhet të jemi më kreativë, t’i shesim produktet tona dhe të paguajmë taksat”, ka thënë mes tjerash ajo.

You Might Also Like

“Ligji i Madh i Bukur” miratohet me një diferencë të ngushtë votash. Trump feston, Musk ndan postime per tradheti

Prattipati: Kosova është shembull i partneritetit që sjell rezultate

Rubio njofton mbylljen zyrtare të USAID-it

Axhenda Ndërkombëtare

Evropa Lindore po planifikon një fushë minash kundër Putinit

Kosova Times October 10, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosova – Qipro

Kosova Times Kosova Times October 3, 2024
LVV, shumica e deputetëve rikandidojnë, ja 10 e parë
Osmani: Garantimi i sigurisë dhe sundimi i ligjit mbeten kyç
Osmani pranoi raportin e Misionit Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet
Kë tregtoi Putin gjatë 20 viteve të tij në pushtet?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?