By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Bisedimet në Stamboll: Kreu i delegacionit rus kërcënoi përfaqësuesit e Ukrainës
May 18, 2025
Al-Hadath: Trupi i udhëheqësit të Hamasit, Mohammed Sinwar, gjendet në Rripin e Gazës
May 18, 2025
Zelensky, Vance dhe Rubio takohen për herë të parë që nga grindja në Shtëpinë e Bardhë
May 18, 2025
OVL-UÇK i shkruan Grenellit: Mbylleni Gjykatën Speciale
May 18, 2025
KFOR-i mban stërvitje në Prishtinë për evakuim të shpejtë ajror
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dokumenti i Brukselit tregon se sa larg është Serbia nga Bashkimi Evropian
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Dokumenti i Brukselit tregon se sa larg është Serbia nga Bashkimi Evropian
Ballina 2Rajon / Botë

Dokumenti i Brukselit tregon se sa larg është Serbia nga Bashkimi Evropian

Kosova Times
Last updated: 2022/10/11 at 2:50 PM
Kosova Times Published October 11, 2022
Share
SHARE

Shkalla e përputhshmërisë së Serbisë me politikën e jashtme të përbashkët evropiane është “ulur ndjeshëm” dhe nga 64 për qind që shënonte në vitin 2020, përputhshmëria ra në 45 për qind.

Këto janë gjetjet e Komisionit Evropian në paketën e fundit vjetore të zgjerimit, e cila do të publikohet më 12 tetor.

Në draft-raportin, në të cilin Radio Evropa e Lirë (RSE) ka qasje, nënvizohet se Serbia nuk ka respektuar sanksionet kundër Rusisë, të cilat Bashkimi Evropian (BE) i prezantoi Moskës në përgjigje të agresionit në Ukrainë.

“Një sërë veprimesh dhe deklaratash të Serbisë ishin në kundërshtim me qëndrimin e politikës së jashtme të BE-së. Serbia pritet të përmbushë detyrimet e saj si prioritet dhe në mënyrë progresive të harmonizohet me masat kufizuese të BE-së në përputhje me kornizën negociuese të Serbisë. “ thuhet në dokument.

Marrëdhëniet me fqinjët janë të tensionuara dhe sfiduese

Sa i përket bashkëpunimit rajonal, raporti për Serbinë vlerëson se vendi mbetet i përkushtuar për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Megjithatë, përmendet se marrëdhëniet me Kroacinë janë “gjithnjë e më të tendosura me konflikte të herëpashershme politike”.

Marrëdhëniet e Serbisë me Malin e Zi vlerësohen në dokument si “sfiduese”, por theksohet se të dyja palët kanë treguar një gatishmëri më të madhe për rivendosjen e marrëdhënieve dhe përpjekje për zgjidhjen e çështjeve të hapura.

Një paragraf i veçantë i referohet procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.

Përmendet se në periudhën e kaluar ka pasur një takim të negociatorëve kryesorë dhe një takim në nivel liderësh, përkatësisht presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Megjithatë, shtohet se nuk ka progres konkret në negociatat për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme.

Përmes këtij dokumenti, Kosova dhe Serbia ftohen të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të avancojnë negociatat për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin “pa vonesa të mëtejshme”.

Arritja e një marrëveshjeje të tillë është “urgjente dhe vendimtare”, sipas raportit, në mënyrë që Kosova dhe Serbia të mund të përparojnë në rrugën evropiane.

Progres i kufizuar në luftën kundër korrupsionit, vlerësim i dobët në luftën kundër krimit të organizuar
Kur bëhet fjalë për luftën kundër korrupsionit, raporti thekson se Serbia ka bërë vetëm “përparim të kufizuar”.

Në lidhje me këtë, përmendet se numri i hetimeve të reja dhe aktgjykimeve përfundimtare është rritur në vitin 2021 krahasuar me një vit më parë, por ka rënë numri i aktakuzave të shkallës së parë.

Në fushën e luftimit të korrupsionit vlerësohet se është shënuar njëfarë progresi.

Theksohet se numri i aktakuzave dhe aktgjykimeve të shkallës së parë në rastet e profilit të lartë është rritur pak.

Është thënë se Serbia duhet të forcojë parandalimin dhe shtypjen e korrupsionit dhe të rrisë konfiskimin përfundimtar të aseteve në rastet e profilit të lartë.

“Ata sektorë që janë më të prekshëm ndaj korrupsionit kërkojnë vlerësime të synuara të rrezikut dhe veprime të përkushtuara”, thuhet në dokument.

Serbia ka marrë një vlerësim të keq në luftën kundër krimit të organizuar, ku thuhet se është bërë vetëm “përparim i kufizuar”.

Përmendet se në periudhën e kaluar është rritur numri i hetimeve të reja dhe aktgjykimeve të formës së prerë, por është zvogëluar numri i aktakuzave dhe aktgjykimeve të shkallës së parë. Numri i konfiskimeve dhe konfiskimeve përfundimtare thuhet gjithashtu të jetë i kufizuar.

Pranohet se niveli i mirëkuptimit dhe qasjes ndaj konfiskimit është përmirësuar, gjë që, thuhet në raport, duhet të çojë në rezultate më të mira në të ardhmen.

Nuk ka përparim në lirinë e shprehjes

Asnjë përparim nuk është shënuar në lirinë e shprehjes, thuhet në raportin për Serbinë.

Në raport, ekspertët e Komisionit Evropian nënvizojnë se rastet e kërcënimeve dhe dhunës ndaj gazetarëve janë shqetësuese dhe theksohet se ushtrimi i papenguar i lirisë së shprehjes duhet të forcohet edhe më tej në praktikë.

Dokumenti kujton se Enti Rregullator i Mediave Elektronike (REM) caktoi të katër frekuencat kombëtare në të njëjtat kanale televizive si në periudhën e kaluar, në të cilën të gjithë morën paralajmërime nga REM për shkelje të detyrimeve ligjore.

Raporti përsërit vlerësimin e Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODHIR) pas zgjedhjeve në Serbi se shërbimi publik mbuloi në mënyrë të barabartë aktivitetet e fushatës së të gjithë pjesëmarrësve. por ofroi një mbulim të madh jokritik të zyrtarëve publikë që ishin gjithashtu kandidatë në zgjedhje.

Komunikimi kontradiktor i autoriteteve për Europride

Në kapitullin që lidhet me të drejtat themelore, një pjesë e madhe i kushtohet organizimit të Europride në Serbi më 17 shtator, për të cilin pretendohet se mbajtja e manifestimit ishte e pasigurt deri në momentin e fundit.

Në këtë drejtim, vlerësohet se komunikimi i autoriteteve për këtë manifestim ka qenë “kontradiktor”.

“Përderisa autoritetet mbajtën kontakte me organizatorët për të gjetur një zgjidhje, ata mbetën të paangazhuar në lidhje me mbajtjen e paradës me leje zyrtare”, thuhet në raportin e Komisionit Evropian për Serbinë.

Paketa e zgjerimit së bashku me raportet e veçanta për secilin vend duhet të miratohet nga kolegjiumi i Komisionit Evropian.

Raportet për secilin vend individualisht mbulojnë një periudhë prej një viti.
Ky dokument do të publikohet më 12 tetor. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Bisedimet në Stamboll: Kreu i delegacionit rus kërcënoi përfaqësuesit e Ukrainës

Al-Hadath: Trupi i udhëheqësit të Hamasit, Mohammed Sinwar, gjendet në Rripin e Gazës

Zelensky, Vance dhe Rubio takohen për herë të parë që nga grindja në Shtëpinë e Bardhë

Nga lavdërimi te dekorimi: Qasja e Kishës Serbe ndaj kriminelëve të luftës

Ceremonia e infronëzimit të Papa Leo XIV u zhvillua në Vatikan

Kosova Times October 11, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Serbët në jug të Ibrit pyesin “kush do të kujdeset për ne?”

Kosova Times Kosova Times November 18, 2022
Njeriu që vendin e tij e ka futur në krizë, do që të jetë nikoqir i takimit mes Serbisë dhe Kosovës
Pas vrasjes së tre ushtarëve amerikanë, Clark: Goditeni Iranin, burimin e përshkallëzimit
Knaus: Sulmi në veri, përpjekje e Serbisë për të ndryshuar kufijtë me forcë
SBAShK “nuk e përjashton” grevën e përgjithshme në shtator
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?