Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken.
Gjatë telefonatës, kryeministri Kurti e njoftoi sekretarin Blinken për progresin në vend.
Ata biseduan edhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për nevojën për intensifikim të procesit të dialogut drejt një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohje reciproke në qendër të saj. /Kosovatimes/