By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BQK dhe AKI zgjerojnë bashkëpunimin ndërinstitucional për siguri financiare
June 30, 2025
Kurti: Nuk e kuptoj pse gjithë kjo rezistencë, kundër votimit të fshehtë
June 30, 2025
Gurthemeli i një çerdheje shndërrohet në arenë politike Kurti–Rama
June 30, 2025
Forcat e Armatosura të Ukrainës: Mbi 100 dronë rusë sulmuan Ukrainën gjatë natës
June 30, 2025
Komisionarja Kos dhe udhëheqësit e Ballkanit takohen në Shkup
June 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Marrin paga dhe nuk e njohin shtetin e Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Marrin paga dhe nuk e njohin shtetin e Kosovës
Ballina 1Lajme

Marrin paga dhe nuk e njohin shtetin e Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2022/10/11 at 6:27 PM
Kosova Times Published October 11, 2022
Share
SHARE

Fillimisht, kryetarja e Komisionit Hykmete Bajrami, pasi prezantoi raportin e auditorit, sqaroi se është me opinion të kualifikuar, ndërkaq renditi tutje disa nga të gjeturat. Mes tjerash përmendi klasifikimin jo adekuat të shpenzimeve, pagesat e punonjësve bazuar në marrëveshjen e Brukselit, të cilët nuk kanë vijueshmëri në punë, mbivlerësimi i pasurisë, mosfunksionimi i e-pasurisë, borxhet, detyrimet e papaguara kontingjente, grantet etj.

Rreth 200 serbë vazhdojnë të marrin paga pa djersë. Kështu u bë e ditur gjatë raportimit të ministrit të Financave, Punës dhe Transferve, Hekuran Murati, për Raportin Vjetor Financiar të Buxhetit të Kosovës për vitin 2021, është kritikuar nga opozita.

Fillimisht deputeti Halil Thaçi nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se kryesuesja Hykmete Bajrami, e cila vjen nga LDK, e ka mbyllur pa shpjegim mbledhjen e kaluar të komisionit dhe ka lejuar që një deputet të ofendojë deputetë të tjerë.

Për këtë ai tha se deputetja Bajrami duhet të kërkojë falje.

“Mos e keqpërdor pozitën tuaj, kërko falje se të takon me kërkuar falje”, theksoi Thaçi.

Deputetja Bajrami ka thënë se mbledhjen e ka mbyllur shkaku që ministri Murati mungoi në raportim pa paralajmërim.

Pavarësisht kësaj kërkese, Bajrami nuk kërkoi falje.

Në këtë raportim për Raportin Financiar të Buxhetit të Kosovës, Hekuran Murati, tha se viti i kaluar ka qenë një vit sfidues për menaxhimin e buxhetit të shtetit, pasi që sipas tij qeveria dhe qytetarët u ballafaquan me pandeminë Covid-19, e cila si rrjedhojë pati pasoja edhe në ekonomi.

Përkundër këtyre sfidave, Murati tha se ka qenë një vit i suksesshëm.

“Ishte një vit jo i lehtë, për sa i përket sfidave që kishim. Shpesh herë në të kaluarën një sfidë e tillë ka mjaftuar për ta zhvendosur prej binarëve komplet planifikimin buxhetor, e lëre më disa sfida brenda një viti, kështu që ka qenë tepër sfiduese për buxhetin. Në përgjithësi konsiderojmë që si vit fiskal kemi mbyllur shumë mirë, me shumë përmirësime të dukshme, ku kemi pasur rritje të të hyrave të cilat kryesisht kanë ardhur si rezultat i luftimit të kontrabandës”, theksoi Murati.

Për të gjeturën e evidentuar nga Zyra Kombëtare e Auditivit (ZKA) lidhur me pagesat e serbëve pa dalë në punë, ministri Murati premtoi se do ta adresojnë çështjen e pagesave për 199 punonjësit nga komuniteti serb.

Për këtë shkelje, ai fajësoi edhe qeveritë e kaluara.

“Marrëveshja e 2015 cila është ratifikuar në kuvend dhe në atë kohë në koalicion qeverisës keni qenë edhe ju(PDK). Kështu që ju keni ratifikuar një marrëveshje të tillë, pra përgjegjësia bie mbi ju. Dhe tani përgjegjësia se kur dhe sa shpejt do të zgjidhim këtë problem normalisht që na takon neve, por ta dimë adresën se kush e ka shkaktuar këtë problem. Dhe tani po më pyetni mua se a do ta zgjidhim. Po, do ta zgjidhim”, tha Murati.

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, i ka thënë ministrit të Financave, Hekuran Murati, se pushteti aktual i ka lodhur duke ua përmendur 20-vjetshin e kaluar.

“Na keni lodhë me këto 20 vjet. Gabim je, gati 20 muaj i bëtë qeverisje, më vjen keq, por nëse ti je ministër i dështuar, duhesh me u deklaruar, sepse këta 199 punonjës ke mundur dy muaj me iu dhënë afat, hiq më shumë e jo 20 muaj. Ti përderisa nuk ke marrë masa më herët, duhesh me u arsyetuar në qeverisjet e kaluara. Ti 20 mijë mësimdhënësve ua ke ndaluar pagat me arsyetimin se nuk po punojnë. Këta serbë nuk kanë punuar, pse ua ke dhënë pagat?”, pyeti Bytyqi.

Ndërsa, deputeti nga radhët e PDK-së, Rashit Qalaj, u shpreh se të gjeturat e auditorit janë serioze, sidomos për 13 të gjetura në kategorinë e pagave dhe mëditjeve.

“Kemi pasur një vërejtje nga auditori që është serioze, kështu ZKA ka identifikuar 13 të gjetura në kategorinë për paga dhe mëditje, si; angazhimi i stafit pa procedura të rekrutimit, mungesa e dëshmive për vijueshmëri në punë, ushtrimi i pozitave të punës në mospërputhje me gradat e fituara dhe dobësi në procedura të rekrutimit të personalit në shërbimin civil”, tha Qalaj.

Kurse, deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, tha se pagesa rreth 10 milionë euro në vitin 2021 për përmbaruesit privat është alarmante.

Derisa për çështjen e pagave për serbët, Rrahmani tha se si deputet prej ditës së parë e ka ngritur këtë shqetësim.

“Çështje shumë problematike e cila duhet të na alarmojë të gjithëve dhe që kërkohet zgjidhje, është fjala për rreth 10 milionë euro humbje nga buxheti i Kosovës për vitin 2021 për shkak të pagesave përmbarimore dhe vendimeve gjyqësore. Ndërsa, rreth pagesave të 199 zyrtarëve, besoj që kam qenë deputeti që prej ditës së parë kam ngritur këtë shqetësim, dhe deri sot nuk kam dëgjuar asnjë herë deputetët e këtij komisioni derisa ka ardhur raporti i punës për qeverinë Kurti, nuk është që është ngritur si problematikë. Kështu që kemi qenë të vetmit nga Vetëvendosje që kemi kërkuar”, tha Rrahmani.

Deputetë të tjerë në këtë komision patën vërejtje për mos realizimin e projekteve kapitale, veçmas të atyre infrastrukturore.

Pas shterimit të diskutimit, u sqarua se ky raport shqyrtohet në seancë plenare, ndërkaq, rekomandimet e Komisionit do të votohen në mbledhjen tjetër të Komisionit, gjatë kësaj jave. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Gurthemeli i një çerdheje shndërrohet në arenë politike Kurti–Rama

Rrahje mes të miturve në Obiliq, njëri theret me thikë

Aktakuzë në mungesë për krime lufte në Kaçanik ndaj dy të pandehurve

Policia shqipton 1706 gjoba trafiku për 24 orë

Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen

Kosova Times October 11, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gati 100 të vdekur nga vërshimet në Somali

Kosova Times Kosova Times November 25, 2023
OKB: Një palestinez mesatar në Gazë jeton me dy copa bukë në ditë
‘Paris 2024’: Japonia befason Argjentinën
Si po përgatiten aleatët e ShBA-së për një fitore të mundshme të Trumpit?
Horoskopi ditor për 2 Mars:
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?