By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Udhëheqësi i tifozëve të Partizanit vritet në Beogradin e Ri
November 22, 2025
WaPo: Nënshkrimi i një marrëveshjeje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës mund të zgjasë një vit
November 22, 2025
Ukraina dhe SHBA-të do të zhvillojnë bisedime të nivelit të lartë në Zvicër mbi planin e paqes
November 22, 2025
Rritet numri i të vdekurve nga sulmi në Ternopil
November 22, 2025
Ismaili mori pjesë si panelist në Konferencën Ndërkombëtare në Austri
November 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Punëtorëve të KEK-ut u dhurohet thëngjill për tejkalimin e krizës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Punëtorëve të KEK-ut u dhurohet thëngjill për tejkalimin e krizës
Ballina 1Lajme

Punëtorëve të KEK-ut u dhurohet thëngjill për tejkalimin e krizës

Kosova Times
Last updated: 2022/10/11 at 4:05 PM
Kosova Times Published October 11, 2022
Share
SHARE

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) më 11 tetor ka filluar shpërndarjen e thëngjillit si dhuratë për punëtorët e saj.

Nexhat Llumnica, kryetar i Sindikatës së KEK-ut, tha se 3.600 punëtorë duke përfshirë edhe ata që janë pensionuar gjatë këtij viti, përfitojnë nga 8 deri në 10 tonë thëngjill falas.

“Shpërndarja e thëngjillit ka filluar pas kërkesës së Sindikatës së KEK-ut, në mënyrë që të ndihmohet tejkalimi i krizës energjetike,pasi punëtorët do ta përdorin këtë produkt për ngrohje duke reduktuar konsumimin e energjisë elektrike”, tha Llumnica për Radion Evropa e Lirë, më 11 tetor.

Punëtorët e KEK-ut të martën e 11 tetorit.
Punëtorët e KEK-ut të martën e 11 tetorit.

Kosova ka më shumë se 10 miliardë tonelata linjit, që është lloji i thëngjillit, dhe si e tillë është vendi i pestë në botë për nga sasia e këtij resursi.

Sasinë më të madhe të energjisë elektrike, Kosova e prodhon nga djegia e thëngjillit në termocentralet e Obiliqit.

Punëtorët e KEK-ut edhe në të kaluarën kanë marrë thëngjill nga kompania.

Xhevat Shabani, punëtor i KEK-ut.
Xhevat Shabani, punëtor i KEK-ut.

Por, në vitin 2018, Ministria e Zhvillimit Ekonomik pati marrë vendim për ndalimin e dhënies së thëngjillit si dhuratë për punëtorët e KEK-ut.

Ky vendim është shfuqizuar në fund të muajit shtator, nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila ka theksuar se e ka marrë këtë vendim “në mënyrë që punëtorët të ndihmohen për tejkalimin e krizës”.

Disa punëtorë konsiderojnë se kjo “dhuratë” do t’i ndihmojë sadopak familjet e tyre.

Thëngjill i ngarkuar në një kamion.
Thëngjill i ngarkuar në një kamion.

Hasan Tërrnava, 58 vjeç nga Prishtina, tha se këtë sasi të thëngjillit do ta përdorë për ngrohje për familjen e tij pesë anëtarëshe.

Tërrnava tregoi se vitet e kaluara familja e tij është ngrohur me energji elektrike.

Për shkak të paralajmërimeve për reduktime të energjisë elektrike, Tërrnava tregon se ngrohjen që, viteve të kaluara e ka bërë me energji elektrike, sivjet do ta bëjë me dru.

“Sasia e thëngjillit që ma ka dhënë KEK-u më ndihmon, sepse më nuk kam nevojë për të blerë lëndë djegëse. Drutë i kam siguruar edhe thëngjilli më mjafton për ngrohje gjatë këtij dimri”, thekson ai.

Punëtorët e kanë mirëpritur këtë "dhuratë" në kohë krize.
Punëtorët e kanë mirëpritur këtë “dhuratë” në kohë krize.

Kurse, kolegu i tij, i cili nuk dëshiroi të identifikohej, tha se këtë sasi të thëngjillit do ta shesë:

“Unë nuk ngrohem me thëngjill. Drutë i kam blerë. Thëngjillin do ta shes, këto mjete do t’i shfrytëzoj për nevojat tjera të familjes”.

Sipas punëtorëve të KEK-ut, kamioneta me 10 tonë thëngjill kushton deri në 150 euro.

Një kamion duke kaluar pranë një shiriti transportues të thëngjillit.
Një kamion duke kaluar pranë një shiriti transportues të thëngjillit.

Sipas Ligjit për miniera dhe minerale, licencën për eksploatimin e thëngjillit në Kosovë e ka vetëm Korporata Energjetike e Kosovës (KEK). Rrjedhimisht, askush tjetër nuk ka të drejtë ligjore të eksploatojë dhe shesë thëngjill pa licencë të shfrytëzimit.

Por, në mjaft vende në Prishtinë, thëngjilli për ngrohje shitet në formë jolegale.

Kosova ka më shumë se 10 miliardë tonelata linjit, që është lloji i thëngjillit, dhe si e tillë është vendi i pestë në botë për nga sasia e këtij resursi.
Kosova ka më shumë se 10 miliardë tonelata linjit, që është lloji i thëngjillit, dhe si e tillë është vendi i pestë në botë për nga sasia e këtij resursi.

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se në sezonin e dimrit do të ketë reduktime të energjisë, për shkak të mungesës së kapaciteteve prodhuese për të mbuluar kërkesën dhe çmimit të shtrenjtë të importit të rrymës.

Mihja e thëngjillit në afërsi të Obiliqit.
Mihja e thëngjillit në afërsi të Obiliqit.

Ekzekutivi u ka bërë thirrje qytetarëve që ta kursejnë rrymën gjatë dimrit, në mënyrë që niveli i reduktimeve të ulet.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), me dy termocentralet, Kosova A dhe Kosova B, mund të prodhojë energji deri në 800 megavat në orë, kurse nevojat e konsumatorëve, në ditë dimri, arrijnë deri në 1.300 megavat në orë. Diferenca tjetër sigurohet nga importi.

You Might Also Like

Haradinaj: Kongresi i Manastirit, pikë kthese historike për shqiptarët

RTK në grevë të përgjithshme nga e hëna

Mickovski: Kongresi i Manastirit, akt historik dhe evropian i shqiptarëve

Arrestohen dy persona në Podujevë, u kapën me 2000 euro të dyshuara

Sekuestrohen 20 euro dhe 1.000 franga të falsifikuara që u deponuan në Pejë

Kosova Times October 11, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Mbi 1700 gjoba trafiku për një ditë në Kosovë

Kosova Times Kosova Times July 7, 2024
Konjufca priti në takim Koordinatoren e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim
Hamasi i liron dy pengje, 10 të tjera pritet t’i lirojë më vonë
Turi “Celebration” i Madones: Te shitura tashmë 600 mijë bileta, në Europë ka ende bileta vetëm për…
Autoriteti i Konkurrencës mbyll seancën dëgjimore për “Ibër Lepenc” SH.A., vendimi përfundimtar në pritje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?