By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
Opozita pas takimit me emisaret: Kosova po futet në një situatë shqetësuese
June 6, 2023
Osmani pas takimit me emisarët: Ndëshkimi i grupeve kriminale është rruga e vetme për stabilitet
June 6, 2023
Rëndësia strategjike e digës Kahovka -rreziqet dhe dëmet nga shkatërrimi i saj, reagon BE
June 6, 2023
Gjykata evropiane dënon Rusinë lidhur me helmimin e Navalnyt
June 6, 2023
Papa Françesku u shtrua në spitalin Gemelli të Romës
June 6, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Fillon sezoni ngrohës 2022/2023
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Politikë > Lajme > Fillon sezoni ngrohës 2022/2023
Lajme

Fillon sezoni ngrohës 2022/2023

Kosova Times
Last updated: 2022/10/12 at 8:20 PM
Kosova Times Published October 12, 2022
Share
SHARE

NP “Termokos” SH.A., pasi ka realizuar me sukses të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e furnizimit me ngrohje, pas uljes së temperaturave të jashtme, sot ka nisur sezonin ngrohës 2022/2023.

Kryetari i Komunës së Prishtinës z. Përparim Rama, ka vizituar sot NP “Termokos”, ku është pritur nga Kryeshefi Ekzekutiv i ndërmarrjes, z. Fisnik Osmani me menaxhmentin.

Kryshefi Osmani ka njoftuar kryetarin Rama me përgatitjet, që janë bërë për fillimin e sezonit ngrohës 2022/2023. Pasi që të gjitha përgatitjet e testimet kanë rezultuar me sukses dhe gjithçka ka qenë gati për fillimin e furnizimit me ngrohje, ka qenë një vendim i përbashkët i tyre, që të fillohet me furnizimin me ngrohje tri ditë para fillimit të zakonshëm të sezonit ngrohës.

Startimi i furnizimit me ngrohje është realizuar nga punëtori më i vjetër i ndërmarrjes, Jahir Gashi në prezencë të Kryetarit Rama, nënkryetarit të Prishtinës, z. Alban Zogaj, njëkohësisht edhe aksionar i ndërmarrjes, Jeta Rafunës, anëtare e Bordit të drejtorëve të NP “Termokos” SH.A., kryeshefit dhe menaxhmentit të ndërmarrjes.

Kryetari Rama ka falënderuar Kryeshefin Osmani për angazhimin dhe punën, që po bën ai me profesionalizëm të lartë në menaxhimin e NP “Termokos”. Ai është shprehur mirënjohës edhe për angazhimin e gjithë stafit të ndërmarrjes për të filluar furnizimin me ngrohje në kohën e paralajmërimeve për një krizë energjetike.

Kryetari Rama ka rikujtuar se gjatë këtij sezoni ngrohës në rrjetin e ngrohjes do të kyçen konsumatorë të rinj nga lagjja “Mati 1”, “Qendër”, “Ulpiana”, “Dardania”, “Bregu i diellit”, ndërsa planifikohet që me zgjerimin e rrjetit të ngrohjes do të vazhdohet edhe në lagjet tjera si “Arbëria” dhe lagjja në afërsi të Parkut të qytetit.

Ndërkaq, Kryeshefi Osmani tha se po punohet edhe për realizimin e projekteve tjera kapitale, të cilat do t’i japin një dimension tjetër zhvillimit dhe modernizimit të shërbimeve të ndërmarrjes. Ai është shprehur optimist se gjatë këtij sezoni ngrohës do të furnizojnë me ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore gjithë konsumatorët tanë.

Bazuar në Rregulloren e ZRrE-së për furnizim me energji, nenit 6, pikës 2, përkatësisht pikës 3 të saj, ky është një furnizimi i jashtëzakonshëm, që këtë vit fillon tre ditë para fillimit të sezonit të zakonshëm ngrohës.

Fillimi i furnizimit të jashtëzakonshëm me ngrohje, sipas kësaj rregulloreje, lejohet në rastet kur temperaturat e jashtme kanë shënuar rënie të dukshme.

NP “Termokos” SH.A. aktualisht ofron ngrohje për rreth 16 mijë konsumatorë me një sipërfaqe totale prej 1.450.000 m/2, me një tendencë të vazhdueshme të zgjerimit të rrjetit të ngrohjes, në saje të projekteve që janë në proces të realizimit dhe disa të tjera, që pritet të nisin së shpejti.

Gjatë këtij sezoni furnizimi me ngrohje për herë të parë do të fillojë edhe për 141 objekte banesore të lagjes “Mati 1” si dhe për 86 objekte të vjetra banesore nëpër lagje të ndryshme, ku ne operojmë, me rreth 2 mijë konsumatorë të rinj. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Opozita pas takimit me emisaret: Kosova po futet në një situatë shqetësuese

Osmani pas takimit me emisarët: Ndëshkimi i grupeve kriminale është rruga e vetme për stabilitet

Avancimi i personelit akademik po përcillet me telashe

Përkrahësja e Kosovës Nikki Haley, kandidate për nominimin presidencial nga radhët e republikanëve

Osmani pret sot në takim Lajçakun dhe Escobarin

Kosova Times October 12, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Stano: Institucionet e BE-së po fillojnë me Beogradin dhe Prishtinën për të zbatuar marrëveshjen nga Ohri

Kosova Times Kosova Times March 28, 2023
Ekonomistët: Rritja e tatimeve do ta rëndojë xhepin e qytetarëve
Hoti: Ura mbi Drinin e Bardhë paraqet rrezik për qarkullim, Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim
Prishtina ia rrëmben lojtarin kryesor Pejës
Propagandistit Solovyov iu gjet vila e pestë në Itali
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?