By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sveçla pas ndalimit të Popoviqit: Nuk tolerojmë fyerje ndaj UÇK-së
July 18, 2025
Policia e Kosovës ndalon Igor Popoviqin për deklarata fyese kundër UÇK-së
July 18, 2025
Komisioni Europian synon të rrisë taksat, a do të pasojë “shpërthimi” i çmimeve të cigareve?
July 18, 2025
Sa do të paguajnë qytetarët e Kosoves për të hyrë në Bashkimin Evropian
July 18, 2025
Nisin patrullimet e përbashkëta shqiptaro-italiane në Durrës
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Më shumë të diplomuara femra se meshkuj
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Më shumë të diplomuara femra se meshkuj
Lajme

Më shumë të diplomuara femra se meshkuj

Kosova Times
Last updated: 2022/10/12 at 6:24 PM
Kosova Times Published October 12, 2022
Share
SHARE

Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit në bashkëpunim me Qendra Kosovare për Studime Gjinore kanë organizuar takimin e rregullt konsultativ, të nivelit të lartë, me temën “Pjesëmarrja e grave në tregun e punës”.

Në këtë takim kanë marrë pjesë aktorë institucional, ekspertë dhe përfaqësues nga shoqëria civile me qëllim të avancimit dhe mbështetjes së fuqizimit të grave në tregun e punës.

Në këtë takim Kryeshefja Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore Edi Gusia, ka thënë se mospjesëmarrja në tregun e punës i lë gratë larg zhvillimit dhe kjo e pengon ekonominë kosovare të ecë në rrugë normale të zhvillimit. “Gratë ende kane një pjesëmarrje dhe përfaqësim te ulet në tregun e punës dhe në proceset e vendimmarrjes, sepse normat kulturore dhe stereotipat gjinore reflektohen qe nga orientimit ne karriere deri tek mungesa e praktikave institucionale për krijimin e hapësirës për nxitjen e pjesëmarrjes se grave ne tregun e punës, politikave për balancimin e punës dhe jetës për gratë, krijimin, zbatimin dhe financimin adekuat te politikave për krijimin e një paradigme te re te ekonomisë se përkujdesit, ekonomi kjo qe rendon vetëm mbi shpatullat e grave dhe vajzave dhe promovimin e grave ne karriere. Ngecja në këtë rreth vicioz detyrimesh dhe angazhimi te përhershëm për te balancuar obligimet punë –shtëpi pamundësojnë pjesëmarrjen e plotë te tyre në punësim, jetën publike, realizimin e tyre si individë me dëshira dhe vullnete, qe nuk janë asgjë me shume e asgjë me pak, veçse te drejta te patjetërsueshme njerëzore.

Sipas, saj Rritja e pabarazive gjinore është përcaktues i varfërisë, dhe mungesa e orientimit dhe angazhimit te grave dhe vajzave te të gjitha moshave ne sektorë specifik me potencial me te madh punësimi i pengon ato ta tejkalojnë hendekun e varfërisë. Gratë vazhdojnë te jene te angazhuara ne sektorët e shërbimeve, me paga më të ulëta dhe informalitet.

Duhet te shohim mundësitë e ndërmarrjes se iniciativave për bizneset private të cilat angazhojnë gra dhe vajza ne programe te punës praktike qe nga periudha e shkollimit duke i përkrahur dhe ndihmuar te profilizohen, dhe këto programe te përcillen me programe mentorimi ku gratë mbështesin gratë. Është e domosdoshme te mbështesim gratë te themelojnë shoqata profesionistesh ne mënyrë qe përveç se ato te shkëmbejnë njohuritë me njëra tjetrën, te lobojme për to që të sigurojnë tregun, të sigurojnë qëndrueshmëri ne bizneset te cilat i udhëheqin edhe pse ne numër te vogël, dhe njëkohësisht ti inkurajojmë ato për pjesëmarrje me te larte ne jetën publike për te ndare eksperiencat e tyre si një aset i cili pasuron ekonominë e vendit.”

Ndërsa, Luljeta Demolli, Drejtore ekzekutive në Qendrën Kosovare për Studime Gjinore u shpreh se Kosova në këtë kohë ka shkallën më të ulët të pjesëmarrjes së grave në punë në gjithë Ballkanin. Ne gjashtë muajt e parë të vitit 2021 numri i grave joaktive është rritur. Shifrat e larta dhe papunësia tek gratë tregojnë që tregu i punës mbetet i pafavorshëm për gratë. Punësimi duhet të ndodhë edhe tek grupet tjera të margjinalizuara.

“Edhe kur një grua dëshiron të punojë me pagë e ka të vështirë për shkak të mungesës së kopshteve. Vetëm 6 përqind e fëmijëve shkojnë në kopsht”.

Demolli ka përmendur disa segmente në të cilat sipas saj kërkohet reflektim, siç janë papunësia tek gratë e reja, përjashtimi që u bëhet nga tregu, pastaj të bëhet fuqizim i politikave ekonomike, ligjore dhe njëra ndër to që përmend ajo, është ndryshimi i mentalitetit patriarkal që sipas saj është i shprehur në shoqëri.

Probleme sa i përket qasjes së grave në tregun e punës ka edhe në Holandë, sipas Robert Farla që është i ngarkuar me punë në Ambasadën e Holandës në Prishtinë. “65 përqind e grave punojnë tek ne, por vetëm 29 përqind kanë punë me orar të plotë, krahasuar me 83 të meshkujve. Jemi kampion të punës së përkohshme në Holandë. Gratë punën më të madhe e bëjnë në shtëpi, të përkujdesit dhe punës profesionale. Qeveria e Holandës bashkëpunon me komunat për të rritur numrin e grave në tregun e punës”, ka deklaruar Farla.

Në anën tjetër ai ka përmendur një përvojë personale që lidhje me temën e diskutimit.

“Jam diplomati i parë që kam marrë pushim atëror, ngase gruaja punonte. Kur këmbëngula, e bëmë të mundshme. Ishte revolucion që hapi rrugën edhe për kolegët e mi”.

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, tha se duhet pasur mbështetje për gratë, derisa përmend edhe mangësi të tjera. “Oda Ekonomike e Grave nuk është në funksion ose nuk e ka përfaqësimin që do të duhej ta kishte. Ligji për Shoqëritë Tregtare ka pasur debat të gjerë. Kanë qenë deputetet e pakicave serbe dhe joserbe që kanë ndikuar në dallimin për 2-3 vota që ka kaluar ligji. Janë vetëm 12 përqind e grave në shoqëri aksionare që janë nëpër borde”,

Për Vlora Zhushin nga Oda Ekonomike e Kosovës nëse gratë vazhdojnë të mbesin jashtë tregut të punës atëherë nuk shfrytëzohet gjysma e potencialit ekonomik.

“Gratë të cilat janë aktive ballafaqohen me barriera për ruajtjen e vendit të punës. Gratë kanë më shumë gjasë të jenë të punësuara në punë të paqëndrueshme dhe tregun informal. Gratë mund të fuqizohen përmes ambientit të sigurt të punës. Qëllimi i përbashkët i të gjithëve duhet të jetë jo vetëm rritja e numrit të grave në tregun e punës, por edhe siguria”.

Vlora Nushi nga “UN Women në Kosovë” ka thënë se pandemia e COVID-19 dhe tash lufta në Ukrainë janë duke ndikuar tejmase në zhvillimin ekonomik në përgjithësi.

“Arritjet që janë bërë me kornizë ligjore kanë bërë që Kosovën e kanë lakmi vendet e rajonit, ne po kthehemi pas. Kemi fuqi punëtore të pashfrytëzuar”.

Duke folur për projektet e organizatës që drejton ajo ka thënë se kanë pasur bashkëpunim me 16 komuna ane mbanë vendit në mënyrë që situata të përmirësohet.

Situatën në komunitete e ka paraqitur me të dhëna Isak Skenderi nga organizata “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve”.

“Gratë nuk kanë përkrahje, nuk mund ta ngrisin zërin e vetë sepse nuk kanë mjete financiare. Thjeshtë tonet sado frymëzuese nuk sjellin para. Sipas treguesve socialë dhe ekonomikë komunitetet etnike të margjinlaziaura, romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët vazhdojnë të jetojnë në varfëri ekstreme, nivelin të ulët arsimor dhe shkallë të lartë të papunësisë”, ka thënë Skenderi.

Nora Latifi – Jashari nga institute GAP ka thënë se “Gratë diplomojnë më shumë sesa burrat, sikur nëpër universitete publike dhe në ato private. Sipas studimeve, stereotipat e profesionit e përcaktojnë se në cilët sektorë gratë kërkojnë arsim dhe punësim. Kështu tregu i punës mbetet diskriminues për gratë, ka shumë pengesa për gratë që duan të kontribuojnë në ekonomi. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Sveçla pas ndalimit të Popoviqit: Nuk tolerojmë fyerje ndaj UÇK-së

Policia e Kosovës ndalon Igor Popoviqin për deklarata fyese kundër UÇK-së

Sa do të paguajnë qytetarët e Kosoves për të hyrë në Bashkimin Evropian

Nisin patrullimet e përbashkëta shqiptaro-italiane në Durrës

Osmani e Qelaj bashkërendojnë veprimet për të drejtave të njeriut

Kosova Times October 12, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia e Kosovës shënon 25-vjetorin me gara sportive

Kosova Times Kosova Times August 31, 2024
SBAShK: Nuk ka kompensim të orëve
Kurti: Marrëveshja Bazë duhet të përmbajë detaje konkrete dhe të jetë gjithëpërfshirëse
Amerika i thotë lamtumirë Jimmy Carter. Ceremonitë do të zgjasin gjashtë ditë
Vdes gruaja e Enver Malokut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?