By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kusari-Lila: Vendi s’mund të mbetet peng i kalkulimeve partiake
June 1, 2025
Osmani pret ministrin e Jashtëm të Tanzanisë
June 1, 2025
Policia e Kosovës pjesë festimeve të Ditës së Fëmijëve
June 1, 2025
Komandanti i Forcave Tokësore të Ukrainës jep dorëheqjen pas sulmit vdekjeprurës që vret 12 ushtarë
June 1, 2025
Kurti: Shoqëria bëhet më e mirë, kur fëmijët janë motiv i të rriturve
June 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rama për raportin e Dick Martyt: Rrëzoni akuzat kundër Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rama për raportin e Dick Martyt: Rrëzoni akuzat kundër Kosovës
Ballina 1Lajme

Rama për raportin e Dick Martyt: Rrëzoni akuzat kundër Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2022/10/12 at 6:34 PM
Kosova Times Published October 12, 2022
Share
SHARE

“Rrëzoni akuzat kundër Kosovës, pranoni kërkesën e Shqipërisë për një raport vijues ndaj atij të Dick Martyt”, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

“Shpëtoni integritetin e tuaj”, u është drejtuar Rama të pranishmëve në Asamblenë Parlamentare.

“Besimi te ndërkombëtarët është thyer. Një lajm i rremë u bë raport, më pas rezolutë. U minua besimi dhe drejtësia. Dështim monumental i këtij institucioni. Nuk jam këtu për të fajësuar paraardhësit tuaj, por për të kërkuar të riktheni besimin e humbur”, tha ai.

Kërkesat e kryeministrit shqiptar shkaktuan debate në seancën plenare, ku disa prej të pranishmëve i cilësuan “akuza të pashembullta” ato që tha Rama.

Rama iu drejtua të mërkurën Këshillit të Evropës, ku kërkoi rishikimin e Rezolutës 1782 (të miratuar në vitin 2011) për raportin e Dick Marty, për t’i shpallur të pabazuara akuzat e tij për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Rama prezantoi para Këshillit të Evropës një rezolutë të Shqipërisë, që kërkon që akuzat e raportit të Martyt të konsiderohen “të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova e fakte”.

Kjo rezolutë u miratua në Kuvendin e Shqipërisë më 21 korrik. Gjatë asaj seance, Rama deklaroi se zëri i Shqipërisë do të dëgjohet në Strasburg, duke theksuar se raporti i senatorit zviceran solli një proces hetimesh, por sipas tij nuk solli drejtësi dhe i bëri viktima figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërkaq, më 10 gusht Misioni i Përhershëm i Shqipërisë në Këshillin e Evropës i drejtoi një notë verbale selisë së Këshillit të Evropës në Strasburg. Aty u theksua se pretendimet e raportit të Dick Martyt, edhe pas 11 vjetësh hetime, nuk janë provuar dhe nuk bazohen në fakte. Më herët, Rama kishte deklaruar në Bruksel se mbështetja e atij raporti ishte një “faqe turpi” për Këshillin e Evropës, teksa ka kërkuar që t’u kërkohet falje shqiptarëve për këtë raport.

Ndërkaq në sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, më 24 shtator, Rama tha se Marty duhej të ishte paguar si tregimtar, por kurrë të besohej si raportues i Këshillit të Evropës.

“Shqipëria pret një raport vijues, që do të çojë edhe në rivendosjen e besueshmërisë te Këshilli i Evropës”, tha Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe këtë kërkesë pritet ta parashtrojë edhe të mërkurën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Raporti i Martyt çoi në formimin e Dhomave të Specializuara në Hagë më 2015. Këto dhoma hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, që dyshohet se janë kryer nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me ish-kryeparlamentarët Jakup Krasniqi e Kadri Veseli, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, gjenden në paraburgim në Hagë nën akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Por, në aktakuzën e përbashkët kundër tyre nuk figuron “trafikimi i organeve njerëzore”.

A do të merret parasysh rezoluta e Shqipërisë?

Të pyetur se a do të merret parasysh rezoluta e Shqipërisë, nga Këshilli i Evropës kanë thënë për Radion Evropa e Lirë më 22 korrik se “Asambleja e Këshillit të Evropës mund të vendosë që të përgatisë dhe të debatojë raporte – përfshirë edhe raporte vijuese – për çfarëdo teme që është në mandatin e këtij Këshilli”.

“Procedura për parashtrim të mocioneve parashihet sipas rregullit të 25-të”.

Ky rregull parashikon që një mocion për rekomandim apo rezolutë (që përmban jo më shumë se 300 fjalë) duhet të nënshkruhet nga të paktën 20 përfaqësues apo zëvendësues, që u takojnë të paktën pesë delegacioneve kombëtare, apo duhet të miratohet me kuorumin e nevojshëm nga një nga komisionet e Këshillit.

Pasi një raport të jetë diskutuar brenda një komisioni, ai mund të kalojë në votim në komision, të paraqitet dhe të publikohet si dokument i Asamblesë dhe vetëm atëherë mund të vendoset në rendin e ditës të debatit plenar.

Rama: Pranojeni kërkesën e Kosovës për anëtarësim

Në fjalimin që mbajti për rreth një orë, Rama kërkoi gjithashtu që Këshilli i Evropës ta pranojë kërkesën e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizëm ndërkombëtar, dhe tha se kjo kërkesë duhet të realizohet tani.

Kosova më 12 maj ka aplikuar për anëtarësim në selinë e Këshillit të Evropës, në Strasburg.

Aplikacionin për anëtarësimin në KE e shqyrton Komiteti i Ministrave dhe pas shqyrtimit të gjendjes në Kosovë, fjalën përfundimtare e jep Asambleja Parlamentare, e cila përbëhet nga përfaqësuesit kombëtarë të shteteve anëtare. Pranimi bëhet me votat e 2/3 të shumicës.

You Might Also Like

Kusari-Lila: Vendi s’mund të mbetet peng i kalkulimeve partiake

Osmani pret ministrin e Jashtëm të Tanzanisë

Policia e Kosovës pjesë festimeve të Ditës së Fëmijëve

Kurti: Shoqëria bëhet më e mirë, kur fëmijët janë motiv i të rriturve

Mbërrin ministrja e shtetit e Çadit, pjesëmarrëse në Forumin Presidencial

Kosova Times October 12, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kulinaria

Shkon në mënyrë perfekte me biftekët: Recetë për salcën e famshme franceze

Kosova Times Kosova Times October 25, 2024
Kreu i IPK-së me shefin e EULEX-it diskutojnë rastet e hetimeve brenda policisë
Rregulla të reja të udhëtimit në BE? Nga pranvera pa këtë leje nuk ka hyrje për shtetasit e Maqedonisë
Pas ndalimit të muzikës, muzikanti afgan shet në rrugë për mbijetesë
Fondi i këmbimit: pse Çeçenia blen të burgosur të luftës ukrainas
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?