By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Basha ngushëllon familjen Daci
January 1, 2026
Ndërroi jetë akademik Nexhat Daci
January 1, 2026
Begaj: Synojmë mbylljen e kapitujve të parë të negociatave me BE-në
January 1, 2026
Të paktën 40 të vrarë dhe 100 të plagosur nga shpërthimi në një vendpushim të famshëm skish në Zvicër
January 1, 2026
Arrestime, raste të rënda penale dhe sekuestrim narkotikësh në 24 orë
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rikthimi në gjenezën tonë kombëtare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Rikthimi në gjenezën tonë kombëtare
Opinion

Rikthimi në gjenezën tonë kombëtare

Kosova Times
Last updated: 2022/10/12 at 6:31 PM
Kosova Times Published October 12, 2022
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA 

Pas një pushtimi te gjatë, populli ynë kishte ëndërruar po ashtu shumë gjatë, me të drejtë, siç do të ëndërronte çdo popull tjetër i robëruar, se kur t’i vjen liria bashkë me të do ti vijnë edhe shumë të mira tjera, por, as në ëndërr nuk do t’i shkonte në mendje se mund t’i ndodhte e keqja pas asaj lirie të pritur më shekuj!

Realitet i hidhur dhe i papritur

Realiteti i pasluftës ne Kosove është aq i hidhur dhe i pa pritur saqë i ka zhgënjyer edhe optimistët më të mëdhenj, të cilët e kanë të vështirë të gjejnë pika reference për të besuar në një përmirësim të shpejtë të gjendjes së krijuar 23 vjet pas çlirimit në Kosovë.

Dukuritë negative janë të shumta dhe të shumëllojshme, duke filluar nga qeverisja lokale e deri tek ajo qendrore dhe anasjelltas.

Por, më shqetësuese se gjithçka tjetër është largimi i të rinjve nga vendi, është largimi nga vlerat dhe traditat tona shekullore, të cilat ky popull i ka ruajtur me fanatizëm brez pas brezi, siq janë: besa, burrëria, morali, respekti, solidariteti, e shumë vlera tjera njerëzore dhe kombëtare që si kishte asnjë komb tjetër në botë.

Zëvendësimi i vlerave sublime me anti-vlera, ka bërë që sot në Kosovë të kemi prostitucion kulturor, përkatësisht huazim të kulturave të huaja, duke u nisur nga ato sllave, turke e deri tek ato arabo-aziatike.

Shpesh herë, jo pa të drejtë faji hidhet tek njerëzit e veshur me pushtet për shkak të qasjes së gabuar ndaj vlerave tona kulturore, por një pjesë të fajit e mbanë edhe populli që iu shkon pas dhe mbështet politikanët e papërgjegjshëm në pushtet dhe opozitë.

Një fjalë e urtë Italiane thotë; “Ogni popolo ha il governo che si merita”, që në shqip i bie: “Çdo popull e ka qeverinë që e meriton”, ngase qeveria nuk pikë nga qielli, por buron nga populli përmes votës së lirë.

Koha për reflektim dhe vetëdijesim

Ka ardhur koha që shtetin e Kosovës ta udhëheqin njerëzit me të kaluar të ndritshme, të ditur dhe të guximshëm, njerëzit më biografi të pastër atdhetare, njerëzit më bagazh patriotik dhe kredibilitet qytetar, të pakorruptuar dhe të pashantazhuar, të cilët nuk bien pre e lakmisë së privilegjeve të pushtetit dhe pasurimit të paligjshëm.

Ka ardhur koha që një herë e mirë të merr fund epoka e injorantëve dhe miopëve politik, e mercenarëve dhe e matrapazëve, e grupeve të interesit brenda partive të skenës aktuale politike.

Këtë do ta bëjë të mundur rreshtimi i ri politik në Alternativën Demokratike për Ndryshim (ADN), i një rreshtimi të përmasave të viteve të ’90-ta, kur e gjithë popullata shqiptare u rreshtuan në Alternativen politike në rrethanat e sistemit plural të kohës, gjegjësisht në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), e cila ishte prijatare e të gjitha proceseve politike dhe ndryshimeve shoqërore përgjatë viteve të ’90-ta.

Alternativa Demokratike për Ndryshim, garanci e kthimit në origjinën tonë 

ADN-ja është bashkimi i të gjitha shtresave shoqërore, është bashkim i forcave intelektuale dhe njerëzore, është bashkimi i familjeve me traditë të pastër kombëtare, është bashkimi i afaristëve dhe biznesmenëve, është bashkimi i vlerave humane dhe solidare të kombit tonë që janë të gatshëm për të dhënë edhe një herë gjithçka nga vetja e tyre për t’i dhënë shpirt dhe dritë këtij vendi, për kthimin në rrugë të mbarë të qenies sonë kombëtare ashtu siç ishim në fillimvitet e ’90-ta.

Alternativa Demokratike për Ndryshim apo ADN-ja shqiptare për mbijetesë në trojet etnike, përveçse do ta parandalojë zbrazjen e Kosovës nga të rinjtë, do t’i largojë nga skena politike injorantët dhe matrapazët e të gjitha llojeve e ngjyrave partiake.

Ndryshimet substanciale në skenën politike do të arrihen vetëm përmes ADN-së, kësaj fryme të pastër kombëtare, të udhëhequr nga intelektualë të kalibrit, analistë dhe gazetarë të guximshëm, veprimtarë dhe aktivistë të devotshëm të çështjes kombëtare, gjegjësisht me bashkimin e të gjitha forcave progresive, të shëndosha dhe të padjallëzuara të qenies sonë kombëtare.

You Might Also Like

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

Politikanë sezonalë, vota si plaçkë, qytetari si mjet

Pekini, Kremlini dhe faktori ukrainas: Çfarë Perëndimi nuk ka vënë re ende

Kosova Times October 12, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Prokuroria Speciale ngritë aktakuzë për krime lufte në Gjakovë

Kosova Times Kosova Times June 27, 2025
Organizohen xhirot 5 dhe 6 në ligen e parë dhe të dytë në pingpong për vitin 2023
Haradinaj reagon kundër pyetjeve të Kurtit: S’ka dy anë të urës së Ibrit, Kosova është një
Nga Caserta në Nju Jork, piceritë më të mira në botë, sipas udhëzuesit 50 Pizza më të mira
GAP: Mbi 600 milion euro projekte të pezulluara shkak i masave të BE-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?