By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Recetë për biskotat tuaja të preferuara me krem ​​limoni
January 9, 2026
Këto shkopinj buke krokante janë aq të shijshëm sa nuk do ta vini re fare që nuk kanë mish brenda.
January 9, 2026
Qyteti i bardhë në thembër të Italisë ku duhet të kaloni të paktën një ditë
January 9, 2026
Crans Montana: Shumë pyetje pa përgjigje rreth tragjedisë – Pronarët po merren në pyetje
January 9, 2026
Lind një përbindësh energjie në Ballkan. Hungarezët blejnë Industrinë e Naftës të Serbisë
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vazhdon sekuestrimi i objekteve të ndërtuara në zonën e Brezovicës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Vazhdon sekuestrimi i objekteve të ndërtuara në zonën e Brezovicës
Ballina 1Lajme

Vazhdon sekuestrimi i objekteve të ndërtuara në zonën e Brezovicës

Kosova Times
Last updated: 2022/10/12 at 11:20 AM
Kosova Times Published October 12, 2022
Share
SHARE

Prokuroria e Ferizajt njoftoi se edhe më 12 tetor po vazhdon sekuestrimi i objekteve, që dyshohet se janë ndërtuar në mënyrë të kundërligjshme në Brezovicë.

Aksioni për sekuestrimin e rreth 100 objekteve në Brezovicë nisi më 11 tetor. Prokurori i rastit të Brezovicës, Rasim Maloku, i tha Radios Evropa e Lirë të martën se objektet e sekuestruara në Brezovicë ishin në pronësi të politikanëve, biznesmenëve dhe qytetarëve të tjerë.

Objektet që po sekuestrohen përkohësisht gjenden në zonën e dytë të Brezovicës, në Parkun Kombëtar “Sharri”. Në këtë zonë nuk lejohet ndërtimi.

“Raportet e pranuara lidhur me këtë rast nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë dhe nga Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe Departamenti për Menaxhim i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, vërtetojnë se në këtë zonë, janë të ndërtuara rreth 100 objekte në kundërshtim me Ligjin për Parkun Kombëtar ‘Sharri’ si dhe Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar ‘Sharri’ të aprovuar nga Kuvendi i Kosovës”, u tha në njoftimin e Prokurorisë së Ferizajt.

Prokurori Maloku bëri të ditur se në mesin e objekteve të sekuestruara janë 80 objekte të ndërtuara plotësisht e të tjerat në ndërtim e sipër. Përveç vilave, është sekuestruar edhe një hotel.

Rasti gjyqësor Brezovica është iniciuar në dhjetor të vitit 2021. Deri më tani janë arrestuar dhjetëra persona, përfshirë edhe ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq, por edhe zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Nikolliq, që është zyrtar i lartë i partisë kryesore të serbëve në Kosovë, Lista Serbe, dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Prokuroria dyshon se Nikolliq ka lëshuar paligjshëm leje ndërtimi në Brezovicë dhe të përfshirët në këtë rast, përveç keqpërdorimit të detyrës zyrtare, dyshohen edhe për ryshfet.

Autoritetet gjyqësore kanë njoftuar se hetimet për rastin Brezovica do të vazhdojnë edhe gjatë vitit të ardhshëm, pasi pritet të dërgohen edhe lëndë të tjera në gjykatë për disa të dyshuar.

Brezovica cilësohet një prej qendrave më të mëdha të turizmit dimëror në Kosovë dhe njihet për qendrën e saj të skijimit. Ajo gjendet në Komunën e Shtërpcës dhe bën pjesë në Parkun Kombëtar “Sharri”. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Flamuri i Kosovës në gjysmë shtize në Cyrih për viktimat në Crans-Montana

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajton 51 raste të reja

Dy shtetas të Shqipërisë dyshohen për detyrim ndaj qytetarit në Prishtinë

Arrestohet shtetasi i Kolumbisë, sulmon me thikë dy gra kosovare

Gjenden mbetje eshtërore, dyshohet për person të zhdukur gjatë luftës

Kosova Times October 12, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Dugolli: Kosova po bën gjithçka që është e mundur që të ruhet paqja

Kosova Times Kosova Times July 17, 2024
EULEX, KFOR dhe Policia e Kosovës diskutojnë për situatën në veri
Kos: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE, brenda vitit 2029
Capello: Deschamps kishte të drejt me Benzeman
Iu gjetën bidonë me lëndë për eksploziv, arrestohet shtetasi i Shqipërisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?