By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një modele në një edicion të pazakontë, “akullorja shkrihet” mbi të: Dallimi yt është forca juaj
November 2, 2025
Ish-kreu i një burse kriptomonedhash gjendet i vdekur në qelinë e burgut në Turqi
November 2, 2025
Sulm në Angli, nëntë persona luftojnë për jetën. “Të plagosurit po iknin përmes trenit”
November 2, 2025
1,5 milionë meksikanë në paradën për Ditën e të Vdekurve
November 2, 2025
Horoskopi ditor për 2 nëntor
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mbyllet me zhgënjim ndeshja e Ballkanit, Sivasspor fiton me përmbysje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Mbyllet me zhgënjim ndeshja e Ballkanit, Sivasspor fiton me përmbysje
Ballina 2Sport

Mbyllet me zhgënjim ndeshja e Ballkanit, Sivasspor fiton me përmbysje

Kosova Times
Last updated: 2022/10/13 at 10:57 PM
Kosova Times Published October 13, 2022
Share
SHARE

Rënia e madhe në lojë në pjesën e dytë i ka kushtuar me humbje Ballkanit. Kampioni i Kosovës në futboll të enjten mbrëma u mposht 2:1 nga Sivasspori në kuadër të fazës grupore të Ligës së Konferencës. Ndeshja u luajt në “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në atmosferë shumë të bukur sportive. Stadiumi ishte i mbushur, ndërsa përkrahja për Ballkanin ishte e madhe.

Ballkani e luajti shumë mirë pjesën e parë dhe shkoi në pushim me epërsi prej 1:0. Armend Thaqi shënoi me goditje të ultë, pas një veprimi shumë të bukur individual të Meriton Korenicës. Thaqi shënoi në minutën e 36-të.

Në fillim të pjesës së dytë suharekasit krijuan dy raste të mira, por që nuk i konkretizuan. Sidomos rasti i Ermal Krasniqit në minutën e 50-të ishte shumë i mirë. Por ai dështoi i vetëm përballë portierit të skuadrës turke. Dy minuta më vonë Qëndrim Zyba provoi nga distanca, por portieri i Sivassporit, Ali Sasal Vural sërish intervenoi me sukses.

Më pas skuadra turke nisi të marr kontrollin e lojës. Dhe këtë e konkretizoi me dy gola dhe me fitore. Rezultatin në 1:1 e barazoi Hakan Arsnal në minutën e 72-të. Ballkani nuk ia doli të marr veten dhe e pranoi edhe golin e dytë. Ishte Karol Angielski që shënoi golin e fitores për skuadrën turke. Ai realizoi për 2:1 në minutën e 81-të.

Në fakt skuadra turke e nisi ndeshjen më mirë. Por pa rrezikuar seriozisht. Më pas Ballkani rreshtoi rastet. Albion Rrahmani gjuajti mbi portë në minutën e 30-të. Lumbardh Dellova provoi nga distanca në minutën e 33-të. Ermal Krasniqi e Bajram Jashanica provuan në fund të pjesës së parë, por pa konkretizim.

Ballkani prej vendit të parë në grup ka rënë në vendin e katërt. I ka katër pikë, sa edhe Slavia në vendin e tretë. Sivasspori udhëheq me shtatë pikë, sa i ka edhe Cluji në vendin e dytë.

Javën e kaluar Ballkani fitoi në udhëtim ndaj Sivassporit.

Ekipi nga Suhareka i ka edhe dy ndeshje në grup dhe është në lojë sa i takon kualifikimit.

E pret Slavia Pragën më 27 tetor dhe luan në udhëtim ndaj Clujit në Rumani, më 3 nëntor.

You Might Also Like

Prishtina dhe Gjilani i ndajnë pikët

Të shtëna në Kretë, mijëra të shtëna. Dy të vdekur, 14 të plagosur

Kaos i plotë në Tanzani pas zgjedhjeve: Luftë midis qytetarëve dhe ushtrisë, më shumë se 700 të vrarë

Trepça fiton në sekondat e fundit, Bashkimi mposht Sigal Prishtinën

SHBA-të do të zvogëlojnë forcat në Bullgari, Hungari dhe Sllovaki duke filluar nga muaji i ardhshëm pas lëvizjes në Rumani

Kosova Times October 13, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Projekti racist i Serbisë së Madhe

Kosova Times Kosova Times February 16, 2025
Në shërbim të bashkatdhetarëve!
Prigozhin: Wagner nuk do të nënshkruajë asnjë kontratë me ministrin rus të Mbrojtjes
Vendi ku ndodhi vrasja e 37 vjeçarit në Gjilan
‘Mercedesi’ si frymëzim për lidhjen e UP-së me universitete gjermane
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?