By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë
January 28, 2026
Sallatë me spinaq, patate të ëmbla të pjekura dhe proshutë
January 28, 2026
Mëlçi me kërpudha dhe rozmarinë
January 28, 2026
Gjermania: Hetim për pastrim parash në Deutsche Bank
January 28, 2026
Iniciativa gjermane për një “Evropë me dy shpejtësi”
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Këshilli i BE-së për vizat: Duhet të sqarohen edhe disa çështje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Këshilli i BE-së për vizat: Duhet të sqarohen edhe disa çështje
Ballina 1Lajme

Këshilli i BE-së për vizat: Duhet të sqarohen edhe disa çështje

Kosova Times
Last updated: 2022/10/13 at 7:46 PM
Kosova Times Published October 13, 2022
Share
SHARE

Presidenca Çeke e Këshillit Evropian ka thënë të enjten se është e domosdoshme që të qartësohen edhe disa çështje, për të çuar përpara liberalizimin e vizave për Kosovën.

Megjithatë, ajo nuk e ka specifikuar se për çfarë çështje bëhet fjalë.

Përmes një deklarate të publikuar pas debatit të mbajtur nga grupi punues për vizat në këtë Këshill, Presidenca Çeke ka thënë se duhet të vazhdojë diskutimi.

Në deklaratë është përmendur se grupi punues e ka mbajtur të enjten diskutimin e parë rreth vizave për Kosovën, nën Presidencën Çeke.

“Komisioni Evropian e ka prezantuar raportin e tij të përditësuar për këtë çështje, që rikonfirmon se Kosova vazhdon të plotësojë të gjitha kushtet për liberalizim”.

Burimet e Radios Evropa e Lirë kanë marrë vesh se Franca ka propozuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.

http://199.192.21.43/2022/10/13/franca-kushtezon-liberalizimin-e-vizave/

Ky propozim është mbështetur prej të paktën katër shteteve tjera: Suedisë, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës.

ETIAS është sistem evropian për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit.

Ky sistem – krejtësisht elektronik – mundëson verifikimin e të dhënave të qytetarëve të vendeve të treta, që nuk nevojë për vizë, për të hyrë në Zonën Schengen.

Procedura ligjore për të miratuar sistemin ETIAS ka nisur më 2016, dhe sistemi pritet të jetë plotësisht operacional brenda vitit 2023 – pa ndonjë datë të saktë.

Komisioni Evropian ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën më 2018.

Më 12 tetor të këtij viti, ky Komision ka konfirmuar në Raportin vjetor të Progresit se mbështet rekomandimin e bërë për heqjen e vizave për Kosovën dhe konstatimin se shteti i ka përmbushur të gjitha kriteret.

You Might Also Like

Pula: Kandidatëve që iu shtuan votat do të jenë objekt i hetimeve

Kushtetuesja: Zgjedhja e Nenad Rashiqit në Kuvend ishte jokushtetuese

Arrestimet për votat në Malishevë, ndalohen 15 kryesues e 43 komisionerë

Rama pezullon nga puna tre zyrtarët e Komunës së Prishtinës pas arrestimit

GAP: Rritja e pagës minimale përfshin 36% të të punësuarve me orar të plotë

Kosova Times October 13, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Limaj: Zgjidhja te veprimet politike, Kushtetuesja ka dashur ta dinamizojë

Kosova Times Kosova Times July 9, 2025
Moti në Shqipëri me shi në të gjithë territorin
Elshani i PDK-së:Integriteti i procesit zgjedhor në Mitrovicë është lënduar
Policia në kërkim të dy personave për vrasje në tentativë
Politika shqiptare në zi: Kolegët e dy kaheve politike reagojnë të pikëlluar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?