By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
Shorti i “Euro 2024”: Shqipëria në “grupin e vdekjes”
December 2, 2023
Peach vizitoi ushtarët britanikë në Bondsteel, i lëvdoi për kontributin në KFOR
December 2, 2023
Pas vrasjes së Liridona Ademajt, të martën protestë në Prishtinë
December 2, 2023
Ministrja bullgare nuk ka dashur të ulet në të njëjtën tryezë me Lavrov
December 2, 2023
Haradinaj kujton heronjtë Talla, Durmishi e Maliqi
December 2, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryeministri Kurti i pranishëm gjatë mbjelljeve vjeshtore në Miresh
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Politikë > Lajme > Kryeministri Kurti i pranishëm gjatë mbjelljeve vjeshtore në Miresh
Lajme

Kryeministri Kurti i pranishëm gjatë mbjelljeve vjeshtore në Miresh

Kosova Times
Last updated: 2022/10/13 at 5:44 PM
Kosova Times Published October 13, 2022
Share
SHARE

Pas vendosjes së gur themelit të çerdhes në fshatin Miresh të Komunës së Gjilanit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i  Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci dhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, vizitoi dhe takoi bujkun Osman Osmani gjatë mbjelljeve vjeshtore.

Osman Osmani ka të mbjella 10 hektarë grurë dhe 10 misër. Krahasuar me vitin 2021 përkrahja qeveritare për mbjelljen e grurit është rritur për 216% për hektar, kurse për atë të misrit 119% për hektar. Ai u shpreh i kënaqur me përkrahjen institucionale dhe me thjeshtësinë e procedurave për aplikim për mbështetje.

Politikat e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe mbështetja e Qeverisë është reflektuar në rritjen e sipërfaqeve të mbjella dhe në rendimentin për hektarë, tha kryeministri Kurti, teksa falënderoi të gjithë bujqit e fermerët, që me punën e tyre po punojnë gjithnjë e më shumë tokë të Kosovës dhe po nxjerrin gjithnjë e më shumë bukë për Kosovën.

Në vitin 2022 është rritur për 15.5% sipërfaqja e mbjellë me grurë dhe për 91% ajo me misër.

Ndërkaq, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, duke folur për politikat dhe veprimet e deritanishme të Qeverisë në mbështetje të bujqve dhe fermerëve, shprehu besimin e tij se deri në fund të mandatit do të kujdesen që mos të lënë tokë të punueshme në Kosovë pa e punuar. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Peach vizitoi ushtarët britanikë në Bondsteel, i lëvdoi për kontributin në KFOR

Pas vrasjes së Liridona Ademajt, të martën protestë në Prishtinë

Kurti mbledh partinë, diskutojnë edhe për “dhunën që po ushtrohet kohëve të fundit”

Haxhiu zotohet para grave rome se do t’i adresoj kërkesat e tyre

Krasniqi: Qeveria është kundër fjalës së lirë

Kosova Times October 13, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?