By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Operacion antidrogë në Prizren, arrestohen pesë persona
January 29, 2026
Haradinaj: Japonia ka dëshmuar gjithmonë partneritet të fuqishëm
January 29, 2026
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në Pejë e Gjakovë
January 29, 2026
Radoniqi takon zyrtarin gjerman, e njofton për zhvillimet rreth rinumërimit
January 29, 2026
Kievi: Rusia përdor Starlink për të kontrolluar dronët, ne bashkëpunojmë me SpaceX
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lajçak në Kosovë për takim me Kurtin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Lajçak në Kosovë për takim me Kurtin
Ballina 1Lajme

Lajçak në Kosovë për takim me Kurtin

Kosova Times
Last updated: 2022/10/13 at 11:24 AM
Kosova Times Published October 13, 2022
Share
SHARE

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, të enjten po zhvillon takim në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kjo është vizita e dytë në Kosovë në më pak se një muaj e Lajçakut. Ai më 15 shtator ishte takuar me Kurtin dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimi. Diplomati evropian kishte thënë se qëllimi i vizitës së tij në Prishtinë kishte qenë çuarja përpara e procesit të dialogut që ndërmjetësohet nga BE-ja.

Vizita e Lajçakut në Kosovë më 13 tetor po ashtu vjen në kohën kur mediat kanë raportuar se Franca dhe Gjermania, u kanë paraqitur Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, një propozim për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Vuçiq deklaroi më 8 tetor se Parisi dhe Berlini kanë propozuar që shteti i tij të lejojë që Kosova të anëtarësohet në institucione dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në BE.

Ndërkaq, Kurti tha me 12 tetor se nuk ka propozim për marrëveshje finale.

“Ka diskutime, ka opsione, ka teste e sprova, por nuk mund të them që ka diçka të ngurtësuar që do ta prezantonim në formë përfundimtare”, tha Kurti gjatë një konference për media në Prishtinë.

Ambasadat e Francës dhe Gjermanisë në Prishtinë nuk kanë konfirmuar nëse ekziston një propozim i tillë, por krerët e këtyre dy shteteve, Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz, në shtator, përmes një letre të dërguar në shtator, kërkuan nga Kurti dhe Vuçiq të jenë të gatshëm për vendime të vështira në dialog.

Përveç shteteve evropiane, që po tentojnë të shtyjnë përpara palët drejt një marrëveshjeje, Shtetet e Bashkuara po ashtu po kërkojnë që takimet të intensifikohen.

Në këtë kuadër, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, më 11 tetor, tha se ka biseduar me Kurtin dhe Vuçiqin për nevojën e “intensifikimit të procesit të dialogut drejt një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohje reciproke në qendër të saj”.

Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 zhvillojnë në dialog nën ndërmjetësimin e BE-së. Këto dy shtete, megjithatë kanë qëndrime të kundërta sa i përket përfundimit të dialogut. Përderisa Prishtina kërkon që një marrëveshje përfundimtare të përfshijë njohjen reciproke, Beogradi kërkon një zgjidhje kompromisi, por pa elaboruar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.

You Might Also Like

Operacion antidrogë në Prizren, arrestohen pesë persona

Haradinaj: Japonia ka dëshmuar gjithmonë partneritet të fuqishëm

Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në Pejë e Gjakovë

Radoniqi takon zyrtarin gjerman, e njofton për zhvillimet rreth rinumërimit

Mehaj kujton të rënët e Betejës së Rogovës së Hasit

Kosova Times October 13, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kërkohet paraburgim për shitblerje të narkotikëve

Kosova Times Kosova Times August 22, 2024
FVK organizon festivalin e volejbollit për fëmijë
Filloi: Një seri vdekjeprurëse e Himaresve, kjo është shuplaka e Amerikës për Rusinë
Krasniqi: Epokë e re me përfaqësim të barabartë gjinor, 50/50 në të gjitha nivelet e vendimmarrjes
Erdogan: Turqia do të ratifikojë pranimin e Finlandës në NATO
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?