By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 31 tetor
October 31, 2025
Evropa përgatit një goditje të rëndë për Vuçiçin: Raporti më i keq për Serbinë deri më tani
October 31, 2025
Babai i Muskut: Do të doja të merrja një pasaportë ruse
October 31, 2025
Takime sekrete dhe këndimi i një “versioni nazist” të himnit gjerman: Si gjeti AfD partnerë në Uashington
October 30, 2025
Arrestohet në Prishtinë i dënuari për posedim të narkotikëve
October 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Liberalizimi i vizave sot në rend dite në BE
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Liberalizimi i vizave sot në rend dite në BE
Ballina 1Lajme

Liberalizimi i vizave sot në rend dite në BE

Kosova Times
Last updated: 2022/10/13 at 11:13 AM
Kosova Times Published October 13, 2022
Share
SHARE

Sot Grupi Punues në kuadër të Këshillit Evropian do të nisë procedurat për liberalizimin e vizave. Futja e Kosovë në agjendë nga Presidenca Çeke, po shihet si hap shumë i rëndësishëm dhe pozitiv.

Sot tema e liberalizmit të vizave për Kosovën është vendosur në tavolinën e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian. Lajmi është konfirmuar për Radio Kosovën nga Zyra e Qeverisë së Çekisë.

“Temë, e liberalizmit të vizave për Kosovën, do të diskutohet sot, më 13 tetor”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë së Çekisë, dërguar, Radio Kosovës.

Përfshirja në agjendë po nënkuptohet edhe si vendim pozitiv për vendin tonë. Shefi i zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomáš Szunyog, në një intervistë për Radio Kosovën, duke mos dhënë data se kur mund të ndodhë liberalizimi, ka thënë se është mesazh i fortë që liberalizimi është futur në agjendë të Këshillit të Ministrave.

“Është e rëndësishme që Presidenca Çeke e ka vënë në agjendë të Këshillit të Ministrave dhe ky është një mesazh i fortë që mund të arrihet një pajtim për ta bërë liberalizimin e vizave. Por më duhet ta theksoj që ku takimi i 13 tetorit është vetëm takim i grupit punues, pra, është takim në nivel ekspertësh, të cilët diskutojnë të dhënat që i janë ofruar nga Komisioni Evropian”, ka deklaruar Szunyog për Radio Kosovën.

Edhe njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare e vlerësojnë të rëndësishme diskutimin për vizat. Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, ka thënë se edhe pse Kosova është në agjendë, vendimi për liberalizimin është politik.

“Më rëndësi është që të futet në agjendë që të lëvizin procedurat teknike, mandej vendimi politik është në dorë të Këshillit të Ministrave, respektivisht Francës dhe Gjermanisë”, është shprehur Arifi.

Profesori i shkencave politike në Paris, Nezir Kraku, tha për Radio Kosovën se pret që çështja e liberalizimit të vizave të mbyllet shpejt.

“Është mirë që në Presidencën Çeke është rikthyer kjo temë. Unë pres që tema e vizave do të mbyllet relativisht shpejt, nëse jo në fund të këtij viti, para pranverës të mbyllet, sepse është vetëm temë teknike, pasi Kosova ka kohë që i ka plotësuar kriteret dhe Komisioni Evropian ka rekomanduar heqjen e vizave qe disa vite”, ka thënë Kraku.

Zyrtarë të BE-së besojnë se tani ekziston moment pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën, duke shtuar se ky proces duhet të finalizohet brenda disa muajve. Nëse arrihet pajtueshmëri, liberalizimi i vizave do të vlejë për bartësit e pasaportave biometrike të Kosovës. Përveç vendeve të BE-së, qytetarët e Kosovës do të mundë të lëviznin edhe në Zvicër, Norvegji, Islandë dhe Lihtenshtajn.

You Might Also Like

Arrestohet në Prishtinë i dënuari për posedim të narkotikëve

Limaj: Koha që zëri racional dhe Kosova e pjekur të bëhen bashkë

Nesër mbyllet për qarkullim gjysma e tunelit në lagjen ‘Dardania’

Kurti dhe Fuchs flasin për avancimin e rrugëtimit të Kosovës drejt BE-së

Sot dëshmoi i akuzuari Kadri Brahimi, depoisti ku u kapën 400 kg drogë

Kosova Times October 13, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

KQZ-ja sot pranon serverët dhe pajisjet përcjellëse për QNR

Kosova Times Kosova Times February 5, 2025
Zvicra: Toka e Alpeve, liqene blu të pabesueshme dhe kështjella magjike, ku çdo kornizë është si një kartolinë
Retorika agresive e Aleksandër Vuqiqit për Kosovën, është vazhdimësi e retorikes fashizoide të patriarkut Pavle
Sondazhi, 40 per qind e shtresës së mesme gati për emigrim
Zelensky para G20-ës: Tani është koha për të përfunduar luftën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?