By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nese senati amerikan miratone ligjin, do sjellin dite te veshtira per te korruptuatit
November 20, 2025
Ky është apartamenti me pamjen më të bukur në Paris
November 20, 2025
Fyerja e deputetëve të Bundestagut nuk mund të shkonte pa lejen e shefit kryesor
November 20, 2025
Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore
November 20, 2025
Përgjigja e Greqisë ndaj Rusisë: “Kërcënimet kundër shteteve sovrane refuzohen automatikisht”
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Opozita kërkon shpjegime për vizat
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Opozita kërkon shpjegime për vizat
Ballina 1Lajme

Opozita kërkon shpjegime për vizat

Kosova Times
Last updated: 2022/10/14 at 1:37 PM
Kosova Times Published October 14, 2022
Share
SHARE

Partitë opozitare në Kosovë janë shprehur të zhgënjyera me vendosjen e kushteve të reja për liberalizimin e vizave për Kosovën, duke argumentuar se vendi për një kohë të gjatë ka përmbushur kriteret për këtë proces.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë kritikuar autoritetet në Kosovë, dhe kanë që institucionet shtetërore të ndërmarrin veprime që shteti të lëvizë drejt integrimit evropian.

Xhafer Tahiri nga LDK, gjatë një konference për media më 14 tetor, tha se është e padrejtë që shtetasit e Kosovës vazhdojnë të jenë të vetmit në rajon që nuk mund të lëvizin pa viza në zonën Shengen.

“Mua më shqetëson fakti nëse Qeveria e Kosovës nuk ka pasur informacion mbi kërkesat e reja të shteteve anëtare të BE-së, qoftë edhe kërkesa teknike, sepse kërkesa të tilla nuk bëhen aty për aty në takime. Kjo lë të kuptohet që Qeveria jonë nuk ka zhvilluar mjaftueshëm dialog me vendet anëtare veç e veç, por po ashtu e vërteton faktin se Qeveria është pa strategji në politikë të jashtme dhe këtë e kemi thënë shumë herë”, tha Tahiri.

Më 13 tetor, në takimin e grupit punues për viza të Këshillit të BE-së, Radio Evropa e Lirë mësoi se zyrtarët francezë kanë propozuar që liberalizimi i vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.

Kjo ide e Francës është mbështetur edhe nga Suedia, Belgjika, Holanda dhe Spanja.
Më 2018, pas përmbushjes së kritereve, Komisioni Evropian kishte rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, kritikoi Qeverinë dhe Kuvendin, pasi siç tha ai, këto institucione nuk kanë bërë asnjë komunikim zyrtar që të kërkojnë nga institucionet përgjegjëse në pyetjen “pse po bëhet ky diskriminim ndaj qytetarëve të Kosovës”.

“Dje u vendos edhe një kusht, nesër do të dalë edhe një shtet tjetër dhe do të vendosë edhe një kusht. Ky trajtim jodinjitoz i Kosovës duhet të ndalohet. Drejtimi ynë dihet, është pro-perëndimor”, tha ai.

Tahiri tha e Kuvendi dhe Qeveria duhet të dërgojnë porosinë te secili vendimmarrës në BE për orientimin pro-perëndimor të Kosovës dhe shtoi se “nëse kryeministri i Kosovës e ka ndonjë kusht, duhet t’i tregojë popullit të tij, në qoftë se jo, duhet ta trajtojë këtë çështje seriozisht”.

Por, shefja e Grupit Parlamentar të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se nuk ka konfirmim zyrtar për kërkesat apo kushtet e tjera teknike për çështjen e liberalizimit.

“Në këtë proces, gjithashtu nuk ka asnjë dyshim që të themi se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim të vizave për qytetarët e saj dhe tashmë duhet të jemi bashkëpunues dhe të fokusohemi në ato punë, në ato angazhime të cilat ne na presin ne në Kosovë. Unë besoj se procesi, si i tillë, do të vazhdojë në rrugën e vet dhe Kosova pashmangshëm është në një udhëtim njëdrejtimësh, do të thotë integrimi i Kosovës në BE nuk ka alternativë dhe ky është qëndrimi ynë në të gjitha funksionet që i ushtrojmë, qoftë në legjislativ apo në ekzekutiv”, tha Kusari-Lila pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.

Ndërkaq, edhe presidenca çeke e BE-së tha pas takimit të 13 tetorit se në mënyrë që të ecet para në procesin e liberalizimit të vizave, “është e domosdoshme që të qartësohen disa çështje, dhe të vazhdohet me diskutimet”.

Takimi i radhës i grupit punues për vizat është paraparë të mbahet në nëntor.

Ndryshe, ETIAS është sistem evropian për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit. Ky sistem – krejtësisht elektronik – mundëson verifikimin e të dhënave të qytetarëve të vendeve të treta, që nuk kanë nevojë për vizë, për të hyrë në Zonën Shengen.

ETIAS është kërkuar që të funksionalizohet pas shqetësimeve në rritje për terrorizmin dhe krizën me migrantë në Evropë.

Procedura ligjore për të miratuar sistemin ETIAS ka nisur më 2016, dhe sistemi pritet të jetë plotësisht operacional brenda vitit 2023 – pa ndonjë datë të saktë.

You Might Also Like

Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore

BE shpreh keqardhje për ngërçin politik

Kosova dhe Shqipëria luajnë në të njëjtin orar në play-offin e Botërorit

Osmani nderon fëmijët që dorëzuan portofolin në polici

Pezullohet nga detyra zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku

Kosova Times October 14, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gjykata ndërkombëtare në Hagë mund të lëshojë një urdhër arresti për Netanyahun

Kosova Times Kosova Times April 29, 2024
Aktakuzë për vrasjen e rëndë në mars 2025 në Vushtrri
KDI: Vetëm 10 për qind e qytetarëve mendojnë se ke përmirësim në drejtësi
Horoskopi ditor për të Premten 19 Prill
Zaluzhny njoftoi komandantin e përgjithshëm amerikan për “situatën e vështirë” në front
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?