By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gara presidenciale e Polonisë 2025: Liberali Trzaskowski arrin një fitore të lehtë ndaj konservatorit Nawrocki
May 18, 2025
Kryebashkiaku i Bukureshtit Nicusor Dan kryeson në zgjedhjet presidenciale rumune
May 18, 2025
Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv të prostatës me metastaza në kocka
May 18, 2025
Rahoveci mposht Kastriotin në finalen e parë
May 18, 2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Protesta e pedagogëve, rrezikohet viti akademik në Shqipëri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Protesta e pedagogëve, rrezikohet viti akademik në Shqipëri
Ballina 2Rajon / Botë

Protesta e pedagogëve, rrezikohet viti akademik në Shqipëri

Kosova Times
Last updated: 2022/10/14 at 8:25 PM
Kosova Times Published October 14, 2022
Share
SHARE

Sindikatat dhe profesorët e universiteteve publike të Shqipërisë zhvilluan sot një tjetër tubim proteste në sheshin Nënë Tereza të Tiranës, duke kërkuar rritje 50 për qind të pagave dhe të fondeve për kërkimet shkencor.

Ata bënë të ditur se nuk do të nisin vitin akademik të hënën, nëse qeveria nuk plotëson 9 kërkesat e peticionit të tyre.

Qeveria rriti me 7 për qind pagën e pedagogëve, si dhe lejoi që me 8 për qind të tjera, universitetet të mund t’i rritin pagat nga të ardhurat e tyre. 000:03:100:00

Sindikatat dhe pedagogët e universiteteve publike të Tiranës dhe qytete të tjera protestuan sot për mosplotësimin nga qeveria të kërkesave ekonomike.

Ata kërkojnë rritje 50 për qind të pagave bazë sipas titujve shkencorë në dy faza, vlerësime për vjetërsinë në punë mbi 15 vjet dhe për orët e mbingarkesës shtesë në mësimdhënie, rritje të financimit për kërkimin shkencor, rivlerësim të orës mësimore leksion e seminar, rishikim të tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës shtesë, si dhe transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universiteteve publike.

Pedagogët organizatorë të protestës njoftuan se nëse qeveria nuk reagon deri të hënën, ashtu si për javë e muaj më radhë, ata nuk do të nisin vitin e ri akademik.

“Ditën e hënë, nga ora 8 deri në 10, do të bëhet prezantimi i studentëve të rinj nëpër fakultete në gjithë universitetet e vendit. Pas orës 10, sindikatat do t’u shpjegojnë studentëve pse lëvizja jonë është lëvizja e tyre. Besojmë se do të gjejmë mirëkuptimin e tyre, prindërve të tyre dhe gjithë shqiptarëve të ndershëm”, thotë profesori Aleksandër Kovaçi.

Protestuesit i kanë dërguar qeverisë një peticion me 9 kërkesa një muaj më parë, të nënshkruar nga mbi 85 për qind e pedagogëve në Tiranë e rrethe.

Ata thonë se ato janë të njëjtat kërkesa që qeveria socialiste i ka mbi tryezë qysh nga viti 2019, dhe nuk i plotëson, ndërsa gjendja e tyre sa vjen e rëndohet, aq sa aktualisht ata paguhen vetëm 5 euro për një orë leksioni dhe pagat e tyre dhe fondet për kërkim shkencor janë shumë më të ulëta në krahasim me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut dhe pakrahasimisht të ulëta me vendet e Bashkimit Europian.

“Kjo është një protestë për të kthyer dinjitetin e nëpërkëmbur të pedagogëve në vite. Unë i kam hyrë kësaj karriere qysh në moshën 22 vjeçare dhe nëpër vite asnjëherë nuk jam ndjerë e vlerësuar as financiarisht as profesionalisht për trajtimin që na është bërë nga qeveritë e të gjithë ngjyrave. Kriza ka ndikuar, por nuk është vetëm problemi i krizës. Mendoj se mungon vizioni për arsimin e lartë në Shqipëri për vite me radhë në Shqipëri, dhe kjo mungesë ka sjellë këtë precipitim, kur arrin elita intelektuale të dalë në rrugë. Kjo është një fatkeqësi për një komb dhe për një shoqëri të civilizuar”, thotë pedagoge Albana Deda.

Në tubim folën pedagogë të rinj e të vjetër, nga universitetet e Tiranës dhe të qyteteve të tjerë si dhe disa studentë, të cilët përshkruan mungesat e shumta dhe gjendjen e vështirë, ku sipas tyre, gjenden aktualisht qarqet akademike të vendit.

Ata theksuan se kërkesat e tyre janë minimale për të kthyer dinjitetin e profesoratit dhe universiteteve, ku fondet e kërkimit shkencor janë minimale dhe pagat bazë janë në kufijtë e mbijetesës.

“E keqja e sfidon mendimin dhe nuk ka mendim pa arsimim. Këtë duhet ta kuptojë qeveria dhe gjithë Shqipëria. Do të qëndrojmë fort me kërkesat tona, që tashmë po u bashkohen dhe mbështeten edhe nga studentët dhe opinioni publik. Kjo nuk është vetëm protesta jonë, por është protest e gjithë shoqërisë shqiptare për ditë më të mira për arsimin dhe për dinjitetin e mësuesit”, thotë pedagogu Ardian Isufi.

Qeveria nxiti universitetet që, falë autonomisë së tyre, të shtojnë të ardhurat dhe fondet e tyre përmes projekteve dhe aplikimeve ndërkombëtare, duke përfituar më shumë para përmes punës së tyre konkrete shkencore.

Qeveria miratoi javën e kaluar një rritje prej 7 për qind të pagave në universitete dhe u krijoi mundësinë ligjore për një rritje të mëtejshme prej 8 për qind nga të ardhurat e tyre.

Por pedagogët e quajtën të pamjaftueshme, dhe pohuan se rritjen e pagave bazë e kërkojnë nga qeveria në përputhje me titujt shkencorë dhe vjetërsinë në punë, por nuk mund ta bëjnë këtë rritje pagash me paratë e studentëve, të cilat u duhen kthyer atyre si shërbime universitare.

You Might Also Like

Gara presidenciale e Polonisë 2025: Liberali Trzaskowski arrin një fitore të lehtë ndaj konservatorit Nawrocki

Kryebashkiaku i Bukureshtit Nicusor Dan kryeson në zgjedhjet presidenciale rumune

Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv të prostatës me metastaza në kocka

Rusia do të lëshojë një raketë me rreze veprimi prej 10,000 kilometrash sonte, duan t’i trembin të gjithë

Bisedimet në Stamboll: Kreu i delegacionit rus kërcënoi përfaqësuesit e Ukrainës

Kosova Times October 14, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Financa

Kushtetuesja nuk gjen shkelje në plotësim -ndryshimin e ligjeve për pagën

Kosova Times Kosova Times June 26, 2024
Komisioni Evropian kritikohet për jotransparencë në marrëveshjet për vaksinat
Vriten nëntë ushtarë pakistanezë nga një sulm vetëvrasës
Zelensky thotë se Rusia do të mposhtet “sikurse u mposht nazizmi”
NYT: Ukraina ka frikë se Trump mund të pranojë t’i dorëzojë Putinit Odessa. Arsyet e shqetësimeve të tilla nuk bëhen të ditura.
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?