By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
Vuçiq: Kosova duhet të përmbushë obligimet e saj
June 6, 2023
Finlanda dëbon diplomatë rusë
June 6, 2023
Kryeministri Kurti vizitoi kompaninë “LinkPlus IT”
June 6, 2023
Escobar dhe Lajçak takohen me përfaqësuesit e Listës Serbe
June 6, 2023
ShBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit
June 6, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Drita e Prishtina nuk gabojnë ndaj skuadrave të pjesës së poshtme
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Sport > Drita e Prishtina nuk gabojnë ndaj skuadrave të pjesës së poshtme
Sport

Drita e Prishtina nuk gabojnë ndaj skuadrave të pjesës së poshtme

Kosova Times
Last updated: 2022/10/16 at 10:09 AM
Kosova Times Published October 15, 2022
Share
SHARE

Drita edhe një herë tjetër tregoi se është një prej pretenduesve kryesorë për titull kampioni në Kosovë. Gjilanasit vazhdojnë të mbeten të vetmit në elitën e futbollit kosovar pa disfatë.

Të shtunën, Drita e trajnerit Ardian Nuhiu fitoi në udhëtim te Dukagjini me rezultatin 1:0. Golin e vetëm të ballafaqimit që u zhvillua në stadiumin “18 Qershori” në Klinë e shënoi Ardian Limani. Kapiteni i gjilanasve të Dritës realizoi supergol me gjuajtje të fuqishme nga distanca. Drita nga minuta e 89-të luajti me një lojtar më pak në fushë për shkak se Besnik Krasniqi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Për Dukagjinin ishte disfata e parë pas dy fitoreve të njëpasnjëshme. Me rezultat të njëjtë, Drita kishte fituar ndaj Dukagjinit edhe në ndeshjen e fazës së parë të Superligës.

Drita lidere në ligë ka 27 pikë në 11 ndeshje. Dukagjini mbetet në kuotën e tetë pikëve në pozitën e parafundit.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, e pranoi se ballafaqimet me Dukagjinin janë gjithmonë të vështira.

“Kishim parashikuar ndeshje të fortë, të luftuar. Dua t’i përgëzoj djemtë për luftën, sakrificën. Kishim diskutuar që më e rëndësishme është të merren pikët sepse fusha nuk na lejoi të bënim lojë. Lojtarët luftuan shumë dhe me shumë meritë mendoj se e morëm fitoren. Kishim raste për ta mbyllur lojën më herët, por duhet përmendur se edhe Dukagjini na vuri në vështirësi disa herë”, tha Nuhiu pas ndeshjes.

Homologu i Nuhiut, Armend Dallku, tha pas ndeshjes se skuadra e Dukagjinit nuk meritoi të mposhtej në ballafaqimin e së shtunës.

Ai vlerësoi se Dukagjini meritoi të merrte të paktën një pikë, pas asaj që shfaqi në fushën e lojës. Shtoi se klinasve u mungoi fati.

“Në momente të caktuara pasimi final nuk ishte i kënaqshëm. Fusha nuk ishte në gjendjen më të mirë, ishte problem për ta kontrolluar topin. Sot humbëm pikë, patëm më shumë nga loja, por këto ndodhin. Karakteri i lojtarëve tregoi se e deshëm barazimin, pse jo edhe fitoren. I futëm në lojë të gjithë lojtarët e fazës ofensive. Ndonjëherë edhe fati ta kthen shpinën. Sot të paktën merituam barazimin”, tha Dallku.

Fitore në ndeshjen tjetër të zhvilluar të shtunën e që i takoi xhiros së 11-të të Superligës, arriti edhe skuadra e Prishtinës.

Prishtina të shtunën në “Fadil Vokrri” mposhti Ferizajn 2:1. Golat e fitores i shënoi Leotrim Kryeziu. Ishte fitorja e parë në “Fadil Vokrri” për kryeqytetasit në këtë edicion të Superligës, dhe ishin golat e parë në këtë stadium për Prishtinën.

Ferizaj në këtë ballafaqim u udhëhoq për herë të parë nga trajneri Andrej Panadiq, që e mori drejtimin e skuadrës pas largimit të Arbnor Morinës.

Prishtina, e cila nuk e ka zhvilluar ende takimin me Trepçën ’89, ka 15 pikë pas 10 xhirove. Ferizaj i fundit ka tetë pikë.

“Me pjesën e sulmit kam qenë shumë i kënaqur. Në fakt, ne edhe në disa ndeshje tjera kemi luajtur shumë mirë në pjesën ofensive, kemi qenë të rrezikshëm, por nuk kemi shënuar. Sot bëmë një ndeshje të madhe. Megjithatë, nuk duhet të marrim gola të tillë. Duhet t’i shmangim disa gabime”, ka thënë Munishi, i cili theksoi se kampionati është i gjatë dhe gjithçka është e mundur.

Nga ana tjetër, trajneri kroat Panadiq, theksoi se Ferizaj do t’i shpëtojë rënies nga liga.

“Me njerëzit e klubit kemi thënë se bashkë do t’ia arrijmë qëllimit. Kur kam dëgjuar ambiciet e klubit kam ardhur me dëshirë të madhe. Sa i përket ndeshjes së parë, duhet të them se dallimi është i madh kur luan në bar sintetik dhe në bar natyral. Ky nuk është arsyetim, por neve na u desh të përshtatemi me fushën nga 20 deri në 25 minuta. Po thonë se Prishtina ka krizë, por unë nuk pashë krizë te Prishtina. Tani neve na duhet të përmirësohemi në disa aspekte. Besoj se do të jemi shumë më mirë”, ka thënë Panadiq.

Të dielën zhvillohen edhe tri ndeshje të tjera të xhiros së 11-të.

Trepça ’89 luan ndaj Llapit, Drenica e pret kampionin në fuqi, Ballkanin, kurse Malisheva ballafaqohet me Gjilanin.

Superliga – XI

E shtunë

Dukagjini – Drita 0:1

(Shënues: Limani 6’)

Prishtina – Ferizaj 2:1

(Shënues: Kryeziu 6’, 67’ – Hasanaj 83’)

E diel (13:00)

Trepça ’89 – Llapi

Drenica – Ballkani

Malisheva – Gjilani

  1. Drita 11 8 3 0 24:8 27
  2. Ballkani 8 7 0 1 13:5 21
  3. Prishtina 10 4 3 3 12:10 15
  4. Gjilani 10 4 3 3 11:12 15
  5. Llapi 9 3 3 3 11:14 12
  6. Drenica 10 3 2 5 11:15 11
  7. Trepça ’89 8 2 3 3 17:16 9
  8. Malisheva 10 2 2 6 16:21 8
  9. Dukagjini 11 2 2 7 9:14 8
  10. Ferizaj 11 1 5 5 10:19 8

You Might Also Like

Organizohet turneu ‘Dita e Çlirimit të Kosovës’ për U9, U13 dhe U17

Prishtina fiton Kupën e Kosovës

Zlatan Ibrahimovic njofton tërheqjen e tij, gjithe tifozet qajne

Lidhja e Prizrenit dhe Drita kampion të kupës së Republikës së Kosovës për senior

Prishtina ia rrëmben lojtarin kryesor Pejës

Kosova Times October 15, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Trupi i shkrimtarit Vladimir Vakulenko u gjet në një varr masiv në Izyum

Kosova Times Kosova Times November 30, 2022
Mustafa: Viti 2022 parashihet të jetë sfidues për Kosovën
Katër organizata i bëjnë thirrje komunitetit ndërkombëtar për mbrojtje të serbëve në Kosovë
Sulm me raketa izraelite në qendër të qytetit, 15 të vrarë, dhjetëra të plagosur…
Bajraktari kërkon mbështetjen e fermerëve me disa propozime
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?