By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kancelari gjerman Scholz bën thirrje për zgjerimin e Bashkimit Evropian
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Kancelari gjerman Scholz bën thirrje për zgjerimin e Bashkimit Evropian
Ballina 2Rajon / Botë

Kancelari gjerman Scholz bën thirrje për zgjerimin e Bashkimit Evropian

Kosova Times
Last updated: 2022/10/15 at 4:24 PM
Kosova Times Published October 15, 2022
Share
SHARE

Kancelari gjerman Olaf Scholz bëri thirrje të shtunën për zgjerimin e Bashkimit Evropian.

Ai tha në fjalimin e tij në Kongresin e Socialdemokratëve Evropianë në Berlin, se një gjë e tillë do ta bënte bllokun më të aftë të përballej me sfidat globale.

Që kur mori detyrën, zoti Scholz e ka bërë një përparësi të politikës së tij të jashtme zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit dhe të tjera.

Kjo çështje është bërë më urgjente që kur filloi agresioni rus në Ukrainë, e cila u bë kandidate për anëtarësim në BE në fillim të verës.

“Një BE me 27, 30, 36 shtete, me më shumë se 500 milionë qytetarë të lirë dhe të barabartë, mund të ketë peshë edhe më të madhe në botë,” tha zoti Scholz në kongres.

“Unë jam i përkushtuar ndaj zgjerimit të BE-së. Zgjerimi i BE-së drejt lindjes, do të ishte e favorshme për të gjithë ne,” tha ai.

Kancelari Scholz bëri gjithashtu thirrje për reforma në Bashkimin Evropian, për të cilat tha se do të ndihmonin për realizimin e zgjerimit dhe do të bënin të mundur një autonomi ushtarake të bllokut prej 27 vendesh.

Zoti Scholz foli për nevojën e heqjes graduale të parimit të unanimitetit për vendimet në politikën e jashtme, por edhe në fusha të tjera si politika tatimore.

“Nëse aspirata jonë është një Evropë gjeopolitike, atëherë vendimet e shumicës janë një forcim dhe jo një humbje e sovranitetit”, tha ai.

Aktualisht, shumë vendime të BE-së mund të merren vetëm nëse të gjitha vendet votojnë njëzëri.

Zoti Scholz gjithashtu mbështet më shumë autonomi ushtarake për BE-në. Ai bëri thirrje për koordinim në furnizimin me armëve dhe pajisje dhe krijimin e një force të reagimit të shpejtë të BE-së deri në vitin 2025.

“Në Evropë, ne kemi nevojë për ndërveprim më të mire të përpjekjeve tona të mbrojtjes,” tha ai.

“Në të ardhmen, Evropa do të ketë nevojë për një rritje të koordinuar të aftësive. Ne duhet ta çojmë përpara me bindje dhe së bashku mbrojtjen evropiane.”

You Might Also Like

Dugin dërgoi një mesazh misterioz

Sa i detyrohet Serbia Kinës?

OJQ-të thonë se të paktën 192 persona u vranë në protestat në Iran

Lëvizja e Trumpit i tronditi populistët evropianë, Orbani mund të paguaje çmimin më të lartë!

BE akuzohet për nxitjen e luftës së Putinit pas importimit të 7.2 miliardë eurove të LNG-së ruse

Kosova Times October 15, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Mediat boshnjake: Gjendet trupi i pajetë i meteorologut të zhdukur në Bjelasnicë

Kosova Times Kosova Times December 27, 2024
Horoskopi ditor për 12 dhjetor
Klasiq: “RS dhe Serbia janë në anën e gabuar të historisë, pamundësia për t’u marrë me ekzistencën e kampeve, spastrimin etnik, krimet masive – kjo është diçka e pabesueshme”!
Putin thotë se Rusia ka sulmuar Ukrainën me një raketë të re me rreze të mesme veprimi
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?