By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Der Spiegel: A po i hakmerret Vuçiç presidentit amerikan përmes projektit të dhëndrit të Trump në Beograd?
May 21, 2025
Osmani:Jam e shqetësuar për vonesat në konstituim, por besoj në marrëveshje
May 21, 2025
Mision nate i MiG-ut ukrainas, droni rus Shahed i rrëzuar
May 21, 2025
Suedia është e para në BE që ndalon seksin dixhital sipas kërkesës: Çfarë do të thotë kjo për OnlyFans?
May 21, 2025
Gjenden eshtrat e sllovakut te zhdukur 12 vjet më parë
May 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti në familjen e dëshmorit në Skenderaj, i tregohen gjurmët e predhave në muret e shtëpisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti në familjen e dëshmorit në Skenderaj, i tregohen gjurmët e predhave në muret e shtëpisë
Lajme

Kurti në familjen e dëshmorit në Skenderaj, i tregohen gjurmët e predhave në muret e shtëpisë

Kosova Times
Last updated: 2022/10/15 at 4:00 PM
Kosova Times Published October 15, 2022
Share
SHARE

Kryeministri Albin Kurti këtë të shtune ka shkuar për vizitë te familja e dëshmorit Rrahmani nga Açareva e Skenderajt.

Ai atje u prit nga nëna e tij dhe familjarët e tjerë, të cilët ia treguan edhe historinë familjare dhe përmes fotografive edhe gjurmët e predhave që kanë rënë mbi shtëpinë e tyre.

Kurti lavdëroi familjen Rrahmani për trimëri gjatë luftës dhe punën në toka që po e bëjnë aktualisht, duke i cilësuar si “familje luftëtarësh të paepur në luftë dhe e punëtorëve të palodhshëm në paqe”.

Postimi i plotë:

Në prag të përvjetorit të çlirimit të Kosovës, më 11 qershor, Ismet Rrahmani nga Açareva e Skënderajt, do t’i mbushte 60 vjet. Ai ra dëshmor te “Zabeli i Mustafës” afër lumit të Klinës, më 27 gusht 1998. Sot bëra nderime te varri i tij, para se ta vizitoj familjen e tij dhe kullën e ndërtuar afër vendit ku është vrarë Ismeti, bashkëluftëtar i dëshmorit Bekim Berisha – Abeja. Në oborrin e kullës ishin mbjellur 36 pisha, aq vjet sa kishte Ismeti kur ra dëshmor, ndërkaq kulla ishte ngritur pranë një lisi 700 vjeçar.

Në shtëpi na priti nëna e dëshmorit, Nëna Cyme, 84 vjeçare. Ismeti kishte qenë arsimtar në shkollën “Rilindja” të Açarevës dhe në shkollën “Kuvendi i Drenicës” në Abri të Ulët. Edhe Nëna Cyme ka qenë dikur mësuese në Ujmir e në Dush të Klinës.

Ismet Rrahmani (11.6.1962 – 27.8.1998) ishte burgosur e torturuar nga Serbia në vjeshtën e vitit 1996, para se të bëhej luftëtar i lirisë. Krahas Ismetit, edhe katër djemtë e tjerë të Nënës Cyme, Sabiti, Ramoshi, Haliti dhe Dastani, i ishin bashkuar luftës çlirimtare. Nuk ka pasur shtëpi në Açarevë që s’e ka pasur së paku një ushtar të UÇK-së. Nga ky fshat vijnë dy gjeneralët Rexhep e Sylejman Selimi.

Vëllau i vogël i dëshmorit, Dastani, me mall e krenari, na e shpjegonte secilën foto në muret e kullës dhe secilën gjurmë predhe në muret e shtëpisë.

Vëllau i madh i dëshmorit, Ramoshi, me gruan e tij, Veziren, dhe djalin e tij Arbonin, po e punonin tokën: 20 hektarë (shumica të marra me qira) i mbjellin me grurë e misër, 40 ari me lakër; dhe, i kanë edhe 20 koshere me bletë dhe 20 krerë lopë.

Familje luftëtarësh të paepur në luftë dhe e punëtorëve të palodhshëm në paqe.

You Might Also Like

Osmani:Jam e shqetësuar për vonesat në konstituim, por besoj në marrëveshje

Keller-Sutter: Zvicra sot nuk mund të paramendohet pa kosovarë

Shoqata e Obstetërve e Gjinekologëve reagon pas sulmit ndaj Afrim Veliut

Osmani: Zvicra ndihmoi në rindërtimin e Kosovës që u ngrit nga hiri

Policia konfiskon armatim dhe substanca narkotike në veri

Kosova Times October 15, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Miliarderi rus me një shtëpi në SHBA po ndërton në Mariupol

Kosova Times Kosova Times May 16, 2023
Ngjarje që do t’ju mbajnë frymën më 2024
Komiteti i Helsinkit me rastin e Ditës së Republikës Srpska: “Një lloj provokimi”
Kurti në mbylljen e festivalit NewBorn: Një platformë për lidhjen e artit dhe kulturës ndërkombëtare në Kosovë
Në Austri treni ka marrë flakë në tunel, 50 pasagjerë kanë marre lendime të lehta
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?