By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Universiteti i Sofjes dhe Universiteti Teknik renditen në një klasifikim prestigjioz botëror
November 19, 2025
“Bansko Film Fest” bashkon dashamirësit e aventurës dhe sporteve ekstreme
November 19, 2025
Sllovakia i kërkon NATO-s mbrojtje ajrore më të fortë, por te Ukraina refuzon një gjë
November 19, 2025
Evakuimi në Rumani: Droni rus godet një cisternë turke gjatë shkarkimit të naftës dhe gazit
November 19, 2025
Trump e shpalli Arabinë Saudite aleatin kryesor të SHBA-së jashtë NATO-s
November 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mehmeti: Banka Qendrore e Kosovës nuk do të rrisë normat e interesit për kreditë aktive
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Mehmeti: Banka Qendrore e Kosovës nuk do të rrisë normat e interesit për kreditë aktive
Ballina 1Lajme

Mehmeti: Banka Qendrore e Kosovës nuk do të rrisë normat e interesit për kreditë aktive

Kosova Times
Last updated: 2022/10/16 at 10:52 AM
Kosova Times Published October 15, 2022
Share
SHARE

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, thotë se parashikimi për rritjen ekonomike në vend aktualisht është rreth 3 për qind, një rënie e thellë në krahasim me rritjen 10.75 për qind në vitin 2021. Në një intervistë për Zërin e Amerikës zoti Mehmeti, i cili ndodhet në Uashington për takimet e vjeshtës së Bankës Botërore dhe FMN-së, ia atribuon në masë të madhe pasojave në vend dhe në shkallë globale të agresionit rus në Ukrainë.

“Këtë vit dhe vitin e ardhshëm jemi duke bërë parashikime më të shpeshta, varësisht prej situatës që po krijohet si rezultat i agresionit rus në Ukrainë”, tha ai.

Guvernatori Mehmeti thotë se në këtë kontekst duhet parë edhe inflacioni i lartë që në gusht ishte 13.1 për qind, pasojat negative të të

“Ndryshimet dinamike në nivel global janë shoqëruar me rritje të inflacionit, me ndryshim të politikave monetare, pastaj ngadalësim të rritjes botërore për arsye se pati një shkëputje të zinxhirit të furnizimit dhe të gjitha këto ndikuan në aktivitetin ekonomik në nivel të Kosovës por edhe në nivel global”, tha ai.

Zoti Mehmeti nënvizoi se bashkë me pjesën më të madhe të mallrave dhe shërbimeve, Kosova importon edhe inflacionin.

“Vetëm deri në gusht, në korrik realisht kemi pasur në total importimin e mallrave dhe shërbime diku tek rreth 3.75 miliardë Euro, 2.94 miliardë Euro mallra i kemi importuar, prandaj dhe inflacionin e importojmë dhe për këtë arsye mundësia jonë për të ndikuar tek inflacioni, jo vetëm në Kosovë, por edhe Banka Evropiane dhe ajo amerikane, janë të vogla”, tha ai.

Zoti Mehmeti tha se edhe pse Kosova nuk importon direkt drithë nga Ukraina, fakti që 80-85 për qind e importe-eksporteve bëhet me vendet e Evropës, ndikon në mënyrë indirekte.

“Vendet e Evropës deri diku janë të ndikuara sepse importojnë rreth 40 për qind të drithërave nga Ukraina, kanë edhe lidhje të tjera tregtare dhe kjo në mënyrë inderekte ndikon edhe në Kosovë”, tha ai duke shtuar se vendi po merr masa t’i zëvendësojë ato mallra që ndikohen edhe nga shkëputjet e zinxhirit të furnizimit.

Lidhur me sektorin bankar, guvernatori tha se vazhdon të jetë i kapitalizuar mirë dhe se megjithëse në Evropë ka pasur rritje të përqindjes së normës së interesit, Kosova po përpiqet ta shmangë një gjë të tillë.

“Ne jemi duke bërë përpjekje si Bankë Qendrore, brenda mandatit tonë ligjor dhe kushtetues që të mos ketë rritje të normave të interesit në kredi”, tha ai.

Aktualisht kjo normë është 6.1 për qind.

You Might Also Like

Presidentja Osmani uron Letoninë për Ditën e Pavarësisë

LVV thërret deputetët për votimin e buxhetit dhe marrëveshjet ndërkombëtare

Osmani: Do të ketë një situatë kritike nëse nuk kemi zgjatje buxhetore

Osmani kërkon heqjen sa më të shpejtë të masave të BE-së ndaj Kosovës

Osmani: Barazia gjinore është betim, veprim dhe marshim i përbashkët

Kosova Times October 15, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Spanja po përgatitet për reshje të reja. Të paktën 158 njerëz vdiqën në katastrofë

Kosova Times Kosova Times November 1, 2024
Mesazhi i ambasadorit amerikan Hovenier “nuk duhesh të urinosh para derës së klubit ku dëshiron të hysh’” është goditje shqetësuese për lidershipin e shtetit të Kosovës
Vujoviq: Tre senatorë amerikanë kinse e paralajmëruan Vuçiqin se situata në veri të Kosovës po përshkallëzohet seriozisht
PE: Mungesa e suksesit në dialogun Kosovë-Serbi e dëmton besueshmërinë e BE-së
Osmani me O’Brien diskutojnë për integrimin e Kosovës në NATO
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?